Hyrje | Me Teper | Shoqeria | Femrat, 15 mënyra për të qenë "perëndesha të seksit"

Femrat, 15 mënyra për të qenë "perëndesha të seksit"

Femrat, 15 mënyra për të qenë "perëndesha të seksit"

Kohët e fundit termi "femra fatale" duket se ka dalë nga qarkullimi. Duket si një ëndërr që një grua të luajë një rol të tillë pas 10 orësh punë, pa përmendur detyrat që duhet të përmbushë në familje. Është për të ardhur keq që femrat nuk po e përdorin më këtë hijeshi të tyre. Tani ka ardhur koha që femrat të zgjohen dhe të bëhen "perëndesha të seksit". Pikërisht për këtë arsye seksologët rekomandojë 15 mënyrat për t'u bërë "perëndeshë e seksit". 1-Thuaji disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thoni ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe deri diku të pista. 2-Mos vish këmishë nate pasi të kesh bërë një dush. Thjesht fli me robdishanin tënd, mundësisht të shkurtër, pa fshirë pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që robdishanin të tregojë pjesët më magjepse të trupit tuaj. 3-Bëni ecjen tuaj sa më shumë seksi, duke u përpjekur të lëkundni vithet tuaja dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe të duket me shumë vrull. 4-Një erë e lehtë djerse mund të shtojë kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim. 5-Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet medoemos të dijë për të. Sekreti juaj me siguri që do t'u ndezë. 6-Kollituni pak më shumë se sa duhet dhe blijini vetes një palë të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t'ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjendje shpirtërore shumë sensuale, duke ndjerë prekjen e mëndafshit në lëkurën tuaj. 7-Mos qëndroni më në distancë pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të mbrapshta.

 

Jepini atij një pickim në të ndenjura ose futini duart nën pantallona. 8-Harrojeni për disa ditë robdishanin e shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra me një prerje shumë të shkurtër dhe lini recipetat tuaja në sirtar. Nisni një bisedë përfundimi i të cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s'kishit asgjë poshtë. 9-Hartoni vetë një plan seksi të papritur. 10-Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë. 11-Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie me shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas. 12- Shiheni atë direkt në sy, sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai me siguri do t'ju pyesë përse po e vështroni aq shumë dhe një nga përgjigjet tuaja mund të jetë "Po pyesja veten nëse edhe ti ndjehesh po aq i eksituar sa edhe unë". 13-Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur. 14-Në një natë të veçantë harrojeni tharësen e flokëve. Tunduni gjatë kohës që lëvizni nëpër dhomë në një mënyrë shumë seksi, ndërkohë që shkoni të merrni gotat e verës për të ngritur një dolli së bashku me të. 15- Parfumosuni. Çdo mashkull dëshiron të ketë në krah një femër e cila e çmend me aromën e saj. Problemet më të mëdha të meshkujve

 

1. Frika nga ndjenjat Meshkujt e dinë se dashuria është një ndjenjë e fortë që mund të okupojë jetën e tyre.

 

E dinë se femra e cila do t'ua marrë zemrën do t'ua marrë edhe pjesën më të madhe të kohës së tyre. Po ashtu e dinë se me hyrjen në lidhje të dashurisë ata u hapin dyert edhe vuajtjeve të ndryshme. Shumica kanë frikë nga ndjenjat e tilla, sepse nuk ndjehen të gatshëm. Djemtë kanë frikë të jenë të dashuruar, e sidomos tremben nga mendimi se mund ta humbin kokën pas ndonjë femre, edhe pse këtë kurrë nuk do ta pranojnë, madje as vetvetes. Nga kjo frikë edhe lind sjellja e tyre e pakuptueshme: ftohtësia, painteresimi, paaftësia për butësi etj. 2. Frika nga shoqet tuaja Ata kanë frikë tmerrësisht nga komentet e shoqeve tuaja. Kjo për ta është ankthi i parë! I tmerron mendimi se dikush i analizon - dhe kjo nga thembra e deri në kokë: shoqja juaj me e mirë, motra jote… Ky është test që nuk është lehtë të kalohet, sepse shoqet tuaja, sikur edhe shokët e tij, ndonjëherë xhelozojnë. Këtë e dinë meshkujt.

 

3. Frika nga refuzimi Sa më shumë janë të dashuruar, aq më vështirë e kanë të bëjnë hapa të ardhshëm. Kjo veti e çuditshme lind nga frika e reagimeve të partneres. Ata nuk duan të dëgjojnë: "Jo faleminderit, nuk je interesant". E tëra komplikohet edhe më shumë nëse mashkulli mburret se: në këtë rast, përveç refuzimit potencial ekziston edhe frika se do t'u ekspozohet talljeve publike. Katastrofë e vërtetë! Çdo situatë ku do të gjejë shprehje ana e tyre emocionale rrezikon "paprekshmërinë" e tyre.

 

4. Frika nga mendimet e shokëve Meshkujt kanë frikë nga mendimet e shokëve të tyre sepse duan që të ruajnë imazhin e tyre të mirë në shoqëri. Ata vendimet e tyre më me rëndësi i sjellin nën ndikimin e të tjerëve. Kjo posaçërisht gjen shprehje kur është fjala për lidhjet e dashurisë. Nganjëherë meshkujt janë xhelozë në njëri- tjetrin: për shkak të varësisë dhe frikës se mos do t'i humbin shokët, për shkak të "një femre". Shpesh mund të dëgjohen vërejtjet se "si mund të të pëlqejë ajo femër?" apo "unë me të nuk do të shkoja kurrë". Qëndrimi i tillë i shoqërisë aq shumë mund të ndikojë në dikë që ta ndalë në qëllimet e tija deri në atë moment të qarta.

 

5. Frika nga ndërrimi i personalitetit të tij Shumë meshkuj mendojnë se fillimi i një lidhje dashurore do t'i privojë ata nga identiteti i tyre. Kjo është një frikë komplekse, e cila krijohet nga bindja e tyre se femra dëshiron të transformojë të dashurin në qenie pa pikë personaliteti. Për ta lidhja është burim i ndalesave.

 

6. Frika nga padituria Meshkujt shpesh prezantohen si mjeshtër të vërtetë në sferën e dashurisë. Me qëndrim të tillë duhet të lënë përshtypje te femra, por edhe në shoqëri. Ata mendojnë se në këtë fushë për ta nuk është mirë të ketë kurrfarë fshehtësi. Shumë prej tyre kanë frikë se nuk do të mund të plotësojnë të priturat e ndokujt, se nuk do të dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kjo ide i paralizon. Kësaj i shtohet edhe frika se këtë padituri të nesërmen do ta marrë vesh shoqja jote më e ngushtë e ndoshta edhe tërë shoqëria e në fund edhe krejt bota.

 

7. Frika nga braktisja Kjo frikë është e ngjashme me frikën nga vuajtjet. Në mesin e meshkujve është shumë e njohur Femrat, frika nga ndjenjat e pakëndshme të vetmisë pas përfundimit të lidhjes së dashurisë. Kundër kësaj frike shpesh përdoren mekanizmat si "nëse jam vetëm, askush nuk mund të më braktisë e me këtë të më lëndojë". Prandaj, mendojnë, se më mirë është të mos rrezikohet, se duhet kontrolluar ndjenjat, se më mirë është të mos fillohet asgjë, pasi një ditë lidhja do të përfundojë. E të gjitha këto janë gabim. Meshkujt të cilët mendojnë kështu janë shumë të ndjeshëm dhe të dobët, nuk mund të ballafaqohen me vetminë, e as që bëhet fjalë që ta mundin atë. Ata nuk kanë besim në vetvete, gjithnjë janë pesimistë dhe mendojnë se nuk janë të gatshëm të

Summer Time 

Komente (2 publikuar)

avatar
2009-08-19 07:37 +0100
nice
0
avatar
2010-11-27 11:04 +0000
beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

2.50
Powered by www.merbraha.com v4.7