Hyrje | Me Teper | Shoqeria | Është e vërtetë. Meshkujt e zënë janë më të mirët

Është e vërtetë. Meshkujt e zënë janë më të mirët

Është e vërtetë. Meshkujt e zënë janë më të mirët

New Scientist - Femra: a keni një mashkull në jetën tuaj? Nëse po, kini kujdes. Gjasat janë që një femër tjetër t’ia ketë vënë syrin. Një studim i ri sjell evidencë që provon atë që dyshohej prej shumë kohësh: që gratë beqare e kanë shumë më për zemër të gjuajnë një mashkull të zënë sesa një beqo.

“Femrave beqare u pëlqeu shumë djaloshi që ishte i zënë,” thotë Melissa Burkley nga Universiteti shtetëror i Oklahomas, e cila, sëbashku me kolegen Jessica Parker kreu një studim mbi “rrëmbimin e partnerit”.

Ato përzgjodhën 184 studentë heteroseksualë në universitet që të merrnin pjesë në një studim mbi “tërheqjen seksuale” dhe u thanë pjesëmarrësve se një program kompjuterik do t’i çiftonte me partnerin ideal për ta. Gjysma e pjesmarrësve ishin beqarë dhe gjysma tjetër në lidhje romantike, dhe grupi i përzgjedhur për studimin kishte po aq meshkuj sa femra.


Të prezantoj me Princin e kaltër

Pa dijeninë e pjesëmarrësve, secilit prej tyre ju propozua një partner fiktiv, të dhënat e të cilit ishin sajuar me porosi që të përputheshin plotësisht me interesat e personit pjesmarrës në studim. Fotografia e “Princit të kaltër” që u propozohej vajzave ishte e njëjta për të gjitha pjesëmarrëset, edhe femrat ideale që u propozoheshin djemve kishin gjithmonë të njëjtin portret. Gjysmës së pjesëmarrësve u thuhej se partneri ideal ishte vetëm, dhe gjysmës tjetër u thuhej se partneri ideal për ta aktualisht ishte në një marrdhënie intime me dikë tjetër.

“Pra gjithçka ishte e njëjtë për të gjithë pjesmarrësit, ndryshonte vetëm fakti nëse partneri ideal ishte i zënë apo jo,” thotë Burkley.

Rezultati më interesant ishin përgjigjet e femrave beqare. Kur iu propozohej një djalosh beqar, 59% ishin të interesuara të provonin një marrëdhënie intime me të. Por kur djaloshi i propozuar ishte i zënë në një marrëdhënie tjetër, 90% e femrave shprehën gadishmëri për ta gjuajtur.

Meshkujt ishin më të gatshmit për të gjetur partnere të reja, por nuk u shkaktonte asnjë ndryshim në interesim fakti nëse femra në shënjestër ishte beqare apo e zënë. Femrat pjesëmarrëse që nuk ishin beqare treguan më pak interes nga të gjithë grupet dhe ishin pakëz më tepër të tërhequra nga meshkujt beqarë.

Vula e cilësisë

Burkley dhe Parker spekullojnë se femrat beqare janë më të tërhequra kah meshkujt e zënë për shkak se ata kanë kaluar “kontrollin e cilësisë” nga femrat e tjera dhe ka rezultuar që ia vlejnë për partnerë, ndërsa meshkujt beqarë janë territor më i panjohur.

Burkley thotë se strategji të ngjashme të rrëmbimit të partnerit janë gjetur edhe tek zogjtë dhe peshqit. Por studime të mëpërparëshme të njerëzve vetëm u kishin drejtuar pyetje pjesmarrësve për të parë nëse partnerët potencialë u dukeshin tërheqës, prandaj ajo e dizenjoi studimin që t’i përgjigjej pyetjes: A do të përpiqeshin të krijonin një marrëdhënie me partnerin ideal port ë zënë?

“Pyetja tjetër është: Pse?” thotë Burkley. Ndaj në studimet e mëtejshme ajo planifikon të eksplorojë motivet e femrave beqare për të rrëmbyer partnerin e një femre tjetër. Përveç shpjegimit të “kontrollit të cilësisë”, një mundësi tjetër, thotë ajo, është që në shoqërinë amerikane, femrat kultivojnë rivalitetin, dhe përfitojnë stimë për veten kur rrëmbejnë partnerin e një femre rivale.

Kërkues të tjerë shprehen se studimi sjell vëzhgime interesante të fenomenit të rrëmbimit të partnerit. “Na tregon diçka mbi rolin e dëshirimit shoqëror mbi partnerin e preferuar,” thotë Fhionna Moore e Universitetit Abertay Dundee në Mbretërinë e Bashkuar, studimi i së cilës ka treguar se gratë e pasura kanë më shumë kritere për partnerin që zgjedhin.

newscientis

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7