Hyrje | Me Teper | Shoqeria | Modë dhe traditë

Modë dhe traditë

Modë dhe traditë
Sfilata ndërkombëtare e modës, nën drejtimin artistik të Fadil Berishës, që u mbajt të shtunën, më 24 tetor, në Gjakovë. Kompania organizatore “Argjiro” kishte emëruar sfilatën në mënyrë simbolike “Aty ku moda takon traditën”, për të dhënë kështu idenë e vetë organizimit dhe përzgjedhjen e një qyteti që njihet për traditë të pasur.

Qyteti tradicional ka mbledhur në një vend stilistët nga vendi dhe bota, të cilët shfaqën kreacionet e veshjeve të tyre, të mbështetura në traditë. Stilistët nga Kosova si Krenare Rugova, Mirela Nurçe nga Shqipëria, Bahar Korçan nga Turqia, Sherri Hill nga SHBA e të tjerë kanë marrë pjesë në këtë sfilatë. Po ashtu aty janë shfaqur një kolazh bazuar në xhubletën shqiptare të stilistes Genta Spahiu. Xhubletat e sfilatës është thënë të jenë koleksionit privat të koleksionistes Lulieta Dano.

Top modelet e njohura, si: Zana Krasniqi, Emina Çunmulaj, Angela Martini, Hasna Gjukiçi, Marigona Dragusha, Luceliana Sierra dhe Shkurta Ajeti kanë prezantuar po ashtu me veshjet tradicionale, nën koreografinë e Luceliana Serras. Natës së modës ia ka shtuar hijeshinë edhe pjesëmarrja e artistëve, si: Alma Bektashi, Mariza Ekonomi dhe kuarteti Celissimo nga Evropa juglindore, ndërsa skenografia ka qenë e nën kujdesin e Klodian Dedjes.

Në sfilatë, po ashtu, kanë marrë pjesë edhe modele të reja të këtij qyteti, të cilat janë përzgjedhur nga organizatorët e spektaklit, si: Flora Rogova, Nita Roka, Fjolla Vula dhe Aida Kurhasani. Mësohet se ato kanë bërë edhe disa xhirime klipesh në muzeun e qytetit, në mjediset e artizanateve dhe të punëve të dorës.




Express

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

5.00
Powered by www.merbraha.com v4.7