Hyrje | Me Teper | Shoqeria | SEKSOLOGU

SEKSOLOGU

SEKSOLOGU

Prej tetë vitesh nuk ndjej kënaqësi seksuale

Përshëndetje! Jam një vajzë e martuar prej 2 vjetësh. Jam 24 vjeçe dhe do doja shumë të kisha një fëmijë. Problemi i vetëm që më frenon është fakti se unë nuk kam një punë. Burri im ka një punë fikse, por lekët në fund të muajit nuk mjaftojnë kurrë. Nuk e di nëse bëj  gabim që nuk lind fëmijë për shkak të kushteve ekonomike. Mos po tregohem shumë egoiste. Ju si mendoni:

Kjo pyetje nuk është shumë në kompetencat e mia për t’u përgjigjur, por gjithsesi po ju kthej një përgjigje shkurtimisht. Për mendimin tim nëse bashkëshorti juaj punon, atëherë gjërat nuk janë aq keq. Ju mund të kurseni pak dhe nëse dëshira për të pasur një fëmijë është e madhe, atëherë çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Përshëndetje! Jam e martuar prej tetë vitesh dhe asnjëherë nuk ndihem e kënaqur me seksin që bëj me burrin. Kurrë nuk kam dëshirë për seks, nuk e di asnjëherë se si të veproj rreth kësaj çështje. Kur ai më propozon për seks unë gjithmonë e urrej dhe i them nuk ndjej asgjë. Ju lutem më jepni një përgjigje.

Sinqerisht, me vjen keq. Tetë vjet që je e martuar dhe nuk ke ndjerë asnjëherë kënaqësinë e orgazmës. Kjo nuk është gjë e vogël. Kuptoje që ke humbur shumë. E lëmë çfarë ke humbur, puna është ç’duhet të bësh këtej e tutje. A ke biseduar me ndonjë doktor, a e ke biseduar me burrin tënd? Në qoftë se nuk i ke bërë këto, bëji tani. Çdo grua duhet ta pëlqejë, jo ta urrejë seksin. Janë shumë gra që nuk e provojnë orgazmën. Disa sepse nuk dinë ç’është orgazma dhe si arrihet ajo. Të tjera, sepse nuk dinë të bashkëpunojnë gjatë aktit seksual me partnerët seksualë. Ka dhe të tjera që nuk e arrijnë për arsye sëmundjesh të ndryshme, kryesisht psikike. Nuk besoj se ti bën pjesë në këto të fundit. Fakti që ti më shkrove mua tregon se ti e ndjen këtë problem dhe ky është hapi i parë që hodhe për të dalë nga kjo gjendje. Shpresoj shumë që në bashkëpunim me burrin tënd, ti ta gjesh orgazmën që të ka humbur prej vitesh.

Unë dëshiroj të bëj seks anal, por sa filloj ta bëj këtë gjë, i dashuri im fillon të bëjë seks vaginal. Si duhet ta bind të veprojë ndryshe?

Nuk kuptova pse ti do seks anal dhe nuk do seks vaginal? Çdo lloj seksi që bëni duhet të jetë konsensual, pra të dy të keni rënë dakord se çfarë do të bëni. Çdo lloj seksi që bëhet pa dëshirën e njërit prej partnerëve ose e imponuar nga tjetri është i gabuar, është dhunim. Shumica e njerëzve kalojnë nga një formë marrëdhënie seksuale në një tjetër gjatë lojës seksuale. Këtu nuk ka asgjë të keqe, kur ka mirëkuptim. Arsyeja pse të përgjigjem është se shikoj që ju bëni një gabim të madh. Ti nuk thua nëse bëni seks me prezervativ, ose jo? Seksi anal dhe ai vaginal duhet të bëhen me prezervativ dhe kur kalohet nga seksi anal në seks vaginal duhet të ndërroni prezervativin e të vendosni një të ri. Hapësira anale është për jashtëqitje dhe atje ka shumë mikrobe që penisi i merr me vete dhe i çon në vaginën që është e pastër dhe shkakton infeksione. Asnjëherë nuk duhet të bëni seks anal pa prezervativ dhe asnjëherë nuk duhet të kaloni në seks vaginal pa ndërruar prezervativin. Këtë duhet ta bëni për veten tuaj, për t’u mbrojtur prej infeksioneve. Lidhur me preferencat seksuale, ajo është çështje për të cilën duhet të bini dakord të dy.

Përshëndetje! Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam një vit që përdor ilaçe kundër shtatzënisë. A ka rrezik të mbetem shtatzënë, sepse unë nuk dua të lind më fëmijë?

E kuptoj shqetësimin tënd si nënë. Nëse vajzat i përdorin pilulat siç përshkruhet nga doktori, pa harruar t’i marrin, ato janë efektive kundër shtatzënisë së padëshiruar. Ndërkaq, vajzat me mbipeshë kanë 60% më shumë shanse të ngelen shtatzëna sesa vajzat e holla. Në qoftë se përdorni prezervativin dhe pilulat, ose një tjetër metodë hormonale së bashku, rreziku i shtatzënisë është shumë i vogël.

Ja çfarë duhet të dini mbi kontraceptivët dhe kontracepsionin urgjent

Vajza:

• Respektoni instruksionet që shkruhen në pakon e kontraceptivëve dhe porositë e doktorit kur përdorni pilulat. Përdorni, gjithashtu prezervativët, veçanërisht po të jeni duke marrë antibiotikë, të cilët e komprometojnë efektivitetin e pilulave.

• Nëse harroni një pilulë, ose jeni vonuar të filloni një cikël të ri duhet të përdorni patjetër prezervativin kur bëni seks, derisa të keni marrë pilulat për shtatë ditë radhazi.

• Ju mund të përdorni gjithashtu kontracepsionin urgjent kur bëni seks dhe keni harruar të merrni pilulën.

Pilula mund të kombinojë dy hormone: estrogjenin dhe progesteronin, ose mund të jetë vetëm me progesteron. Pilulat e kombinuara parandalojnë ovulacionin, kjo do të thotë që nuk ka shtatzëni. Minipilulat vetëm me progesteron,  është e vërtetë që mund të lejojnë një ovulacion të rastësishëm, por spermatozoidet bllokohen nga trashja e mukusit cervikal dhe po njësoj si me pilulat e kombinuara e bëjnë uterusin më pak mikpritës për të implantuar vezën e fekonduar. Pilulat vetëm me progestieron e kanë përqindjen e dështimit më të lartë nga pilulat e kombinuara. Sidoqoftë diferenca është e vogël.

Unë nuk jam dakord me ata njerëz që e heqin veten si “pro-jetës”, ku bëjnë pjesë edhe doktorë e farmacistë, veç të tjerëve që  refuzojnë t’u japin pilula vajzave. Pilulat nuk janë një formë e abortit. Në shumicën e rasteve pilulat ndalojnë ovulacionin.  Abort nuk quhet edhe kur me kontracepsionin e urgjencës, vezën e fertilizuar nuk e lejojmë të implantohet në uterus. Nga pikëpamja mjekësore kjo vezë e fertilizuar akoma nuk është shtatzëni.

Pilulat e kontrollit të lindjes pakësojnë ankthin e vajzave për shtatzëninë e padëshiruar. Ato  i bëjnë më të lehta periodat dhe u çlirojnë  ato nga krampet menstruale. Po ashtu, pilulat ulin shanset për kancer deri në 42% dhe për kancerin e uterusit deri 31%, kur ato përdoren, më së paku për katër vjet. Pilulat dhe metodat e tjera hormonale, gjithashtu ulin rrezikun për sëmundjen infektive pelvike (PDI) dhe për krampet menstruale.

Disavantazhi më i madh i pilulave antikonceptive është: Ato nuk parandalojnë Sëmundjet Infektive Seksuale (SIS). Kjo është një arsye madhore pse ju duhet të ndërgjegjësoheni që të përdorni bashkë me pilulat edhe prezervativin. Pilulat ndonjëherë kanë këto efekte anësore: Dalje gjaku, goditje në tru, presion gjaku të lartë dhe dhimbje koke. Këto fenomene anësore shfaqen në disa gra e vajza. Por gratë dhe  vajzat e reja, të shëndetshme, që nuk tymosin duhan, zakonisht nuk preken nga këto probleme. Vajzat që tymosin duhan bëjnë mirë të mos përdorin pilulat e kombinuara, ose asnjë metodë tjetër hormonale që përmban estrogjen. Ja, kjo është edhe një arsye tjetër, pse vajzat nuk duhet të tymosin duhan. Pilulat që përmbajnë vetëm progesteron dhe metodat e tjera, vetëm me progesteron duket se nuk kanë rrezik për ato që tymosin duhan. Por, ju duhet të dini se në përgjithësi ka një rrezik që është në rritje për sëmundje te zemrës tek ato që tymosin duhan, pavarësisht se çfarë metode kontraceptive kanë zgjedhur. Nëse pini duhan kërkoni ndihmën e doktorit. Disa vajza vënë re se dëshira e tyre seksuale nuk është aq e fuqishme kur ato përdorin pilulat kontraceptive. Kjo i detyron ato që disa herë ta ndryshojnë tipin e pilulave që përdorin. Pilulat trefazike, me pilula të ndara estrogjeni dhe progestine që ju i merrni në faza të ndryshme të ciklit tuaj menstrual nuk e ulin dëshirën seksuale, aq sa e bëjnë këtë pilulat e kombinuara, ose pilulat vetëm me progesteron. Disa vajza gjithashtu ankohen për gjendje depresioni, fillim të përzierash, shtim në peshë, akne dhe tharje vaginale. Pilulat janë relativisht të sigurta dhe ju duhet të dini që është më i lartë  rreziku i vdekjes nga shtatzënia, sesa nga përdorimi i pilulave.

Komente (6 publikuar)

avatar
martin 2011-12-12 15:42 +0000
pershendetje doktor ..kisha 1pyetje ..jam i lidhur me nje vajz prej 2vjetesh ..para pak kohesh u munduam te kryenin maredhenie ..ajo ishte e virgjer ..nk mund te them se kryem tamam maredhenie pasi nk munda qe te shkoja me tej pasi ajo kishte dhimbje ..penisin nk munda dot ta fusja te gjithin por vetem pak ne fillim ..per aq sa arrita nk i dola gjak por thjesh ujera .. ne nje moment kur penisin e nxorra nga vagina ajo ndjeu dicka sikur penisi im ishte ngjitur brenda saj dhe ndjeu dhembje kur e nxorra sikur i terhoqa dicka ..se di por jam i frikesuar se mos ndoshta ka mbetur shtatzene , por theksoj se nk ndjeva sikur ti derdhja sperme ...me vone u prisha jasht saj ..u zgjata pak , por nk e di nese u tregova i qarte ..e gjith frika ime eshte mos ndoshta ka mbetur shtatzene ..ju lutem me ktheni 1pergjigje ..
-4
avatar
ina 2012-01-22 02:45 +0000
pershendetje,ne daten 13 janar mbusha 17 vjec dhe ate dite kam kryer maredhenie per here te pare me te dashurin tim,ne fillim ai perdori mjete mbrojtese por ne fund jo pasi me tha qe e kishte ne dore vete te derdhej apo jo brenda,dhe gjithmone derdhej jashte...ju lutem do te doja te dija a ka mundesi te kem mbetur shtatzene pasi nuk me kane ardhur periodat ne daten e duhur dhe jam shume e frikesuar,a eshte normale kjo vonese apo duhet te shqetesohem? faleminderit per kohen,ina
-2
avatar
linda 2012-01-25 14:35 +0000
pershendetje, jam e martuar dhe deshiroj qe te mbetem shtatezan qe nje vit kemi provuar po nuk kam pasur sukses, kam qene te mjeku disa here. ai thot qe kam problem me hormone, hormonet i kam te ulta shum. por mua me prengos edhe nje fakt se ne fillim nuk kam pasur deshir te kem mardheniedhe kam ndier shum pak kenaqesi, nuk e kam pasur asnjeher koncentrimin aty. e tash jam pak ma mire por perseri ai gjithmon insiston i pari. a mundet me qen kjo qe ka quar deri te zvogelimi i tyre a si eshte puna. linda
0
avatar
xhoi 2012-10-09 14:41 +0100
pershendetje doja te dija per pilulat e urgjences ku i pi a ka gjakderdhje vaginale se kam perdorur pilula po kam pasur gjakderdhje
-1
avatar
ardiani 2013-12-13 00:00 +0000
Pershendetje
Kam nje pyetje a mund te ndodh qe femra e virgjer te mbetet shtatzene ne behet derdhja e spermes jasht vagines
-3
avatar
2014-12-02 11:29 +0000
doktor
-4
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

3.67
Powered by www.merbraha.com v4.7