Hyrje | Me Teper | Shoqeria | NGA HIRI RINGJALLEM

NGA HIRI RINGJALLEM

NGA HIRI RINGJALLEM

Nga hiri ringjallem

Heshtje stinësh jam berë

Në kështjellën time më kërkojnë
Poet ushtarë besnik të fjalës
Si gur peshon mbi ëndrrat e mia
Një vjeshtë me stuhi mall i zgjuarr rri
Në prush
Ku hiri sërish kthehet në zjarr
Ti vjen në ditëlindjen time të pestë
Me një tufë lulesh mbledhur maleve të mia
Vdes ringjallem në strofën time
Diellin dhe Ty të mbaj në kështjellë
Njomë jetën me lule pranvere
Ti je Pranvera e lotit tim
Unë hiri që të djeg!
 
Sadbere Gagica Spahija
28.02.2013
 
 
ËNDËRRIM POETIK
 
Të ëndërroj çdo ditë orë
Zemrën e kam peng dashurie
Jetoj në zgafellën e shpirtit
Pa ujë dritë udhë pa shteg
Po një zë sikur më qorton
Struku në bebëzat e syrit
E ruaju nga sytë e djallit
Kur nata derdhet mbi vargje
Heshtjen e copëtoj si me thikë
Dhe vrapoj ta zë ëndrrën në mesditë
S’jam ndalurr kurrë vjeshtë e pranverë
Kur binte shi kërkoja ylberin tim
Mbështjellë e mbante zana e malit
Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul
Mbi shkrepa malesh dimri gjunjëzohej
Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarë
E Unë bëja portretin e dashurisë mbi pikturë
Portën e mallit e hapja stinë më stinë
Një fjalë iku mes turmës së zemruar
Kur më vriste deri në palcë
Shpesh më shpiente përtej vetes
Si njerkë u soll me mua fati im
Po rrezet kurrë s’i humba nga sytë
Të shtrihem mes diellit e barit të njomë
Të ndjej si vjen me aromë njeriu…si malli me jehonë
Vjen ik shpesh më thumbon si bletë
Më merr ndër krahë qiellit fluturoj krahlehtë!
 
Sadbere Gagica Spahija
 
 
PI NE TAVERNE
 
Une pi rralle vere ne taverne dite
Kur koha është me shi
Kam shumë mall ëndrra si këto riga
Çdo pikë më bie mbi qerpikët e syve
Kam nostalgji për vendlindje
Lakoreve me baltë të lagjes sillem vërdall[
Gjilani im djep i fjalës sime në ecje
Çdo orë vij tek ti
E puth pragun e shtëpisë sime ku ka qarë
E kam qeshur si fëmijë
Për një puthje nënë e ledhatim babai
Flutur e lehtë me krahë jam bërë
Mbi krahët e tyre jam rritur
Me një kothere bukë në sofër
Po lulet në pranverë i kam dashur
Dhe lirinë përkundur nëpër mote
Pi rrallë në tavernë dite!
 
 
Sadbere Gagica Spahija
 
 
NË CILËN UDHË TË PRES
 
Me shaminë e ditëve të mia
Ruajtur në arkën e kujtimeve
Heshtjen ta vras këtë natë
Kur ërrësira zbret bjeshkëve
E mjegulla shtrihet mbi balada
Magjia e fjalës më end si erë
Fërfëllizë vargu pë çmendet
Pritje e gjatë shekulli im
Edhe sa herë duhet të zhurmoj
Në tokën time etërit e mi
Në cilin varg ta shkruaj dhembjen
E stinëve kaluar si hije trishtimi
Më ikën ditët psallme murgu u bë
Ky shpirt seç torturohet çdo orë
Marsi është nisur në këmbë lakuriq
Troket në kishën e Shën Mërisë
Vjen me arbëreshët e mi e Seremben
Tek mbledh fjalët e tjerr mendimin
Sonte do nisem për Kosovë
Te përkrenarja e Gjergjit ta puth
Flamurin ngyrë lulekuqe të rritet
Ky Atdhe?!
 
 
MË THUAJ
Malli im pse m’i trazon ëndrrat sonte
E më përplas brigjeve të shpirtit kur nata po ik
Eja përmes dritës së hënës në shkëlqim
Aty tek kanë çelur lulet në ballkonin tim të pres
Një tufë lule kam vaditur me lotët e mi
Atje mendja më ik udhëve të vendlindjes sime
Eja sonte pas shiut..ka dalë ylberi..nuk e sheh?
Dy gota verë presin mbi tavolinë heshtur më flasin
Eja kalorës i ëndrrave të mia më merr mbi atin tënd
O muzë sa herë ik me ty qiellin vonë
(S)’jen me vrap të Akilit sa herë të grish
Mbi bebëza malli Helena zgjuar të dera pret
Në buzëqeshjen e vargut të shtrihem e tëra
Pa strehë kam mbetur udhëve endem pa fanarë
Më thuaj të pres të shelgu i vjetër?!
 
STINA M’I VODHI KËNGËT
 
Po ëndrrat s’më harruan
As sonte kur shkruaj
Me gjuhën e bilbilit
I flas natës dhe qiellit
E shoh si shtrihet mbi liqe
Sikur pi ujë në gotën time
Eh sa herë jam përplasur
E sërish jam ngritur në këmbë
Udhën e diellit e kam përcjellë
Kur binte muzgu
E zbardhej dita e re
Jam ulur
Mbi mall të vendlindjes
Po askush s’më ka dëgjuar
Këtë klithje stinësh
 
Sadbere Gagica Spahija
17.02.2013
 
 
SOT NESËR
 
Të pres tek fryjnë erërat
Udhëve ec e vetmuar
Flokët kaçurela i kam ngjyer
Me ngjyrë kafe
Aromë dashurie kanë
Fjalët sot
Varg i pakëptur je Ti
Më ringjall me puthje sot
Pikturë e papërfunduar
Në sytë e mi…ëndërr e gjallë
Më zgjova nga vdekja dje
Kalorëse shtigjeve të bardha fluturoj
Të përqafoj dita ime e dashurisë
Atje ku ngritet pluhuri i patkoit
Mbi shpinë zë atit jam Unë
Dhe kalëroj me malin tim
Që më ngroh orë e orët
Vijnë plot gaz jete
Unë këndoj sot oër dashurinë
Po loti nga bebëzat rrëshqet
Si ujëvarë stinësh
Lermë sonte të bredh
Si di unë vetë
Princi i përrallëzave rri zgjuar
Mbi kalë të bardhë
Drejt Atdheut me shpie
Me turfullimë!
Të dua dita ime e mbarë
Me këtë tufë lulësh për Valentin!
 
 
Sadbere Gagica Spahija
14.02.2013
 
 
FJALA IME
Ec udhëve të shpirtit
I bie qiellit mes pëe mes
Në vallen e yjeve jam vetvetja
S’më tremb
Asnjë vetëtimë
Kam dragoin në gji
Kur nata bubullon
E bie shi si litar
Ai behet engjell
Me shpie pertej endrrave
Behem lule vjeshte
Me arome pranvere
Fjala ime!…
 
Sadbere Gagica Spahija
 
 
 
KOSOVË
 
Je djep i diellit
Që sonte më përkund
Udhëve të shekujve
Në qiellin tënd flori shtrihem
Si foshnjë pesëvjeçare
Festoj ditëlindjen time
Në vargun kryeneq jam rreze
Shpërndaj aromë dashurie njerëyit e mi
Në çdo skutë të tokës sime jam grimcë lirie
Me flamurin tim kam ecur betejave
Kam rënë jam ngritur në këmbë
Jam mbështjellë natën kam marrë në gji
Ngjyrat e shqiponjës derdhur kuq e zi
Kosova ime bebëza malli në sytë e mi
Të pikturoj në vargje deri në Çamëri
Të Mollë e Kuqe kohën e shtrëngoj në grusht
E dhembjen e skruaj në këngë!
 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

5.00
Powered by www.merbraha.com v4.7