Hyrje | Me Teper | Shoqeria | Sfilata me modele nudo ne Tirane

Sfilata me modele nudo ne Tirane

Sfilata me modele nudo ne Tirane
Për herë të parë në historinë e modës në Shqipëri është organizuar një sfilatë, pjesë e të cilës kanë qenë edhe dy modele nudo. Java e modës e zhvilluar në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar ka befasuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa në fund të paraqitjes së modeleve të veshura nga stilistja Merita Toçila, dy modelet e fundit kanë sfiduar nudo. Kjo ishte paralajmëruar edhe në një njoftim për sfilatën, ku thuhej se, “nuk do të jetë një sfilatë e thjeshtë siç kemi parë zakonisht, por do të dilet jashtë kornizave të përcaktuara, duke sjellë një performancë të artit të modës, e lidhur kjo dhe me artet e tjera që do t`i bashkëngjiten asaj nate. Modeli imazh do të prezantohet vetëm në mbyllje të sfilatës”. Sipas organizatorëve të “Javës së Modës”, shfaqja nudo e modeles ishte një përzgjedhje e vetë stilistes.

E para vajzë ishte një paraqitje gjysmë nudo, ndërsa vajza e dytë ishte krejtësisht e zhveshur, por ka kaluar në mes të modeleve të tjera dhe vetëm në një fraksion të sfilatës, për t’u “zhdukur” menjëherë pas perdes. E çuditshme që për të parën sfilatë me një modele nudo, janë përzgjedhur ambientet e Muzeut Kombëtar.

Modelja e dytë, është e panjohur më parë në botën e modës është prezantuar nudo përpara një publiku të gjerë. Një vajzë me flokë të drejtë në ngjyrë biond dhe me një shtat të shkurtër dhe të mbushur ka pranuar të dalë e gjitha e zhveshur përballë artdashësve dhe kamerave televizive. Sipas organizatorëve të javës së modës, modelja në fjalë duhet të përshkonte të gjithë pasarelën, por reagimi i publikut dhe të qeshurat e menjëhershme nuk e kanë lejuar atë të vazhdojë me tej. Përpara gjoksit mbante një fjongo të kuqe. Stilistja që ka pranuar të prezantojë tendencat “vjeshtë dimër” 2008 -2009, ishte Merita Toçila dhe prezantimi i saj nuk duket se ka shkuar pa u vënë re nga media, ndërsa Toçila ka vendosur të provokojë me nudizëm.

Krijime të guximshme mbrëmjeje të vajzës-grua në Shqipëri, por edhe djemve. Stilimet janë një paraqitje e trupit të njeriut me një fluiditet pëlhurash dhe lulesh, transparencë e tendencë joshëse. Në sfilatë u paraqitën 30 veshje, që i përkasin botës së spektaklit. Një performancë e artit të modës. Gjatë javës së modës janë zhvilluar edhe sfilita të tjera, një e tillë që paraqiste kostumet popullore e shoqëruar me muzikë dhe kërcime popullore u zhvillua mbi shatërvanin në parkun “Rinia”, ndërsa aktivitete të ngjashme pritet të zhvillohen gjatë gjithë javës në vijim.



Marre nga: Gazeta Standard

Komente (8 publikuar)

avatar
eri 2009-07-22 04:58 +0100
je yll
0
avatar
erik 2009-12-19 03:06 +0000
e bukur ajo fotoja
0
avatar
sandri 2010-03-20 04:03 +0000
obobo cfare ylli
0
avatar
andi 2010-03-20 04:05 +0000
KY KOMENT ESHTE HEQUR NGA ADMINISTRATORI
0
avatar
2010-07-01 20:44 +0100
o zot ti shkurtoft zoti ditet kjo nuk eshte pjese e kultures te asnje kombi europian e lere me te atije shqipetare o bushter e ndyr qenke munduar te terheqesh vemendjen me gjera te pista turp te kesh
0
avatar
zana 2010-09-03 12:15 +0100
phii shum banale sidomos ne shqiperi shum katastrof po mundohen me dal jasht mode kta shqiptaret ncnc disi shum ofenduese kjo gje mua aspak nuk me pelqen.
me e keqja esht se djemve jav ka qu ahahahah
1
avatar
ela 2011-07-19 08:41 +0100
nuk me pelqen fare
0
avatar
ela 2011-07-19 08:45 +0100
ppppppppppp kot
0
total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

1.00
Powered by www.merbraha.com v4.7