Hyrje | Me Teper | Shqiperia | Sokol Demaku : Vetvrasjët një fenomen brengosës për kombin.

Sokol Demaku : Vetvrasjët një fenomen brengosës për kombin.


Duke u nisur nga aspektet jetësore dhe mendimet pozitive të jetës së njeriut sot, në ditët bashkohore ”vetëvrsja” nuk mund të justifikohet me asgjë, mirepo në anën tjetër kjo sot është mjaft aktuale në botë në shekullin XXI, por edhe në trojet tona jetike

.Por është shumë më rëndësi të dihet se kush janë sot me të rrezikuarit nga vetëvrasja?

Njerëzit me moral të ulët, njerëzit me depresion, njerëzit tek të cilët mungon shpresa për jetën, per të ardhmen dhe lumturinë në jetë, alkoolistët, ata të cilët abuzojnë llojet e ndryshme të narkotikëve dhe drogës, ndikimi negativ i familjes, sëmundjet psikike, humbja e vlersimit për jetën, për vetëveten, humbja e pozitës shoqërore ose edhe ndjenja e pasigurisë ose edhe me kriza personale të individëve.
Nese njeriu ndalet dhe mendon keto mund të merren si shkaqet kryesore të cilat kanë ndikim shumë të madhe dhe negativ në ditët e sotme në këtë fenomen negativ në shoqërin bashkeohore.
Kjo është një tragjedi bashkohore, moderne, kjo është një epidemi që nuk duket por e ka kapluar mbar njerëzimin fatkeqësisht.Nëse njeriu ndalet dhe bënë pak analizë dhe ve gishtin e mendon pothuajse nuk ka vend në rruzullin tokësor sot që nuk është prekur nga kjo e keqe e njerëzimit. Por në anën tjetër deri më sot shumë pak është bërë në parandalimin e saj.Depresioni dhe gjendja e rënduar emocionale e psikike në 90 për qind të rasteve të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje është shkak. Por arsyet që kanë çuar në këto vetëvrasje kanë qenë të gjitha të lidhura me stresin, vështirësitë ekonomike dhe sociale, dështimet në lidhjet dashurore të adoleshentëve, tradhtitë në martesa e kështu me radhë. Shkaqet që çojnë një person drejt vetëvrasjes janë të shumta dhe të larmishme, por të gjitha lidhen me gjendjet depresive. Ndërkohë, pjesa më e madhe e viktimave të vetëvrasjeve kanë qenë persona të cilët kanë vuajtur më parë nga depresioni. Sipas statistikave zyrtare, vetëm një në dhjetë persona arrin të mbijetojë pas tentativës për t‘i dhënë fund jetës.Vetëvrasja, fenomeni që njeh rritje ashtu si edhe shkaqet e saj.Statistikat tregojnë se përveç viktimave që janë shtuar nga vetëvrasjet, edhe tentativat kanë pësuar një rritje në numër. Femrat regjistrojnë numrin më të lartë të vetëvrasjeve, ndërsa meshkujt kryesisht të moshës mbi 40 vjeç janë më të paktë. Sipas disa statistikave mashkujt kanë përdorur metoda më të ashpra për t‘u vetëvrarë. Meshkujt kanë përdorur kryesisht mbytjen në ujërat e lumenjve, apo vetëvrasje me armë të ftohta si dhe varjen.

Sigurisht që te arrish deri ne këtë pikë logjikimi, nuk është një formë e të arsyetuari prej njeriu me shëndet te mirë mendor. Por, nga ana tjetër, nuk është aspak e vertetë që njerezit te cilët kryejnë një akt të tillë kanë pasur detyrimisht probleme mendore ne te kaluaren e tyre osed isa arsyetime të cilat edhe nuk mund të zenë vend në skajrime, por cka ti bëshë sot është kësisoj e presim se nesër do jetë më mirë.

 

Shpesh është vetëm një situate e izoluar e cila con ne këtë zgjedhje extreme.


Por në përgjithesi këta individ janë të natyrës së qetë por në anën tjetër këta janë te paintegruara në jetë e bëjnë akte të tilla, këta lloj individesh me një botë të mbyllur shpirtërore të cilët kanë probleme me perditshmerinë e jetës dhe fatit e kanë të vështirë jetën. Këta shkojnë drejt fatalitetit dhe dallojnë shumë me tepër defekte në trupin e tyre se sa njerezit me një kapacitet shpirtëror normal. Mjafton rrjedhimisht një ngacmim i vetëm shume i fuqishem që ti thyeje plotësisht këto karaktere delikate të këtyre individëve. Ky është shpjegimi me i mirë që mund të përdoret sot për sot lidhur me këtë të keqe njerëzore bashkëkohore.

Individët të cilët mendojnë në vetëvrasje shpesh janë njerëz të vetmuar dhe janë të tërhequr. Disa naga ata nganjëherë flasin për planet e tyre për të kryer vetëvrasje. Mirëpo ka edhe raste apo më mire të thjemi se ne shumicën e rasteve atat janë të mbyllur dhe nuk të japin me kuptuar parashenja që ai ose ajo është gati të vras veten.Kjo e keqe bashkekohore ka zenë rrënjë edhe tek të rinjët.Vetëvrasjet tek të rinjtë janë shpesh të papritura për mjedisin.Ata shpesh kanë probleme të llojeve të ndryshme të cilat probleme në ta dhe përt ta kanë egzistuar për një kohë të gjatë dhe se është një problem në vete tek të rinjët se ata sikur edhe të tjerët nuk janë në gjendje të kërkojnë ndihmë për të shpetuar nga kjo e keqe.Pradaj:

Mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Jeta është e mbushur plot me te mira dhe te këqija, plot me sfida perballë të cilave Zoti na ve ne si njerëz me vetëdije!


Ajo që duhet të bejmë është vetëm të ruajmë vetën në momente të liga, në ato momente kur duket se nuk ka me rrugëdalje dhe nuk ia vlen me te jetosh.
Por këto janë vetëm momente kritike në jetën e individit , janë momente të cilat mund ti marrin jetën dikujt, pra janë momente vendimtare për vazhdimin e jetës apo...Pra mendo ashtu si duhet, vepro ashtu si duhet dhe vazhdo jetën ta jetosh, kjo është kënqësia e shpirtit, jeta është virtyt i njeriut me mendje të shendoshë dhe pozitive.Jeta duhet të ketë kutpimin e sajë!


Dhe nëse në të vertetë jeta e këtyre individëve ka arritur në një pikë të tillë kulminante, a është vetëvrasja një "zgjidhja" e vertete një zgjidhje e luntur?!!! JO, JO! ! !Mos vall individi që kryen një akt të till u jep fund njëhere e përgjithmone problemeve të tij? Apo ndoshta dikush mendon se ky është fillimi i shumë e shumë problemeve jetësore të atyre që ky individ ka lënë pas, sidomos familja e cila me siguri se e ka dashurë aq shume.Pra nese merret realisht kjo nuk qenka një zgjidhje reale, por kjo qenka një katastrofë, njerëzore, familjare dhe shoqërore e cila sit ham edhe në fillim po merr permasa shume të mëdha edhe në popullat tone e cila ishte shumë e shëndosh në këtë aspekt deri në vonë.Pra duhet të mendojmë që jetën ta jetojmë së bashku me të afërmit dhe njerëzit e dashur në jetë.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7