Hyrje | Me Teper | Shqiperia | Liderët shtetëror të Tiranës dhe Prishtinës kan obligim moral Te na vizitojne Medve, Bujanoc dhe Presheve

Liderët shtetëror të Tiranës dhe Prishtinës kan obligim moral Te na vizitojne Medve, Bujanoc dhe Presheve

 

 

                                                               Shkruan :  Refik  HASANI

Ende nuk është arrit të vizitohen lokalitete dhe vendbanime shqiptare jo vetëm në  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë por edhe shqiptarët në Maqedoni , Malë të Zi , Arbëreshët në Dalmaci të Kroacisë , Itali , në Qamëri dhe shqiptarët në Turqi , Amerikë e Australi e kudo që janë  . Me të drejtë ne popullata e asaj ane  kemi  pritur dhe do të presim nga Tirana dhe Prishtina që duhet ta ngritë dhe mbrojë çështjen e ksaj krahine  shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë   . Në bashkërendim me dy akademitë tona kan obligim jo vetëm para opinionit  por para të gjitha instancave Europine dhe botërore  . Sa më parë të hartojnë një platformë të shkruar. Në këtë krahinë me shumicë shqiptare në Serbi, gjendja është e tejet e keqësuar kundruall tensioneve që pas qershorit 1999 e këndej. Banorët ende janë duke u përballuar me shumë të papritura, përveç udhëheqësve të tyre të ndarë e përçarë në tetë subjekte politike, që është shqetësuese e mbi të gjitha është me dy qveritë , dy parlementet dy presidentëtë , dy  Kryeministrat dhe dy Kryeparlamentarët lidhur me qëndrimin që jan duke mbajtur ndaj ksaj çështje të pazgjidhur .

****

Të nderuar liderë të partive politike të dy shtetëve  , të pozitës dhe opozitës , ministra dhe deputetë , këshilltarë komunal dhe përfaqësues të tjerë të këtyre  institucioneve dhe personalitete me ndikim në jetën publike dhe politike !  . Veprimtarë të ndryshëm të gjitha kohrave e ndjeva për borxh dhe mora guximin t’ju drejtohem në këtë formë përmes kësaj letre, pa dashur fare të ulë kontributin e asnjërit nga ju . Si një banorë prej Bujanoci  që më shtyri më së shumti të reagoj me njëfarë mënyre është vizita e fundit e Presidentint të Serbisë z.Boris Tadiqi  për kërshendellat ortodokse në manastirin e Deqanit .  Por edhe vizitat e shumta të krerëve shtetëror e politik serbë në vizitë të serbëtë lokal në Kosovës . Vazhdimisht vizitohen nga të gjitha forumet , shoqatat , akademikë e gjeneral të ndryshëm të ushtrisë dhe policisë .

Këto vizita kan rëndësi dhe peshë   shumë domethënjëse dhe simbolik sepse mbajn gjallë ndjenjën e serbëve për të qëndruar në shtëpit e tyre   .  Gati para çdo rundi të bisedimeve Kryenegociatori i Beogradit z.Stefanoviq  vjen në Veri të merrë energji dhe  mbushet me inspirime serbe .   Kurse , liderët  shtetarët të  Tiranës  e Prishtinës ndoshta përkulemi në Krujë para monumneti të heroit ton Kombëtarë Skënderbeut dhe Legjendë së luftës dhe skarificë së UÇK-së Adem Jasharit . Por ende nuk është arrit të vizitohen lokalitete dhe vendbanime shqiptare jo vetëm në  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë por edhe shqiptarët në Malë të zi , Arbëreshët në Zarë e Dalmaci të Kroacisë , Itali , në Qamëri dhe shqiptarët në Turqi ,Amerikë e Australi e kudo që janë  .

 


Cilat janë hapat e gabuar që ka udhëhequr Prishtina dhe Tirana  kundrejt ksaj krahine pas qershorit 1999 e deri më sot.


Këto jan  këndëvështrime për ta përshkruar çështjen , si :   

Nuk u mor parasysh se në çfarë pozite kanë mbetur populluta me rastin e tërheqjes së forcave vrastare prej Kosovë duke u stacionuar dhe përqendruar  në Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .


- Nuk u ngrit me kohë problematika e kategorisë së të zhvendosurve që nga fillimi i luftimeve në mesë forcave të

ushtrisë serbe dhe UÇPMB-së.

Nuk është bërë regjistrimi i të zhvendosurve, pranimi dhe vendosja nëpër objekte banimi kolektiv, më lehtë do të dihej dhe pranohej edhe nga ndërkombëtarët, se në Kosovë ka patur dhe ka ende të zhvendosur prej  tri komunave  .

Asnjëher nuk u ngrit qështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri të patundshme nëpër qytete të Republikës së  Serbis si Beograd , Nish , Leskoc , Vranj , Novi Sad , etj.

Pas përfundimit të luftimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit nuk u nxë ngoje kjo marrëveshje.

Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 , jo që nuk u përmend por u harrua fare sikur mos të kishte ndodhur ,  

Nuk u bë krahasimi në mes të drejtave që po kërkon vazhdimisht Serbia për bashkëvendasit e vetë, pra për Serbët lokal të Kosovës. Po ato të drejta duhet dhe ju takojn edhe shqiptarëve që jetojn anekënd Serbis e veqmas në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Nuk mbështetën dhe nuk paraqitën arsyeshmërin për untitet dhe domosdoshmërin e vazhdimit të Kuvendit  përë Autonomi  dhe themelimi i Këshillit Nacional të shqiptarëve .

Asnjëher nuk u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të Serbeve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga tri komunat  që janë në Kosovë.
CEPOTINI një bazë ushtarake e ushtrisë Serbe,ku do të vendosen pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale, me qindra ushtarë. Ky objekt ushtarak më i madhi në rajon, ku janë ndar nga qeveria e Serbis 17 milion euro. Shumë afër qytetit të Bujanocit, është rrezik përë tërë rajonin e Ballkanit e aqë më shumë kërcnim dhe presion psikik për mbijetesën e banorëve shqiptarë .

Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veqmas në Komunën e Medvegjës, Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit. Opinioni  gjithë shqiptarë  , mas mediat tona sikur nuk patën interesim fort për zhvillimet që po rrjedhin mbrenda Serbisë dhe qëndrimit të saj ndaj shqiptarëve . Nuk u shfritëzua koha dhe momenti historik që gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbis nënë prezencën e faktorit ndërkombëtarë, përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimi e raporteve Kosovë –Serbi, duke e shtruar në tavolin edhe qështjen e tri Komunave  dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbis .
Nuk u ndërtua një qëndrim, platformë a strategji afatëshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, se çfarë dhe si ti artikulojn kërkesat e tyre shqiptarët.

Institucionet e Kosovës dhe partitë politike gabuan shumë rëndë kur gjatë konsultave se a duhet të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale apo jo nuk i udhëzuan drejt ! , p.sh
A – Institucionet e Tiranës dhe Prishtinë  është dashur t’na japin instruksione të qarta partive politike të  që duhet të marrin pjesë në zgjedhje nacionale Serbe , por me një kusht , që :
- I - Nëse na garantohen pesë vende në parlamentin e Serbisë dhe tre vende mund ti fitojnë me vota të drejtëpëdrejta , përndryshe asesi JO.
B – Asnjëher në vija insitucional nuk është debatuar në parlamentë të Kosovës apo Shqipërisë për tri komunat  me një pikë të rendit të punës .

C- Që nga viti 1999 e deri më sot asnjë Kryeministër , President apo kryetarë i Kuvendi të Kosovës nuk e ka ngritë këtë çështje para ndërkombëtarëve, por as para opinionit .

D- Është  kërkuar disa herë që të hapet nga një Agjencion për integrime shqiptare për shqiptarët në ish-RSFJ me theks
të veqantë për tri komunat , do ta koordinojn punën në një ministri të veqant që do të mirrej me kategorin e të zhvendosurve dhe përgjithsi .

- Serbët në Kosovë kanë një ministri që e ka qeveria e Kosovës. E dyta Ministri vetëm për serbëtë lokal të Kosovës është qeveria e Serbis që ka në Beograd dhe e treta është ku : Qeveria e Beogradit ka hapur  në Mitrovic një zyrë .

Si të veprohet dhe të ndërtohet një qëndrim institucional nga Kosova dhe Shqipëria kundrejt ksaj   çështje

Institucionet e Kosovës të gjithë së bashku pozitë dhe opozitë njerzë me ndikim në jetën publike e politika të Kosovës në bashkëpunim me diplomacin e shtetit Shqiptarë. Të bashkërendojn qëndrimet, harmonozojn, të shkruhet një program, strategji veprim, gjithmon në konsultim të ngusht me Akademin e shkencave dhe arteve të Kosovë dhe Shqipërisë, por edhe me miqtë Amerikanë dhe faktorin ndërkombëtarë politik për këtë Krahinë  , formimi i një departamenti në kuadër të një ministrie është më rëndësi jetike. Por hapja e tyre është po aq me rëndësi sa edhe njerzit që do të punojnë dhe zgjedhen në ato poste. Këta zyrtarë duhet të jenë nga ajo pjësë e , por mbi të gjitha që i njohin rrethanat në këtë pjesë  dhe Kosovës dhe në përgjithsi rajon. Duhet të kenë mbështetje nga ana Kosovare, Tri komunave  dhe ndoshta edhe nga ndërkombëtare. Institucionet e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me institucionet lokale të tri Komunve të bëjnë përzgjidhjen e njerëzve adekuatë. Në këtë kuadër duhet menduar se çfarë përgjegjësie, roli dhe misioni do të kenë personat në fjalë. Këto zyrtarë duhet të akomodohen në zyrë të qeverisë së Kosovës dhe tr komunave në fjalë si staf që paguhet nga bugjeti i Kosovës. Të shikohet mundësia se cilat janë mundësit për rregullimin dokumentacionit për posedimin e dy nënshtetsive. Do të pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha instancat numri i të zhvendosurve më e rëndësishmja është të pranohen nga organet Serbe dhe ndërkombëtarët. Për regjistrimin e ksaj kategorie të vlerësohet në nivel më të lartë se a duhet të marrin pjesë në këto regjistrime të popullatës si Kosovarë apo si të zhvendosur. Të zhvendosurit do të përfitojnë mjaftë, ato do të kthehen të jetojn prej nga kan ardhur apo do të investohet për tu integruar në jetën ku tani jetojn  . Hapja e ksaj teme tabu shenon shkrirjen e kaj teme lidhur me qëndrimin që kan mbajtur insitucionet e dy shteteve  , do ti ndihmonte edhe njohjes më të mirë. Serbia nuk do të ketë kohë të mirret me çështje tjera, por do të ballafaqohet edhe me qëndrimin që mbanë ndaj shtetasve të vetë, shqiptarëve që ka mbrenda në Republikën e Serbis dhe nuk do të mirret me Kosovën tani më si shtet

***

Vetëm para dy viteve  z.Ilir Meta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe si Kryetar i LSI-së na ka vizituar , por më shumë qëndroi me z.Milorad  Dodik , nga Republika Serpska e Bosnjës se ngriti apo shfaqi paknaqësin ndaj trajtimit që na bëhet nga qarqet e Beogradit .   Veçmas befason fakti që tash luajn me opinion partitë opozitare të Kosovës, z.Nexhat  Daci nuk brengoset për vendasit e vetë atëherë çfarë të presim nga të tjerët . Akademiku Nexhat Daci vërtete ishtë në vizitë por vetëm pasi nuk ishtë Kryetarë Pralamenti e kjo me shumë pakë efekt  . Këso vizita ne shqiptarët nga kjo krahinë mendojm nuk ia vlen të presim . Dhe sa për sqarim të opinionit   ne një grup e intelektualevë të ksaj ane kemi kërkuar publikisht të vizitohemi por këto vizita të jen të pregaditura dhe vërtet t’na japin një mesazh shumë pozitiv , se përëndryshe  .   Duke i përcjellut të gjitha këto me vëmendjen me të madhe në hapsirata tona etnike  i vetmi lider  që mundë të ndikoj dhe afroj është  z.Hashim  Thaqi , jo për pozitën tashmë si kryeministër, por këtë kredibilitet, sa i përketë çështjes dhe rreth ksaj Krahine  . Pasi ka pasur disa angazhime pozitive në të kaluarën në këtë drejtim . Në deklaratën  si një lloj ftesë  publike  për një vizitë të Jahajaga , Thaqi  , Berisha e Topi  nëpër tri Komanat tona është vrejtur një diqka pozitive se së paku jan deklaruar .

 

11.01.2012

 

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7