Hyrje | Me Teper | Shqiperia | Keshilla per Pajisjen me Leje te Drejtimit te Automjetit ne Shtetet e Maryland, Washington, D.C. & Virginia te SHBA-se‏

Keshilla per Pajisjen me Leje te Drejtimit te Automjetit ne Shtetet e Maryland, Washington, D.C. & Virginia te SHBA-se‏

Ky shkrim synon te pasqyroje nje pershkrim te shkurter te kerkesave qe secili rezident ne shtetet e Maryland, Washington, D.C., dhe Virginia duhet te plotesoje per te marre patenten e drejtimit te automjetiti ne keto shtete. Ky shkrim nuk synon tu jape pergjigje te gjitha pyetjeve qe mund te ngrihen lidhur me hapat qe mund te ndiqen ne pajisjen me patente te drejtimit te automjetit. Per me shume informacion, mos hezitoni te lexoni ne faqet perkatese te internetit te shteteve ne fjale ku ju jetoni dhe punoni dhe patenten e se ciles ju jeni te interesuar te merrni.
 
Hapi i pare i nevojshem per marrjen e patentes ne fjale eshte pjesemarrja ne provim. Ne varesi te llojit te patentes suaj, varion edhe numri i pyetjeve te testit ne fjale (Learner’s Permit). Per shembull, ne Maryland, aplikanti qe deshiron te marre patenten e grades C ose M duhet ti nenshtrohet nje testi elektronik te perbere nga 25 pyetje. Nderkohe qe per aplikantet qe deshirojne te marrin patenten e grades A dhe B, ata duhet ti nenshtrohen nje testi elektronik prej 20 pyetjesh. Ne te dyja rastet e mesiperme, aplikanti duhet tu pergjigjet korrekt 85% te pyetjeve te administruara ne test.
Per personat qe nuk kane aftesi te mjaftueshme gjuhesore te gjuhes angleze per t’ju nenshtruar testit elektronik, sigurohet prania e nje perkthyesi te miratuar nga zyra e MVA-se. Ne  rastin kur prania e perkhtyesit eshte e nevojshme, aplikanti nuk i nenshtrohet provimit elektronik me kompjuter, perkundrazi, aplikantit dhe perkhtyesit u jepen secilit pyetjet perkatese. Detyra e perkthyesit eshte te perktheje ne gjuhen amtare te aplikantit duke i mundesuar atij/asaj te kuptoje drejt pyetjet dhe te jape pergjigjet perkatese.
 
Per dijenine tuaj, shtetet e Maryland dhe Virginia lejojne pjesemarrjen e perkthyesit gjate kohes qe aplikanti i neshtrohet provimit me shkrim. Shteti i Washington, D.C. nuk e lejon pranine fizike te perkthyesit gjate kohes qe aplikanti eshte duke ju pergjigjur pyetjeve te testit. Ne qofte se ju jetoni ne Washington, D.C. dhe keni nevoje per perkthyes ne gjuhen tuaj amtare per tu pajisur me patenten e drejtimit te automjetit, ju duhet te merrni ne telefon zyren perkatese e cila do te mundesoje pranine e nje perkthyesi nepermjet telefonit. Pra, eshte perthyesi qe nepermjet interpretimit telefonik ju perkthen pyetjet ne gjuhen amtare dhe ju i pergjigjeni pyetjeve te testit ne fjale.
 
Pasi kalohet testi me shkrim, nevojitet caktimi i dates se proves se makines (Road Test). Shteti i Maryland, ne ndryshim nga Washington, D.C., dhe Virginia, aplikon nje kohe pritjeje per kandidatet qe kane kaluar provimin me shkrim dhe kerkojne te hyjne ne provimin e makines. Kjo periudhe pritjeje shkon deri ne 9 muaj. Brenda kesaj periudhe pritjeje, aplikantet duhet te rregjistrohen ne nje shkolle per pergatitjen e kandidateve per proven perfundimtare, ate te drejtimit te automjetit perpara se tu leshohet patenta e drejtimit te automjetit nga zyra perkatese.
Vlen te permendet se kjo periudhe pritjeje zbatohet ne rastin e aplikanteve qe nuk kane aplikuar me pare per patente si dhe nuk kane asnje patente drejtimi te automjetit te leshuar nga vendi i tyre i origjines.
 
Per personat qe kane nje patente te drejtimit te automjetit te leshuar nga vendi i tyre i origjines, nuk zbatohet asnje periudhe pritjeje e cila zbatohej per personat qe nuk kane asnje lloj patente te leshuar nga vendi i tyre i origjines. Siç e permendem edhe me siper, ndersa per personat qe nuk kane patente te leshuar nga vendi i tyre i origjines zbatohet periudha e pritjes se lartpermendur, personat qe kane nje patente te leshuar nga vendi i origjines, kane te drejte te hyjne direkt ne proven e makines, pasi te kene kaluar provimin me shkrim.
 
 
Nisur nga nevoja per tu pajisur sa me shpejt me nje patente te shtetit ku ju jetoni dhe punoni, nevojitet qe personi qe ligjerisht emigron ne Shtetet e Bashkuara te jete mundesisht pajisur me nje patente te shtetit te tij te origjines. Kjo do ti mundesonte atij/asaj ndjekjen e nje proçedure pa vonesa ne pajisjen me patente te drejtimit te makines ne Shtetet e Maryland, Washington, D.C., dhe Virginia.
Pershendetje te perzemerta,
 
Akil Tirana
Perkthyes i Çertifikuara ne Shtetin e Maryland (U.S.)
Avokat i liçensuar ne Washington, D.C. (U.S.)

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7