Hyrje | Me Teper | Shqiperia | Refik HASANI: MANIFESTIMI NJËSHEKULLOR

Refik HASANI: MANIFESTIMI NJËSHEKULLOR


Një zetë e tetë Nëntori i këtij viti që po hym është një përvjetor tepër i madhë  ,  ku para një shekulli është ngritur flamuri në qytetin bregdetar të Vlorës dhe shpallur shteti i pavarur   shqiptarë . Duhet të mendojm të gjithë se si ta organizojm një akademi të këti përvjetori . Tani më i kemi dy shtete shqipëtare   , një gjysmë shteti në pjesën e Maqedonisë së sotme , një krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht  nën admnistrimin e serbisë  për Komunat Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë . Qamëria një krahinë shqiptare të mbetur  dhunshëm nën  Greqi . Një kanton në Malë të zi të sotëm me qytetin Ulqin , Tivar , Malësi , Hotë e Grudë , Plavë e Gusi . Kemi një diasporë të shpërndarë në shumë shtete të botës si në Europë dhe Amerikë të largët

  Përgjegjësia është e të gjithë neve shqiptarëve , por më së shumti rëndon , mbi dy ,  

 

- Qeveritë ,

- Parlamentet dhe

- Akademitë tona  të shkencës , artit dhe kulturës .

 

Së pari të thirret një takim i komisioneve parlementare dhe ministrive përkatëse së bashku me akademitë  . Po ashtu edhe  institutet dhe katedrat  tona jo vetëm të Tiranës e Prishtinë , por kudo që ka këso lloje të institucioneve edhe nga Maqedonia  dhe qytete tjera të botës .

 

Manifestimi në fjalë është vazhdimësi dhe lidhje e shumë fijeve historike e ngjarjeve që kan një rëndësi të madhe  dhe do të pëjkutojn , si  

 

Kohën e Skënderbeut ,

Pushtimin nga Perandoria Osmane ,   

Oraganizimet për formimin e lidhjes shqiptare të Prizrenit ,

Oraganizimet për ngritjen dhe formimin  e shkollav shqipe si mësonjëtorja e Korçës , Normalja e Elbasanit , 

Kongresi i Manastirit për themeilimin  e  Alfabetit unik shqiptarë ,

Shpallja e pavarësisë  28 Nëntor  të vitit 1912 ,

Kongresi i drejtëshkrimi të gjuhës shqipe në Tiran më 1972 ,

Konferenca e Bujanit  , mbetja  e Kosovës nënë admnistrimin e Jugosllavisë  dhe rezistenca e shqiptarëve  krahas aleatëve në luftën e dytë botërore ,

Hapja e Universitetit të Tiranës , Prishtinës  dhe Tetovës etj ,

Hapja e Akademisë në Tiranë dhe Prishtinë ,

Heqja e autonomisë në vitin 1989 dhe organizmi  i shqiptarëvë në ish - Jugosllavi  përmesë partive politike 

Paraqitja publike  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë për Çlirimin e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës  ,

Shpallja e deklaratës së 17 shkurt 2008 .

Këto janë vetëm disa nga data që e kan përcjellur për një shekull popullin ton . Organizimi i një manifestimi të përmasave gjithë popullore do të kishte efekte shumë të rëndësishme në shumë aspekte . Kjo Akademi që duhet dhe besojm se do të mbahet do të jet një udhërrëfyes për kahjet e zhvillimit të populLlit ton . Do të ngrit , forcoj edhe shumë gjëra për rrugën që do të ndiqet në të ardhmen .

 

Tani përë tani do të varet shume se këto dy qeveri dhe akademi tona që do të udhëzojn se si do të duket ky manifestim Mendoj se duhet ti kaloj shumë përvjetor , akademi dhe përvjetor të mbajtura . Në këtë përvjetor të njëqindëvjetorit të shpallje së pavarësisë duke u ngritë flamuri kuqë e zi për të dytën herë . Në këtë përvjetor duhet së pari ta gjejnë veten shumë dëshmor , dijetar , atdhetar , luftëtarë që luftuan , sakrifikuan mbajtën burxhe të rënda pse e deshën shqiptarin .

Për të kaluarën ,

Për të sotmen dhe

Për të ardhmen

 

Rëndësi e manifestimit  për të kaluarën shekullore

 

Ka rëndësi shumë të madhe se nuk do të harrohen shumë njerëz të shumë gjeneratave  . Do të ishte mirë që jo vetëm pjesëtarët te popullit ton por edhe të huajtë që shkruan , mbrojtën dhe promovuan në forma të ndryshme çështjen shqiptare Do të duhej të ftohën të gallët kurse ato që nuk jan në jetë të nderohen , me ndonjë titull a falenderim  të shpërblehen , me ndonjë mirënjohje, dekoratë apo titull, çmim që është dalluar në lëmit të ndryshme të veprës për diçka konkrete , të interesit të përgjithshëm . Kjo të jetë një përfshirje e të gjithë viteve të historisë , mundit , punës dhe djersës dhe luftrarve të udhëhequra nga shqiptarët për ta gëzuar lirin . Pasqyrimi i të kaluarës do të jetë udhërrëfyes përë ndërtimin e të ardhmesë ton .  Sikur në këtë përvjetor përcaktohet e ardhmja , duke e kujtuar të kaluarën fillojm ta ndërtojm të ardhmen . Të përkujtojm që pesqindë vjetor i lindjes së heroit tonë kombëtarë Gjergjë Kastrioti –Skënderbeu ngriti vetëdijën e të gjithë shtresave dhe ne filluam si shqiptarë ta marrim vetën duke i përcaktuar vetës një rrugë më të mirë në shumë kuptime . Po ashtu edhe manifestimet e ndryshme të mbajtura me rastin e njëqindë vjetorit të lidhjesë shqiptare të Prizrenit krijuam dhe hapën shumë horizonte . Kjo ndikoi në ngritjen e vetëdijes veqmas te ne shqiptarët në ish-ngrehinënë artificiale të quajtur Jugosllavi .

 

Rëndësi e manifestimit  për rrethanat dhe aktualitetin e sotëm shqiptarë

 

Për Shqipërin dhe Kosovën ka rëndësi , por megjithate më së shumti do të luante rolë për të ardhmen e këtyre dy shteteve sa do të afrohen në sfera të ndryshme si në arsim shkencë , kulturë dhe projekte kapitale të përbashkta në ekonomi  . Sa do të afrohen  dy shtete të dal një konkluzion se cilën rrugë  duhet ndjekur për tu bashkuarë dhe pas sa kohësh  . Duhet të vazhdojm të jemi dy shtete të pavarura por të bashkëpunojm ngushtë në shumë fusha strategjike . Në projekte e përbashkta në nxitjen dhe prodhimin e produkteve shqiptare , veqmas në arsim ,  infrastrukturë , bujqësi e elektroenergjetik . Mbi të gjitha të jetë një treg i përbashkët i produkteve tona shqiptare .  Do  të jetë me rëndësi shumë të madhe se çfa rëndësi do ti japin mediat pikë së pari dhe si do pregaditet opinioni  i mbrendshëm shqiptarë . Në bazë të para-pregaditjes për këtë manifestim të madhë kombëtar fqinjët që kufizohemi do të mundohet të kuptojn dhe lexojn edhe ato që nuk jan thën dhe gjërat që nuk jan dukur e prekur  . Kjo do të komentohet , analizohet nga të gjitha qarqet e ndryshme të Ballkanit , Europës dhe botës mbarë   . Është me rëndësi që në këtë manifestim që të flasin të gjithë , nga :  Shqipëria , Kosova nga shqiptarët e Maqedonisë , Mali të zi ,  Medvegjë , Bujanoci dhe Presheva , nga Çamët e Greqisë , mosë të harrohën Arbëreshet e Italisë dikush nga diaspora e Amerikës  e Europës .  Duhet të kihet kujdes  që përveqë që kuj i jepet rasti të flasë . Ka rëndësi edhe kush të shpërblehet . Ka rëndësi edhe me çfarë llogo dhe nënë patronatin e kujt mbahet ky manifestim .

 

Rëndësia e manifestimit  për të ardhmen e neve shqiptarë

 

Rëndësia është e madhe lidhur me të ardhmen e popullit  tonë  . Ky manifestim do të krjoj , formësoj një imazh së pari para vetë son por edhe para të huajve . Jehona dhe komentet e këtij manifestimi do të nguliten gjatë në memorje jo vetëm të popullit ton po edhe më gjërë . Do prodhon efekle  shumëkuptimëshe për media të shkruara dhe elektronike  , për revista të ndryshme  . Për shumë  vite e dekada do të flitet e komentohet nga të gjithë veqmas nga nxënësi , studentë, sportist, ushtar, ushtarak, artisti apo këngëtarë . Për këtë  manifestim   të gjithë ambasadat dhe përfaqësit tona anekëndë botës duhet të jen në nivel dhe të jen ta pajisura me njohuri themolore për ti njohtuar të tjerët për këtë eviniment shumëdimenzionalë gjithë shqiptarë .  Që në fillim të vitit që hymë është mirë të fillojn menjëher pregaditjet . Të caktohen edhe konferenca shkencore , tribuna , debate dhe forma tjera që do të japin kontruibutin të gjitha shtresat e shoqërisë son  . Mendojm që këso konferenca shkencore të mos organizohen vetëm në hapsirata tona etnike shqiptare , por edhe në pjesë tjera dhe më pjesëmarrës tjerë jo shqiptarë . Lufta  e heroit tonë kombëtarë Gjergjë Kastrioti –Skënderbeu na insproi shumë individtë dhe si kombë sikur që na frymëzuan shumë luftra heroike , figura tona shkencore edhe një qindë vjetori i pavarësisë dhe ngritjes së flamurit kuqë e zi do të na mbush me inspirime dhe krenari .  

 

 

 

05.01.2012

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7