Hyrje | Opinion | 20 VJETORI I REFERENDUMIT

20 VJETORI I REFERENDUMIT

Me rastin e e 1 e 2 marsit kur në këto dy data para  20  vjete është  mbajtur  referendumi  i neve shqiptarëve në Komunën Medvegjë,  Bujanoc dhe Preshëvë për autonomi territoriale apo bashkangjitje me Kosovën amë  .

                                                       

                                                                               

                      Shkruan :  Refik  HASANI

Kjo krahinë shqiptare ,  gjendet në jug të Serbisë, përgjatë vijës administrative me Kosovën, në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2, me 138  vendbanime, 85 bashkësi lokale, 17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në komunat me shumicë shqiptare: Medvegjë, Bujanoc ,  Preshevë, dhe kanë jetuar 101.549 banorë. Ky Rajoni  banohet nga popullat shumicë shqiptare dhe qysh në Antikë ka bërë pjesë në territorin e Dardanisë. sipas të dhënave statistikore të shteteve në botë Sipas atlasit gjeografik të botuar në vitin 2008 , në Shkup , për   klasët e teta dhe nënta,faqe 93,94,95 dhe 96 . Ku 23 , me fjaaë  (një zetë e tre ) shtetet në botë  jan më me më pakë kilomtra e katror  se Medvegja,Bujanoci dhe Presheva !!!

***

Me rastin e 20 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku  më 1 e 2 mars 1992 nga ne banorët e Komunave  të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .Këto tri Komuna janë  territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike , u nda dhe u aneksua nga  Serbia .Pra para  20 vite kur për dy ditë rreshtë  të vitit 1992, ne populli shqiptar i Komunave të Medvegjës , Bujanocit  dhe Preshevës  shpalli këtë krahinë si Autonome , duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi territoriale-politike të shqipëtarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën . Ky referendum ishte një akt sublim , vullnet i shprehur ku u zgjodhë edhe kryetari dhe njeriu që ishte shumë i meritueshëm për mbarëvajtjen e këtij Referendumi Profesori i nderuar z.Ibrahim Kadriu . Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda , lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme , ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative . Pati edhe të maltretuar psiqikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm , ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të neve shqiptarëve . Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta , të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe Kuvendin për Autonomi territoriale – politike me të drejtë bashkimi më Kosovën .  Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur  më 1 e 2 mars 1992 është një akt shumë domethënjës me vlera dhe nota më të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët , ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar . Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të qujatur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera , kurse ne shqiptarët në hapsira tona etnike mbajtëm Referendumin . Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njiven dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare . Ne shqiptarët  etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë  që të bëjnë çmosë për ndryshie në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsulidimin e përgjithshëm .  

                                  Çfarë  u  arritë  që  nga  ajo  kohë  e  deri  më  sot

Ende mungon liria e plotë e lëvizjes , mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si  në Gjykata , shëndetësi . Liria e lëvizjes mungon , ka shumë dro , frikë e psikozë për shkakë që në këtë Krahinë  kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën . Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës . Nuk  kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit , rasti më i freskët është kur po i detyrojnë Policët shqiptarë të shërbejn jashta Komunave të veta . Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal me seli në Preshevë apo Bujanoc  .  Mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kesaj Krahine  mos të pajtohemi me gjendjen e ton në shumë sfera , kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit , pra UÇPMB-ja . Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi  në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve .                   

                                   Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve :

 -  Faktorit Politikë dhe ushtarakë të shqiptarëve të tri komunave  – qeveria së Serbisë dhe  - Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur , demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika , kushte konkrete  lidhur me ndërprerjen e luftimeve . Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit  dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti serbë për përzënjen , dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan trojet  e veta  , si pasojë e luftës . Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave  janë 11.783 banorë . Kategoria e të zhvendosurve nga në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të intresohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta . Më 14 janarë 2006 Këshilltarët shqiptarë të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës në një seancë të përbashkët të mbajtur në Preshevë miratuan një Platformë Politike në tri pika themelore : Parimet , Kërkesat e veqanta dhe dispozitata përfundimtare ku nga 61 Këshilltarë Komunalë  sa ishin prezentë në miratimin e ksaj platforme nga 66 që janë shqiptarë në tri Komuna vetëm një ishte i përmbajtur . Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë  po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të fomojë një identitet të vetin si me :

-   Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992  - 

-   Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së -  

-  Marrëveshjen e Konçulit

- Seanca e përbashkëtë e të gjithë këshilltarëve Komunal të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkëtë politike .

A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave   dhe synimeve të popullatës shumicë

Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë . Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani   kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër  botë .  Kërkohet që edhe njëher të ri-konfimohet vullneti i popullit  pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare .Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim , intelektualët të marrin pjesë  më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim , unitet , harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlamentë të serbisë disa ishin pro e disa kundër , kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme .

1 – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet  koncenzusi për gjëra fundamentale  , 

 2 - Rikonfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë  rajon të ketë  dhe

3 - Mbykqyrje të përheshme të forcave të sigurisë ndërkombëtare .

Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë . Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike ,  në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme . Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona , në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë , për tu bërë realitet Referendumi i ksaj krahine për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë .                             

 28.02.2012

Autori është  publicist i pavarur është duke ndjekur studimet post-diplomike –master në drejtimin Ekonomikës të Universitetit  publikë  të  Prishtinës   , E-majl adresa  : refik.hasani@yahoo.com .

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7