Hyrje | Opinion | Stiv Boboshtica

Stiv Boboshtica

Stiv Boboshtica

Kurorë e mbretit te Arbërit apo epitafi i kreshnikut Skanderbe

Nga Phd Stiv Boboshtica

Deri më sot  askush nuk ka  mundur  ta ndajë  Figurën e Skënderbeut nga Përkrenarja (kurora mbretëtore ), pse ato së bashku përcjellin një mesazh, atë të prijësit mbret, qё udhëhoqi  një popull  që bëri një histori te veçantë ,surprizë, në mesin e shekujve të mesjetës në Europë.

Ndryshe në shumë raste historia është  zbuluar nga njerëz “aventurierë’, që kanë guxuar t’u afrohen mistereve të ngjarjeve, si një metodë që përjashtohet nga akademikët mjekërthinjur,  të cilët  nuk kanë besuar asnjëherë që imagjinata e fshehur në mistere mund të trasmetojë mesazhe të dobishme edhe për ta. Kujtojmë Shlimanin, i cili me 1778 ,duke i besuar fantazisë së Homerit te dy kryeveprat botërore Iliada dhe Odiseja zbuloi Trojën, apo Mikail Ventris, arkitekt dhe kriptograf nga profesioni, mundi të kuptojë e të transkriptojë  i pari  pllakat e lashta mikenase.

Misteri që fshihej në pllakat e lashta    ishte dije e përcjellë në kode pikërisht që kureshtarët e sotëm të mos i  profanizonin e t’i deformonin.

Sekreti qëndronte te mënyra skriptore apo ndërtimore  që ato komumtojnë  një të vërtetë, e cila për kohën pati qënë pronë e njerëzve me koeficent  inteligjence shumë të lartë, atë që në konceptin e sotëm,  e zotërojnë vetëm individë me koeficent  inteligjence mbi 160.

Në këtë kuptim, nuk është e mjaftueshme që të kesh në dorë një artefakt , se e vërteta që fshihet në to, nuk është për opinionin e gjërë publik,  në mjaft raste ato u  krijuan me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë çdo njeri të rastësishëm, që i bie në dorë një thesar historik . Nga historia shpesh  mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i tyre dhe nuk është e mjaftë t’i besosh historisë zyrtare, sidomos asaj pozitiviste sinkronike. Sa mjerane duket arroganca e historianit materialist    nuk është ndalur  në misterin e artefaktit  historik si në rastin e kurorës mbretërore  të Gjergj Kastriotit,  por i kushtëzuar nga rrethanat  e kohëve të reja, pranon ta metaforizojë atë  në përshtatje  për teoritë e tij ideologjike.

Profesori Oliver Schmidt  i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës shprehet se ajo që kërkoi Skënderbeu ishte Kurora. Kurorëzimi si Mbret i Shqipërisë dhe i Epirit, ndërsa Pal Engjëlli do të bëhej Kardinali i shqiptarëve. Profesor Schmidt  thotë  se ishte ky i fundit ai që porositi, krijoi dhe ideoi imazhin e helmetës së Skënderbeut, si imazhin e Aleksandrit të ri, të një principate të pavarur.

Ishte surprizë ky lajm  studiuesit zviceran Shmidt  se Përkrenarja ishte  një kurorë ceremoniale,  që Papa Piu II  ia kishte dhuruar Skenderbeut më 25 Dhjetor 1466, ditën e Krishtlindjes, ku në një shirit pergameni, që qarkonte helmetën e derdhur në një  metal të bardhë,  e ndarë në gjashtë  rozeta bakri që zbukurohen me me gjashtë sumbulla rubini të kuq, ku  janë të shënuar gjashtë  thirrma rrokjore me gërma kapitale * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te Nazareni, që sipas studiuesve,  Papa Piu  II  e bekonte Gjergj Kastriotin  për të gjitha atributet  e trashëguara ose të fituara me meritë,  si , Princi i Emathias (Matit), Mbreti i Arbërit ,Tmerri i Osmanëve, Mbreti i Epirit.

Kështu me mbishkrimet në përkrenare studjuesit  mund t'i referohen  çështjes së emrit të pazgjidhur, me të cilin Shqipëria njihej në atë kohë,dhe  si një mjet për të identifikuar rendin  udhëheqës të Skënderbeut mbi të gjithë shqiptarët përmes identifikimet të  hierakisë  së pushtetit  nëpërmjet emërimit të tyre.

Burimet  e kohës  tregojnë se shqiptarët e shekullit të 14-të janë  identifikuar pabesisht si popuj fisnorë, e të paqytetëruar.Por, në varësi të ngulimeve të tyre  njiheshin si : Arnaut,   Arbanitas, Arbanezi,  Epirotas, Albanas,   Arbër,   Arbëresh etj.

Duke e vlerësuar këtë kurorë dhe si  Akt Papnor, çdo studiues i sotëm do ta konsideronte Helmetën e Skënderbeut  si një kurorë  që legjitimonte disa tituj , si një të vërtetë të pa diskutueshme.

Në një  akti të mëparshëm të kohës së  rinisë Gjergj Kastriotit, i është  dhënë nga Padishau i Madh, Sulltan Murati II, për aftësi të spikatura ushtarake dhe diplomatike grada më e lartë e një Kalorsi të mesjetës, por dhe si titulli  më i lartë ushtarak perandorok, ISKANDER  që shqiptohet në shqip SKANDERBEG.

Pra si artefakt, Përkrenarja është,vërtetë unike, me vlera të patjetërsueshme  historike .

Pas vdekjes së Skënderbeut, armorja u dërguan në Itali nga gruaja e Skënderbeut, Donika dhe djali i tij, Gjoni. Është e panjohur se kush i trashëgoi armoren  pas vdekjes së tyre . Armorja u rishfaq në dekadën e fundit të shekullit të 16-të. Deri në 1590, përkrenarja dhe një shpatë ishin nën pronësinë e Numnit Eolfang të Sturnbergut ndërsa shpata tjetër ishte në inventarin e Muzeut të Armëve të Kryepeshkopit Karl të Styrianit, birit të Perandorit të Shenjtë Romak në Graz, Austri (ato shfaqen në inventar të 30 tetorit 1590). Personi që solli armët së bashku ishte bir i Perandorit dhe vëllai i Karlit, kryeqyteti Ferdinand i Tirolit, i cili, duke vepruar sipas këshillës së Kancelarit të tij Jacob Schrenk von Gotzing, bleu armët dhe i solli nën të njëjtën çati. Më vonë, ky princ ngriti Muzeun e Ambras, pranë Tirolit, të cilin e mbushi me të gjitha llojet e armoreve  të luftës, si dhe piktura e portrete të famshëm të asaj kohe. Në vitin 1806, armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vjenë, ende larg njëri-tjetrit. Përkrenarja dhe shpata e drejtë u vendosën në sallën Maximilian (sallë XXV, nr 71 & 92 përkatësisht), ndërsa shpata e lakuar gjeti rrugën e saj për në sallën e Karlit  V (sallë XXVII, nr 345). Armët u ndanë nga kuratorët e muzeut, të cilët ishin të pasigurt  nëse shpatat, vërtet i përkisnin Skënderbeut.

Pas Luftës së Dytë Botërore, dyshimet u zhdukën. Në prag të përvjetorit të 500-të të Skënderbeut, armët u ribashkuan, jo vetëm në të njëjtën sallë, por në të njëjtën dritare të ekranit të Koleksionit të Armëve dhe Armoreve në  NewBerg në Vjenë.

Ide dhe mendime të tjera të Barletit dalin në dritë, po të shikohet qëndrimi  i tij ndaj Skënderbeut. Barleti nuk flet në një vend të caktuar të veprës së tij për tiparet  e Skënderbeut, por në shumë, atje ku e do dhe si do rasti. Prandaj diku ai flet për karakteristikat trupore dhe vizaton, si të thuash, portretin fizik të Skënderbeut, dikur për cilësitë e mendjes dhe të zemrës, gjetkë për sjelljet e tij ndaj ushtarëve ose kundërshtarëve e kështu me radhë.

Ja si e pëmbledh figurën e Skënderbeut, Profesor Stefan I. Prifti, me referenca të vjela  nga Romani”Skënderbeu” i Marin Barleletit, i përkthyer mjeshtërisht prej tij nga latinishtja.

_”Skënderbeu së pari shquhej dhe admirohej për tiparet e tij trupore. Këtë admirim dhe dashuri ai e pati që kur ishte peng në oborr të sulltanit, siç na e përshkruan Barleti në ndeshjen me skithasin. Bukuria e trupit   dhe hijeshia e gjymtyrëve, shtati i lartë dhe qafa e fuqishme, «këto, - thotë Barleti, - ia rritnin shumë virtytet e tjera dhe dukeshin se ia shtonin mirësitë e shpirtit» (I, 8/9). Sipas knoceptit klasik të grekëve të vjetër, trupi i bukur dhe i fuqishëm është pasqyrë e bukurisë dhe e fuqisë së shpirtit, të mendjes, të ndjenjës dhe të vullnetit. Skënderbeu mishëron çdo gjë të lartë, të bukur, të fuqishme, të madhërishme.

Që në moshë të vogël Skënderbeu digjej dhe bluante në mendje plane për

gjera të mëdha. Së pari ai u dallua në mësime e pastaj në të tjerat. Barleti na thotë: «Kështu, brenda një kohe të shkurtër, mendja e tij, e gatshme për çdo gjë, mësoi gjuhën dhe letërsinë turke, arabe, greke, italike dhe sllave, e ndërsa bashkë me moshën po i shtoheshin pak nga pak dhe fuqitë, djaloshin e pushtoi vetëm një deshirë: të mos i shpëtonte asgjë pa provuar në trimëritë luftarake dhe të jepte për çdo gjë prova gati të pabesueshme të gatishmërisë trupore, herë me shpatë, herë me hark e shigjetë, herë si kalorës e herë si këmbësor, të bënte gjithmonë me guxim, diçka më të madhe se mosha e tij» (I, 5/7). Dhe me trimëritë që bëri, fitoi famë botërore që në fushatat e tij të para (I, 7/8).

Skënderbeu kishte fuqi të pamposhtur,  shpirtërore, po aq sa edhe trupore dhe vepronte shpejt e s’përkulej përpara asnjë vështirësie, s’donte t’ia dinte as nga të ftohtit, as nga të nxehtët. Që nga dita e parë që erdhi në Epir e gjersa çliroi mbretërinë, «mezi i bënte dy orë gjumë çdo natë, mrekulli kjo veçanërisht e një trupi hyjnor dhe e një trimërie të pashterur» (I, 30/25).

Ndër idetë e larta morale, që karakterizojnë figurën e Skënderbeut, është edhe  ajo që, për të qenë të pathyer, shqiptarët duhet të vënë mbi interesin personal të mirën e përgjithshme. Në kohën që po jepte shpirt, ai u thotë bashkëluftëtarëve të tij : «Dhe me të vërtetë, s’ka asnjë shtet aq të fuqishëm e aq të shëndoshë saqë   mos shembet dikur e të mos rrënohet, kur u lëshon vend mërive dhe grindjeve  përbashkëta, kur vë përpara së mirës së përgjithshme dobinë dhe përfitimin vetjak» (XIII, 486). Dhe Skënderbeu e jep vetë shembullin personal si në çdo gjë «edhe   në këtë pikë (po aty).

Skënderbeu ishte i dashur për karakterin e tij popullor. Ai i donte ushtarët me gjithë zemër, ai u shkonte kokë më kokë kur plagoseshin dhe kujdesej për ta si ndonjë shok i thjeshtë i tyre (V, 174/130). Ai s’bënte asgjë pa u këshilluar me ta (XI, 423/316) dhe lutjet e tyre ia zbutnin zemrën edhe në rastet më të vështira (III, 120/91). Prandaj edhe ushtarët e donin sa qanin për të (VI, 225/169).

Karakteri popullor i Skënderbeut u pëlqente edhe armiqve: «Turqve u pëlqente fort karakteri popullor i këtij burri, prandaj secili e priti me gëzim sundimin e tij.» (I, 20/18).

Skënderbeu është mendjelartë dhe mendjehollë, me shpirt të madh e të fortë, i urtë e i përmbajtur sa s’ka. Përshtypje të thellë të lënë për maturinë dhe forcën e përmbajtjes letrat që u dërgon Muratit (III, 89/69) dhe Mehmetit (XI, 418/312). Skënderbeu e përmban veten edhe në zemërimin më të madh (VIII, 308/231). I lartë për urtësinë e tij është dhe qëndrimi kundrejt Vrana Kontit qortues (V, 160/120). E madhërishme gjithashtu është sjellja e Skënderbeut p&eu

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7