Hyrje | Opinion | Dedë Preqi: Çka na përkujton 24 Marsi 1999

Dedë Preqi: Çka na përkujton 24 Marsi 1999

Dedë Preqi: Çka na përkujton 24 Marsi 1999

ÇKA  NA  PËRKUJTON  24 MARSI  1999

(Marsi i vitit 1999, kur shqiponjat e NATO-s, iu vërsulen dhe e mposhtën laraskën serbe)

Nga Dedë Preqi

Sa herë që vjen marsi, na përkujtohet marsi më  i veqantë i vitit 1999, ku  ofshamat e atyre ditëve mbetën peng sidomos në zemrat e nënave shqiptare që përcjellën bijt dhe bijat e tyre pa ndërpre në rrugën pa kthim, për tu sakrifikuar për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Në mbrendinë e sëcilit që përjetoi dhe mbijetoi ato tragjedi me trauma të tmershme, barten akoma kujtimet të pa shterrshme  të luftës, në mes vdekjes dhe  jetës. Sa herë që vjen marsi, na kujtohet shumëçka edhe nga e kaluara e marseve tjera, sidomos ngjarjet e marsit `81, ku shqiptarët për mbrojtjen e të drejtave të veta  largohen nga puna, largohen nga shkolla dhe nga gjitha Institucionet e vendit.

Pranverat e marsit, pothuaj se gjithë herë në Kosovë sjellnin valë të ndryeshme dhe trazira, sepse populli shqiptar vuante nga një sistem hegjemonist  totalitar dhe nënshtrues, i cili i shkeli të drejtat e sëcilit shqiptar, përveq atyre të cilët i shërbenin dhe e përkrahnin , që quheshin „shqiptarët e ndershëm“. Me qindra student , profesor, nxënës, punëtorë e të tjerë, u burgosën nga masat e dhunshshme u malltertuan , u rrahën dhe shumica e tyre nuk u kthyen të gjallë nga burgjet, të cilët vdiqën nga torturat ma barbare dhe çnjerëzore nga pushtetit serbo-sllav, për shkak të mos bindjeve të tyre politike nga ky regjim i egër,  serb dhe për të cilat gjëra ishte e njohtuar edhe Konventa e Zhenevës dhe shumë Organizata të tjera Ndërkombëtare.

Mirëpo, Marsi i vitit `81, dhe shumë marse  tjera,shënuan epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar. Demostratat  gjithëpopullore të marsit `81, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes formale por edhe difinitive të shqiptarëve të robëruar nga Serbija. Në këto demostrata shqiptarët u sulmuan brutalisht duke u vra dhe përgjakur me qindra e mija prej tyre, ku fashizmi serbo-sllav e nxori fytyrën e vetë të vërtetë fashiste së bashku me shumë bastardë shqiptar, si shqipfolsa tradhëtar të kombit dhe vendit të vet. Vazhduan edhe shumë marse tjera, dhuna terrori, përsekutimet, ndjekjet e shqiptarëve kurrë nuk u ndalën deri në vitin 1999.

Në Kosovë regjimi serb tentoi ta shkatërroi një popull të tërë para Bashkësisë Ndërkombëtare, i cili popull duroi me shekuj padrejtësitë dhe gjithherë dëshmoi se është vetëm për rrugën e paqës. Spastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e veta ishte kërcnim jo vetëm i shqiptarëve, por edhe ishte destabilizim i tërë Evropës Juglindore. Me mija shqiptar ishin refugjat që ishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe të keqtrajtuar e të masakruar në mënyrat më barbare, që bota ende dyshonte  duke e mos e akceptuar të vërtetën, ndërsa shteti serb fare nuk e ndryshonte planin për çfarosjen e një populli të pa fajshëm dhe të pa mbrojtur.

WILIAM  JEFERSON  CLINTON-Bill  Klinton, manëfund iu drejtua kombit amerikan para fushatës ajrore kundër Serbisë, duke ju thënë se, Kosovës dhe popullit të saj shqiptarë po i bëhët një luftë e pa drejtë dhe e pa barabartë, prandaj bashkëkombas amerikan, duhet  ta ndihmojmë këtë popull dhe ta mbyllim këtë tragjedi!... Njëherit Bill Kllinton, u tha gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë , se SHBA-të dhe NATO, duhet ta muarrim një vendim së bashku, pasi i konsumuan të gjitha metodat dhe përpjekjet për paqë në Kosovë, për të zgjedhë krizën, por Beogradi në krye me Millosheviqin nuk e ndalin ofensiven ushtarake ndaj popullsisë së pa fajshme shqiptare, dhe të gjitha konsulltimet dështuan për paqë, prandaj ne jemi të detyruar ta bëjmë punën tonë!...

Me 24 Mars 1999, të mërkurën mbrëma, raketat e para CRUISSE, goditën për here të pare Beogradin dhe bazat e tyre në Kosovë. Ishte Pranvera më e nxehtë e marsit  dhe vitit 1999, ishte dita më e shenjtë dhe më shtrenjtë për popullin tonë, kur shkëlqeu qielli dhe nëpër atë shkëlqim u duk liria e Kosovës. Kjo është dita më e madhe historike e popullit shqiptar, e cila duhet të mbahet në mend për jetë dhe gjeneratë pas gjenerate, për faktin se shqiptarët e Kosovës për herë të parë në historinë e vet e gjetën përkrahjen më të fuqishme, Aleancën më të fortë ushtarake të botës të quajtur NATO. Kjo ishte dita kur Kosova doli nga udhëkryeqi i rrezikshëm  dhe i çfarosjes së popullit të vet, që sot po rreshtohet në radhën e shtetëve dhe kombëve të lira të botës, me çrast e kanë pranuar më shumë se gjysma e shtetëve të botës Pavarësinë e saj, si shtet të pavarur e sovran.

24 Marsi i vitit`99, ishte dita kur u shënua e ardhmja e Kosovës, ku rrugën e lirisë e hapi fuqia e Aleancës më të fuqishme të botës, duke e përzënë gjithë arrogancën dhe barbarinë e shtetit serb nga Kosova. Kjo datë është pikërisht dita kur populli i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar i ngjalli shpresat se kurrë nuk do të vdes! Është dita e kthesës së madhe për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, dhe dita e një vendimi të  sulmit ajror të NATO-s, që ishte një vendim i madh historik, dhe ndoshta i pa përsëritur ndonjëherë, me çrast  Kosova po çlirohet përgjithmonë nga sundimi i barbarisë serbe. Ishte dita kur u rrëzue diktatori Millosheviq nga gjitha skenat makabre dhe dërgimi i tij me bashkëpunëtorët e vet  kriminel në Hagë.

Sot marset tjera janë marset e ngadhnjimit të të gjitha aspiratave tona shekullore, dhe marsi i tanishëm do ishte një përvjetor i madh i ngjarjeve, ku shënohet dhe Epopeja e Uçk-së, dhe përkujtimi i gjithë të rënëve të kombit, që u flijuan për lirinë e këtij shteti. Janë këto kremte të përziera me dhembje që delin nga afshamat e këtij populli dhe nënave të bijave dhe bijëve, ku edhe pas shumë vitëve presin akoma eshtrat e tyre të pagjetura. E ndjejmë obligim moral dhe njerëzor që ti përkujtojmë ata të cilët e ndryshuan historinë dhe bënë gurëthemelin e lirisë së Kosovës. Së paku dhe një përkujtim e nderim heroizmit dhe sakrificës së Adem Jasharit me familje dhe  shumëbashkëluftëtarëve të tij, që ishin qelësi kryesor i rrugës së lirisë së këtij vendi.

Rrugët për arritjen e një çëllimi ishin të ndryeshme, por e vetmja rrugë të cilën e kishim zgjedhë me një qëllim të mirë populli shqiptar, ishte ajo e pavarësisë së Kosovës. Dr.I. Rugova me bashkëpunëtorët e tij, me maturi dhe urti i bindi shtetet perëndimore dhe botën civilizuese, se shqiptarët dhunën e shohin si rrugëdalje të fundit, për ta mbrojtur vetën, familjen dhe atdheun e tyre.

Kur trupat e NATO-s, përzuan forcat ushtarake serbe, pas një fushate 78-ditëshe të bombardimëve mbi Serbinë dhe caqet e saj militare fashiste në Kosovë, shqiptarët e kuptuan se dolën përfundimisht nga kthetrat shekullore njëherë e përgjithmonë. Po të mos ndodhte intervenimi i NATO-s, kuptohet botërishe se çka do i ndodhte këtij populli, që nuk ishte largë një likuidim masiv e biologjik ndaj tyre. Këto vlera universale, të cilat janë bërë themel i ndërtimit dhe funksionimit të një shoqërie dhe shpëtimit të saj nga çfarosja apo zhdukja nga faqja e dheut, populli i Kosovës nuk duhet të harroi për jetë datën e 24 marsit 1999, në veqanti Aleancën e NATO-s, në krye me SHBA-të.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7