Hyrje | Opinion | Rexhep Shahu: Gjoba Rama tradhëti ndaj Kosovës

Rexhep Shahu: Gjoba Rama tradhëti ndaj Kosovës

Rexhep Shahu: Gjoba Rama tradhëti ndaj Kosovës

GJOBA RAMA NË UDHËN E KOMBIT TRADHËTI NDAJ KOSOVËS

NGA REXHEP SHAHU

Taksa, tarifa apo gjoba e qeverisë Rama ndaj përdoruesve të Udhës së Kombit është tradhëti e lartë ndaj Kosovës, është thikë pas shpine Kosovës, është detyrim e ndalim i saj të mos udhëtojë nëpër Shqipëri por të përdorë portet greke e udhët serbe.

Është ndëshkim ndaj Kosovës pse ajo filloi të udhëtojë nga Shqipëria dhe ndërpreu e pakësoi udhëtimet nga drejtimet e tjera.

Gati një shekull e mbajti Serbia Kosovën. Me 1999 u dëbua Serbia prej Kosove.

Për ta siguruar plotësisht pavarësinë e Kosovës u ndërtua Udha e Kombit me taksat e gjithë shqiptarëve. Kundër ndërtimit të kësaj Udhe ishte Edi Rama me një çetë të vogël shpifësish.

Duke qenë udhë strategjike, udhë - urë e bashkimit kombëtar, ajo nuk duhet të ketë asnjë lloj takse ekstra, asnjë lloj gjobe ndaj përdoruesve, përkundrazi, lehtësi përdorimi se nga shtimi i qarkullimit fiton vendi në shumë drejtime.

Shteti ka plot mënyra që vjel taksa dhe mirëmban udhët nëse nuk vjedhin zyrtarët e qeveria.

Udha e fundit që duhet të taksohet me taksë speciale në Shqipëri duhej të ishte Udha e Kombit.

Diferencimi me taksë ndaj Udhës së Kombit pohon kundërshtinë e Edi Rames ndaj Udhës së Kombit që në fillesë të saj. Ai e ka quajtur Udha drejt asgjëkundit…

Patrioti i ndritur e i lartësuar Edi Rama nëse nuk është gënjeshtar e mashtrues, nëse vërtetë vetem një gram e don Kosovën dhe ka emocion ndaj saj, në asnjë rrethanë nuk do të duhej ta taksonte qarkullimin e Kosovës në atë udhë. Shteti merr vendime të mëdha për kombin, por duhet të jesh burrë shteti të paktën një herë në jetëe gjatë qeverisjes.

8 milione euro në vit thotë se i kushton mirëmbaja e asaj udhe. Le ta mirëmbajë me buxhetin e shtetit, me lekët tona. Në një buxhet shteti me 5 miliardë euro është kafe për Edi Ramën 8 milionë euro që ta mirëmbajë Udhën e Kombit, arterien e kombit. Por duhet dashtë kombi së pari.

Më vjen shumë keq që Rama nuk e don Kosovën, nuk lodhet as përpiqet të më mashtrojë se e don por nga ana tjetër më vjen mirë që e demonstron mos dashjen ndaj saj.

Dykëmbëshat në Kosovë e Shqipëri le ta duatrokasin si trashegimtar të Enver Hoxhës për veprimet, qendrimet e sjelljet ndaj Kosovës.

Unë nuk kam fuqi se do të hidhja në erë njëmijë herë çdo lloj stacioni taksimi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe do ti dënoja për tradhëti të lartë të gjithë ata shtetarë të Shqipërisë që taksojnë shqiptarët e Kosovës.

Kësaj i thons ts vendosësh klon më tela me gjemba si Enveri, t’i quash miq kosovarët e vëllezër Erdoganat, të ndalosh e pengosh e t'ua vështirësosh ardhjen në atdhe shqiptarëve të Kosovës. Dhe duhen burgosë nëse vijnë në Shqipëri.

Kukësi, Hasi e Tropoja kanë qenë prefekturë e Kosovës, ndoshta z. Rama don ti dëbojë këto troje nga Shqipëria e të ricaktojë kufijtë e Shqipërisë...

Nga 26 tetori deri me 6 dhjetor 1912 në Lumë, të cilën po duket se e urren edhe Edi Rama, se u dilte në ëndërr udheheqësve komunistë, u mblodhën lumjanë, hasjane, goranë, dibranë dhe ngritën digën e qëndresës kundër Sërbisë dhe i krijuan kohë e mundësi Ismail Vlorës ta ngrinte flamurin në Vlorën heroike e ta ngulte në majën e ndonjë bajonete austriake... Luma u bë Termopilet shqiptare, siç nuk ka mundur kurrë askush të bëhet deri sot.

Në luftën Nacionalclirimtare në Lumë u bë lufte e paster civile mes brigadës së pestë partizane dhe lumjanëve të paorganizuar në asnje formacion luftarak. Ende ajo histori i kullon gjak brigades së pestë por dhe Lumës i pikon gjak se u bë luftë mes shqiptarësh e jo mes shqiptarëve e ushtarëve të huaj italianë a gjermanë. Luma ishte bvrigada e vetme partizane me emrin Brigada e Lumës dhe vonë partia i vuri numrin 24.

E ka ngulë në kujtesë të ajrit nëna lumjane kur vajton të birin që ia vranë partizanët e brigadës së pesët në Lusën:

Të vrau një ushtri e paemën o biri jem

gjimsa mashkull e gjimsa femën o biri jem...

Edi Rama është rrafsh nga këto punë, ëshët gjithsej i padijshëm nga këto punë, ai deshiron spektakle deshtimi, mbjellje urrejtje mes Lumës e shtetit, don ta mbajë në armiqësi si diktatuira komuniste.

Në vitin 1999 Luma, Hasi, Malsia e Gjakovës bënë atë që as në ëndërr as në libra nuk e ka ditë Edi Rama e as e din. Rreth gjysmë milionë njerëz i kanë ra për dere Lumës dhe ajo u bë derë e çelur, e oxhak për të gjithë. Rama ndërkohë i jepte çelësin e Tiranës këngëtarit serb a boshnjak që frymëzonte me këngët e tij trupat serbe në luftë kundër shqiptarëve.

Edi Rama i shërben mendjes së vet, është shumë trim, kapedan, është gjë e mirë. Komunikon me zyrtarë qeverie e tregtarë që punojnë me fonde qeverie e mashtron duke thënë se po komunikoj me popullin e Kukësit. I mashtron të gjithë, gjithë botën, veç popullit të Kukësit. Me kuksianët e lumjanët flitet sy për sy, ballë për ballë, pa fyerje sepse për fyerje në Lumë dikur të shkonte koka, ndoshta si askund tjetër. E sot aty jetojnë bijtë e atyre të dikurshmëve.

Policia speciale, ajo më specialja ka dështuar tre herë në Kukës si kudo në botë që policia dështon para popullit, po pse duhej provuar tre herë me Kukësin.

Burgosë kuksianë, por nuk i mban dot në burg gjatë vetem mbjell urrejte ndaj teje e ndaj shtetit që ndërton ti. I arrestove naten në mënyre të paligjshme në emër të shpatullave tua të forta, por forca jote është forca e frikës dhe shkordhesh shpejt, ndërkohë shëmtove rëndë sistemin demokratik që njerzit duan ta besojnë dhe ti e hedh në erë z. Rama, se ti hedh në erë parimet demokratike, ti hedh në erë të drejtat dhe liritë njerzore universale, ti pengon lëvizjen e lirë të njerzve, të shqiptarëve, ti bën dhunë e racizëm ndaj një pjese të shqiptarëve, ti u pëngon e veshtirëson atdheun për një pjesë të shqiptarëve.

Pse duhet diferencuar Kukësi, pse duhet përbuzë e tregue me gisht Kukësi, pse nuk nisi taksa gjobë e jotja në Korçë, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Pogradec, Dibër afër kufirit me grekët, maqedonët, malazezët, e duhet të nisë taksa gjobë në kufi me Kosovën. Shqipëria nuk është sa Rusia që s'po lidhen e komunikojnë rajonet.

Unë nuk e di si do të shkojnë punët e ngjarjet, por po ta kem fuqinë e zotit, do ti ngrija edhe gjithë kuksianët, hasjanët e tropoajnët e vdekur e do ti bëja digë qëndrese kundër qeverisë së Edi Ramës që të pengoja ndëshkimin e urrjetjës së tij ndaj Kosovës, siç u ngritën digë qëndrese dikur këta banorë të ashtit të Shqipërisë për të ndalur pushtimin e urrjetjen serbe kur u ngrit flamuri në Vlorën heroike dhe u bë kjo copë Shqipërie cunge që kemi sot. 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7