Hyrje | Opinion | Fahri Xharra: Ec e mos e lexo Gani Mehmetajn!

Fahri Xharra: Ec e mos e lexo Gani Mehmetajn!

Fahri Xharra: Ec e mos e lexo Gani Mehmetajn!

Ec e mos e lexo Gani Mehmetajn!

Nga Fahri  Xharra

Një titull shkrimi me një shprehje lokale,  shprehje e cila nuk të jep mundësinë të largohesh e të mos përfillësh shkrimet e Gani Mehmetajt.

Ec e mos e lexo Ganiun, e posaçërisht sot,  kur ky shkrim  nga ana ime i drejtohet Kim Mehmetit dhe Gjyla Çelikut të cilët në mënyrën me të vrazhdë dhe të pakulturuar dalin në mbrojtje të shkombëtarizimit të shqiptarëve të Maqedonisë duke i ndjekur hapat e kamotshëm të sllavëve.

Historikisht dihet që osmanët e kishin për detyrë zhbërjen e popullit tonë në të mirë të sllavëve, duke i rritur ata territorialisht në dëmin e tokave tona.

Gani Mehmetaj është njëri nga ata që këtyre matrapazëve iu qet «  minjtë në lëndinë » dhe fatbardhësisht shumica shqiptare e kupton dëshirën e kimeve, olsave, gjylave etj, etj.

« Pas afrisë Serbi-Shqipëri (Rama-Vuçiq) ka filluar të nxjerrë krye teza e mbrapshtë sikur gjatë historisë njëmijë vjeçare e kishim mirë me Serbinë deri atëherë kur shqiptarët (sipas tyre kosovarët) vranë e dhunuan serbë për hesap të Perandorisë Otomane! Bartës të kësaj teze antishqiptare janë disa nostalgjik jugosllavë (lexo serbë) e gjëja se historianë që më parë e bënë çorbë arixhiu historinë e "Luftës Nacional çlirimtare" në Shqipëri. Imponohet në medie gazetari kooperativist, i frymëzuar nga mjelësja e dalluar Lenka Çuko. Nuk u rri larg as një portal propagandistik që burim frymëzimi e citimi e ka portalin turk "Osmanlinjtë". -shkruan Gani Mehmetaj.

Maskarenjtë turq që i thonë vetit shqiptar e harrojnë që:” Në betejën e vitit 1389 në Fushën e Dardanisë, afër Prishtinës, aleanca e Gadishullit Ilirik kundër Sulltan Muratit pësoi disfatë, për shkak të pabesisë së princave serbë që u bënë me turq. Shumë vjet më vonë në betejën hungareze-turke, serbët prapë u bënë me osmanët, kështu që Gjergj Kastrioti, ndëshkoi pabesinë serbe me djegien e qyteteve e katundeve të Serbisë.

Mehmet Pasha Sokoloviq, serb (1506 – 1579), me postin e vezirit turk, me dekret të Sulltanit, ua mori shqiptarëve Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit e të Graçanicës (faltore katolike të ritit bizantinë) dhe ua dha serbëve. I dëboi priftërinjtë shqiptarë, ndërsa i solli priftërinjtë serbë, shkruan Mark Krasniqi.

Treqind vjet më vonë, në luftërat austro-turke (1664-1669), forcat arbërore me në krye Pjetër Bogdanin e çliruan Dardaninë. Pas vdekjes së ipeshkvit Bogdani e gjeneralit Pikolomini, forcat turke me pararojë serbët, bullgarët (pomakë) dhe tartarët e Krimesë  bënë krime të shëmtuara kundër arbërorëve në Prishtinë. Tartarët, turqit e serbët nxorën nga varri trupin e Pjetër Bogdanit.

Edhe këto krime duan t'i fshijnë nostalgjikët shqiptarë mu si i pastrojnë paratë e pista grupet mafioze? «

Shqiptarët, jo vetëm të Maqedonisë duhet ta dinë mirë që : » Shqiptarët katolikë të Shkupit ishin aristokracia e qytetit. Ata e formuan bërthamën e qytetit të vjetër, përtej Urës së Vardarit, ata i vunë bazat e shoqërive artistike e muzikore shqiptare jo vetëm për Shkupin, por për tërë Dardaninë, ata i dhanë jetë e gjallëri ish kryeqytetit të Shqipërisë dhe qytetit më të madh të Dardanisë. »

Shqiptarët, jo vetëm të Maqedonisë duhen ta dinë që : » Ipeshkvia shqiptare e Shkupit njihet seli kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit (1677-1689), Gjon Nikollë Kazazit (1743-1752), Ndre Logorecit (1888-1892), Lazër Mjedës (1909-1921), por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare, shenjtores Nënës Terezë (1910-1997). Kjo ipeshkvi është ndër më të vjetra në Gadishullin ilirik. »

Shqiptarët e mashtruar të të gjitha anëve duhet të dinë që : » Shqiptarët katolikë të Shkupit e morën rolin prijatar, ishin ndriçuesit e pjesës tjetër të shqiptarëve, sepse kishin mbaruar shkolla të larta në Itali e Francë, meqë në Shkup ishte vetëm një medrese turke, ku arsimoheshin edhe shqiptarët myslimanë. Administratën e pasluftës (1945)  e mbanin shqiptarët katolik në gjuhën shqipe, sepse të tjerët nuk dinin të shkruanin shqip, ndërsa sllavet ishin pakicë kombëtare në Shkup. «

Edhe serbët edhe turqit duhen ta dinë që : » Nga gjimnazi “Zef Lush Marku” i Shkupit dolën breza të artë të shqiptarëve të arsimuar, sot shtylla intelektuale në Maqedoni e Kosovë. Dëbimi i parë i madh i shqiptarëve katolik nga Shkupi nisi pas tërmetit të vitit 1963. Në emër të ndërtimit të Shkupit të ri, me ndihmat evropiane, qeveria sllave me mbështetjen e Beogradi ua konfiskoi pronat shqiptarëve katolik në qendrën e vjetër, për të ndërtuar apartamente shumëkatëshe, ku solli maqedonasit sllav nga Greqia. » Por serbët dhe turqit këtë shkollim nuk e duan.

Në valën e shkombëtarizimit qeveria maqedonase ua mori Ipeshkvinë dhe Katedralen. Në vend të fjalës shqipe që u predikua mbi 1500 vjet, sot predikohet në gjuhën sllave. Mbi njëmijë e pesëqind vjet ipeshkvit ishin arbëror-shqiptarë, sot është ipeshkvi slloven. Kjo është ndër kaptinat më të dhimbshme të deshqiptarizmit të Shkupit.

Edhe një gjë ju dashamirë të sllavizmit të tokave tona, që mashtroheni duke e mbrojtur  kohen osmane mos harroni se një ditë nuk do të  jemi këndej pari sikur të vazhdohet me kimat, gjylet, olsat.

Edhe kjo : » Nuk e kuptoj pse një kategori shqiptarësh dalin në mbrojtje të myslimanëve (turqve )  pa ua bërë zoti me borxh. Pse e marrin kambanën e ogiçit, ndërsa sillen si dele. Nuk e arsyetoj mllefin e zemërimin e tyre, sikur të ishin bijtë e sheikëve të Arabisë, që u rrezikohet nafta, ndërsa janë katundarë të Llapit, Gollakut a të Rrafshit të Dukagjinit, Shkupit e Tetovës, Dibrës e Kumanovës. Nuk e shkruan asnjë kritik kundër serbëve që na bënë të këqija me thes, nuk shprehen asnjë mllef sa për sy e faqe kundër turqve që gati na shfarosën. Serbin e turkun nuk e zënë në gojë. » Mjerim !

Gjakovë, 22.06.18

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7