Hyrje | Opinion | Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve'

Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve'

Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve'

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë  “Ditën e Donatorëve”

Nga Entela Binjaku

Siç është bërë edhe traditë e muajit Qershor, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë Ditën e Donatorëve. Në këtë ditë me rëndësi për Organizatën falënderohen të gjithë kontribuesit për mbështetjen që ofrojnë me synimin edhe të zgjerimit të familjes sonë se Donatorëve. Ky eveniment u organizua në datën 27 Qershor, në oren 11:00, pranë mjediseve te SOS Fshatit të Femijëve Tiranë, në Sauk. Takim u moderua nga një prej figurave më të dashura të ekranit e cila njihet edhe për prezantimet e shfaqjeve për fëmijë, Suela Demiri. Përveç mesazheve të ngrohta e humane, gazetarja e njohur pohoi edhe kontributin vetjak të ditës së djeshme që ajo e dhuroi për fëmijët e këtij fshati.

Në takim morën pjesë mbështetës të programeve të kësaj organizate në vendin tonë që në cilësinë e donatorëve i japin një frymëmarrje të mëtejshme mbështetjes për fëmijët, të rinjtë dhe familjet që ata të zhvillojnë dhe arrijnë potencialet e tyre. Takimi u çel me fjalën e mirëseardhjes e cila u mbajt nga Adela (Sefa) Maçi – Drejtore Kombëtare e Zhvillimit të Programeve.. Në fjalën e saj ajo theksoi:

Të nderuar miq,

Është kënaqësia ime t’ju uroj mirëseardhjen në emër te Drejtorit Nacional. Është privilegji im absolut që në emër të çdo fëmije, çdo të riu dhe çdo punonjësi të organizatës sonë, t’ju them para së gjithash një fjalë të thjeshtë, të ndjerë me zemër dhe të merituar nga të gjithë ju: “Faleminderit”. Kur ne para disa vitesh vendosëm si qëllim të ngrinim fonde nga donatorë lokalë, disa njerëz dyshuan që ne mund t’ia arrinim qëllimit; me sa duket ata nuk ju kanë pasur ju ne mendimet e tyre, sigurisht nuk kanë pasur parasysh as bujarinë tuaj. Nje thenie e vjeter e nje njeriu te mencur thote: asnje person nuk eshte nderuar ndonjehere per ate cfare ai ka marre; nderi dhe nderimi eshte shperblim per ate cfare njeriu jep; Sot nderi dhe mirenjohja ju takon juve; ju qe me mbeshtetjen tuaj kontribuoni per te zgjidhur nje nevoje te tanishme/immediate, perfitimet dhe efektet e se ciles do te shikohen afatgjate. Ushqyerja cilesore apo cilesia e mire e kujdesit shendetsor sot eshte nje kontribut me shume per nje shendet fizik me te mire neser; Kontributi juaj sot per te mbeshtetur femijet per te perballuar traumen e humbjes apo te ndarjes nga prinderit eshte investim per nje shendet mendor me te mire te femijes ne te ardhmen Investimi juaj sot ne edukim dhe arsimimin e femijes eshte garanci me e madhe per nje te rritur qe neser te jete kontribues i denje i shoqerise. Dhe te gjitheve ju, nderi ju takon jo vetem sot por edhe ne te ardhmen, kur te gjithe ne do te vazhdojme t’ju jemi mirenjohes. Ne kemi mundësinë që të shohim fëmijët tek rriten zhvillohen, tejkalojnë problemet e shumta dhe sigurisht kemi mundesinë të ndjejmë mirënjohjen e tyre te shprehur në veprimet, në sytë, në fjalët e mesazhet e tyre, mirenjohje qe ju takon pa diskutim edhe juve!

Në vijim për të pranishmit me synimin edhe për tu njohur me impaktin që ka pasur tek fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit të Fëmijëve kontributi i donatorëve, u shfaq një material filmik prezantues ku vetë ata në mënyrë të drejtëpërdrejtë pohonin historitë e tyre dhe hapat që kishin përmirësuar falë kontributeve të donatorëve.

Prezantimi i paketave dhuruese dhe ankandi “Mbështet dhe dhuro” ishin një nga çastet e rëndësishme të eventit, ku disa prej institucioneve rifirmosën kontratën e bashkëpunimit, të tjerë

u treguan të gatshëm të ofronin për herë të parë pasi u njohën me këto paketa. Të pranishmit ofruan kurse përgatitjeje profesionale, gadishmëri për festimin e ditëlindjeve për fëmijët, pajisje dhe mjete mësimore në prag të fillimit të shkollës, kurse për zhvillimin e talenteve, paketa mësimore për gjuhë të huaja etj.

Në kalendarin e tij të aktiviteteve përvec “Ditës së Donatorëve” SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, organizon aktivitetin “Java e Hapur” për festat e fundvitit dhe “Fushatën e Kartolinave” të krijuara nga vetë fëmijët. Rinovimi i kontratave që bëjnë donatorët, kontratat e reja të firmosura prej tyre, fushata e kartolinave etj., janë element shumë të rëndësishëm për ngritjen e të ardhurave, në mënyrë që fëmijët, të rinjtë dhe familjet që mbështeten direkt të kapërcejnë problematikat sociale dhe të jenë kontribues aktiv të shoqërisë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri vazhdon të punojë çdo ditë për të përmbushur misionin e saj: “ Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm”! 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7