Hyrje | Opinion | Fazli Maloku: Lamtumirë Bacë, Adem Demaçi!

Fazli Maloku: Lamtumirë Bacë, Adem Demaçi!

Fazli Maloku: Lamtumirë Bacë, Adem Demaçi!

Lamtumirë Bacë, Adem Demaçi!

Sot, ditë e shtunë, 28 korrik 2018, ju dha lamtumira Bacë, Adem Demaçit. Bacë, Adem Demaçi, tërë jetën e tijë mendoi, veproi, punoi duke ia kushtuar lirisë së Kosovës dhe bashkimit të Kosovës me Nënlokën Shqipëri. Bacë Ademi, edhe pse qëndroi plot 28 vite prapa grilave të burgjeve jugosllave, nga gjithësej 30 vite sa ishte i dënuar, jo vetëm që nuk u thye nga torturat shtazarake të UDB-ës jugosllave, ndaj tij u përdoren metoda të veçanta për "shpërlarjen " e trurit, ai nuk lëvizi për as një çast nga ideali i tij, nga rruga e tijë revolucionare, për çlirim të trojeve shqiptare të aneksuara dhunshëm nga Jugosllavia titiste dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë, por edhe nga çelia e burgut, ne që falë konspiracionit kishim mbetur jashtë burgut, na porosiste:"Vëllezër e motra. Mos u ligështoni.Sepse, pas dimrit përplot acar, vjen pranvera plot lule e behar. " Bacë Ademi, kishte shpirtin të lirë, dhe kurrë nuk e pranoi robërinë. Ai ishte dhe mbeti shëmbëlltyra për çdo shqiptar patriot, se si duhet dashtë Atdheun, se si duhet të jemi gjithëmonë në shërbim të popullit e atdheut. Bacë Ademi, porosiste: " Çdo shqiptar, pra se të shkon në shtrat për të fjetur, duhet ta pyes vetën. Ç'bëra sot për popullin tim?" Bacë Ademi, ishte dhe mbeti një figurë e madhe kombëtare, që rrallë përsëritet ose rilindë.

Vepra e Bacë Ademit si dhe shëmbëlltyra e tij në të gjitha segmentet e jetës, do të mbetët udhërrëfyesja e brezave për sot e nesër. Në këtë ditë të dhëmbshme për çdo shqiptar për humbjen e bacë Ademit,çka do që të thuash a të shkruash për këtë kolos kombëtarë, nuk kanë fare vlerë. Sot, rrugët e Prishtinës, kudo që kaloi kortezhi me funeralin e Bacë Ademit, u nderua nga mijëra shqiptarë, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga diaspora, pleq e të rinjë, burra e gra, shumica me sy të përlotur, nderuan Bacin e Madh të kombit. Munguan dhe u turpëruan si shumëherë më parë, drejtuesit e LDK-së!! Kur njeriu e njeh veprën madhore të këtij kolosi shqiptar, doemos do të ndjehet me nder dhe i privilegjuar që është shqiptar dhe është pjesëtar i gjakut dhe racës të Bacë Adem Demaçit.

Lamtumirë Bacë Adem Demaçi!

Lavdi veprës së Bacë Adem Demaçit!

E përjetshme do të mbetët kujtesa, ndërimi dhe respekti për JU!

Fazli Maloku, Prishtinë

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7