Hyrje | Reportazh | Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani

Nga: Pal Sokoli 

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal .  

Me 28.02.09

 Në vazhdën kremtimeve të  vazhdueshme të përvjetorit të pavarësisë se Kosovës në të gjitha trojet shqiptare  dhe jashtë saj,  edhe Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani me rastin e këtij përvjetori organizoj një tubim letrarë në Wuppertal-Gjermani.

 Në sallën e Klubit shqiptar “7 Shtatori” u tubuan  afër njëqind krijues dhe dashamirë të artit dhe kulturës shqiptare të cilët edhe shumica prej tyre ishin vet edhe krijues edhe interpretues të shkëlqyer të gjinive të ndryshme artistike.

 

 

Liman Zogaj- koordinator për manifestime të ndryshme artistike të LSHAKSH-në Gjermani, hapi takimin duke i përshëndetur dhe duke i uruar të pranishmit me rastin e përvjetorit të pavarësisë se Kosovës, dhe duke i ftuar në skenë grupin tani më të njohur “Kosova” qe vepron  në kuadër të LSHAKSH-së, me vallen “ Pavarësia” nen koreografinë e tij. Takimin letrarë e përshëndeti kryetari i Klubit shqiptar “7 shtatori” z. Behxhet Muçolli, duke i dëshiruar shkrimtarëve suksese te mëtutjeshme ne krijimtari të ndryshme letrare dhe artistike. Skenën e zuri artisti i Lidhjes z. Musa Mulolli, me disa recitime dhe interpretime me plot emocione, nga autor tanë, dhe qe u prit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit e mbrëmjes.

L

 

Për të lexuar punimet e veta letrare në skenë, z. Liman Zogaj u ftoj  poetin, dhe gazetarin i dikurshëm të i Radio Prishtinës z. Qamil Foniqi, i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë takim nga Roterdami i Holandës. Qamili se pari përshëndeti Lidhjen e shkrimtarëve në Gjermani, veprimtarinë e së cilës e përcjell me kujdes të veçantë, dhe për të cilët ka respekt për veprimtarin letrare dhe artistike qe bën në mërgatën Gjermane, pastaj  recitoj një cikël me poezi; “Dheu i atdheut”,”Dielli”,”Plisi” ,”Mikes”, “ Anatemës” ,Mbi të pa qenët ” dhe pastaj duke e mbyllur këtë cikël të bukur poetik me poezinë “Ëndrra”. Pastaj në skenë u ftua poeti, Shaban Cakolli,  i cili pasi përshëndeti të pranishmit, lexoj disa poezi nga veprimtaria e tij letrare te botuar në disa përmbledhje të gjinive të ndryshme poetike, të cilat u mirë priten nga të pranishmit e sidomos poezitë ; “ Ç´po bëjmë kështu”, ” poezi për Azem Shkrelin”, “Ndarje qe dhëmb” etj.

 

Pastaj në emër të Lidhjes. z. Hasan Qyqalla shpalli të shpërblyerit e mbrëmjes , dhe për  meritat e tyre, qe pastaj z. Liman Zogaj i ftoj në skenë tre shkrimtar dhe veprimtar qe të marrin shpërblimet e parapërgatitura nga kryesia e LSHAKSH-së. Për merita ne veprimtarin letrare dhe për merita për çlirimin e Kosovës; z. Martin Çuni,(kryetar i Lidhjes..) për merita në veprimtarin letrare dhe publikimin e veprimtarisë se Lidhjes, z. Shaban Cakolli, dhe z. Qamil Foniqi për krijimtari letrare. Te shpërblyerit u falënderuan dhe u shprehën se ndjehen te privilegjuar qe morën Mirënjohje nga LSHAKSH-ja. Martin Çuni falënderoj për shpërblimin dhe uroj “ qe ky takim të mbetet më i vogli takim letrarë “në veprimtarin tonë. Pal Sokoli (unë) pasi përshëndeti të pranishmit  për përvjetorin e pavarësisë foli shkurtimisht  për veprimtarin dy vjeçare të LSHAKSH-në Gjermani e cila themelet e saj i ka mu nga takimi i 09.12.2006 në Wuppertal, dhe deri me tani, ku u promovuan me dhjeta  vepra të ndryshme poetike, publicistike dhe monografike  nga autorë qe veprojnë ne kuadër të kësaj Lidhje. Pastaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij në gjuhën shqipe dhe gjermane, për hir të disa pjesëmarrësve gjerman në këtë tubim.

Liman Zogaj bëri një ndërhyrje artistike, me një skenë te shkurtër “Gjak po” qe përshkruante një fat historik të shqiptarëve nëpër shekuj. Musa Mulolli lexoj përshëndetjet qe na kishin dërguar shkrimtarë të ndryshëm nga larg dhe poezi për këtë  takimi p.sh: Mëhill Velaj nënkryetar i SHSHSHA,  Stampfort USA, me poezinë “Nëse kthehem njëherë”, të shkrimtares  Bajame Hoxha nga Brukseli-Belgjikë lexoj poezitë” Manushaqe”,”Mendo”dhe ”Guri”. Nga Kasam Shaqirvela, poezinë “Pritje shekullore”, pastaj përshëndetjet  nga Alma Papamihali, Çerkin Bytyqi, Hamza Halabaku dhe Lekë Prençi dhe Shqipe Demiri.

Poeti Halil Haxhosaj nga Gjakova, takimin tone e përshëndeti me poezinë  “Loja u plak” të cilën e lexoj Ilirianë P. Sokoli.

Pal sokoli

Naser Halili, sekretarë i Lidhjes.. lexoj poezi nga libri i Liman Zogajt “Kosovë nuk ta mora diellin”. Martin Çuni. lexoj fragmente  nga romani i tij ne botim”Bisedë me ndërgjegjen”me tematikë nga  shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, me titull simbolik “Eldorado në Turqi”. Vehbi Musa prezantoj  revistën letrare “Muza shqiptare” për të cilën  tha do të lenë gjurmë ne historikun e letërsisë shqiptare e sidomos asaj në mërgatë, pastaj lexoj poezinë e tij “Pelegrinazh në Kosovë”. Poeti Hasan Qyqalla lexoj gjithashtu poezi nga veprimtaria e tij, e sidomos me theks te veçantë poezitë; ”Ta bëjmë Shqipërinë”,”Kosovë fjala ime e fundit” dhe poezi tjera nga veprimtari e tij me e re. Edhe pse z. Liman Zogaj kishte edhe detyrën e prezantuesit, gjeti gjithashtu kohe qe të na lexoj diçka nga veprimtaria e tij me e re. Në emër te kryesisë, Pal Sokoli(unë) për aktivitet letrarë me një libër shpërblej z. Hasan Qyqalla, dhe për recitim-aktrim z. Musa Mulolli. Me recitime te poezive me tematik; Kosovën, pavarësinë dhe heronjtë tanë, mbrëmjen na hijeshuan edhe recitues të  shkollës shqipe të Wuppertalit si p.sh: Valdrina dhe Gentrit Rakaliu, Dardanë Muçolli, Herolinda Gashi  dhe te tjerë. Z. Liman Zogaj e përfundoj takimin duke i përshëndetur te gjithë te pranishmit dhe ne veçanti znj. Renate Fuss,mike e shqiptarëve qe na kishte nderuar me pjesëmarrje. Takimi u mbyll me disa valle me tematikë çlirimin e vendit dhe  të luajtura lehtë nga grupi i valleve “Kosova”, Abelinda, Abetare dhe Djellëza dhe Veneranda Zogaj, Norë dhe Alba Foniqi.

valle

Takimi zgjati edhe pas përfundimit të programuar duke u njohur me njeri tjetrin autorët dhe mysafirët e mbrëmjes. Ne takime te tilla bie në sy se gati te gjithë pjesëmarrësit ishin ardhur të organizuar familjarisht dhe në biseda me njeri tjetrin tregoheshin shumë të interesuar për organizime te tilla. Ndoshta po bëjë si apel të të gjithë krijuesit  sidomos në Gjermani  të mbështesim organizimet të tilla letrare, ti masivizojmë ato, të mobilizojmë prindërit e nxënësve të   gjuhës shqipe, ti organizojmë ata qe edhe fëmijët e tyre ta dëgjojnë  fjalën e shkruar direkt nga  krijuesit, ti motivojmë ata qe edhe vet të shkruajnë. Krijimtaria letrare e sidomos poezia, edhe në gjuhen gjermane është përqendruar në një elitë të ngushtë, por është e frytshme për aq sa mund ta bëjmë te arritshme edhe për gjeneratat e reja.  

salla

Per me shume foto ju lutem shkoni tek: http://merbraha.com/galeria/thumbnails.php?album=190

Komente (2 publikuar)

avatar
2009-12-19 15:21 +0000
arlind
0
avatar
Prend Qetta 2009-12-30 22:45 +0000
Te nderuar zoterinj dhe Vellezerit e mi te nenshkrur posht Artikullit te cilin e lexova me vemendje dhe siq ju lajmerova do te ju shkruaj per kete. Se pari ju kerkoi falje per nje paraqitje te shpejt per here te pare, por me besoni se kohen e kisha shum te kufizuar. U paraqita ashtu sepse une kam besimin e juaj te plot sikurse tek vellezerit e nje gjaku. Pasi qe e lexova kte shkrim me duhet ta jap vlersimin tim profesional. Se pari ju keni bere nje pun te madhe sepse ne nje menyr ju jeni munduar ta shprehni angazhimin tuaj per vendin am. Mirpor per hir te realitetit me duhet te them se shkresa nuk i ka arritur vlerat shkencore ne njeren an, si dhe ato politike per qka edhe eshte dedikuar ne anen tjeter dhe si e till nuk i kontribuon ne as nje menyr situates se krijuar ne Shqiperi. Mendimi im, ju nuk jeni fajtor per kete por fajin e kan ata ne Shqiperi pa dallim partish sepse jan sherbyer me metodat e stervjetruara tani. Shqipria eshte nje vend ne tranzicion e cila me shum veshtersi po e merr veten e sidomos kur kihet parasysh se ne qfar niveli ekonomik e besa bes edhe politik ishte para dy dekadave qe e karakterizonte nje varferi e skajshme. Per te qene me konkret, kur po i beja disa studime ketu ne nje Universitet te Connecticut-it te cilave do te ju qendroi besnik gjat tere jetes sime nder Temat e shumta e kemi rrahur edhe problemin e 'Vendeve ne Tranzicion'. Kur u referohem ketyre studimeve kjo qe po ndodh ne Shqiperi na del si e tepruar dhe e stervjetruar. Faktori nderkombetar eshte shum i rendesishem dhe ka pesh jo vetem ne rastin e Shqiperis por ne tere Globin andai ai e ka vlersimin per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 shum te sqaruar pa u permbait ne vullnetin e partive por vetem sipas deklarimit te popullit. Sipas rregullave Nderkombetare paqartsit zgjidhen ne menyr Institucionale, me Ligj. Mirpor nuk perjashtohet mundesia e marrjes se pushtetit me dhun, grushtshtet, atentat etj, etj. kush esht i fort ai nuk te pyet fare. Ne Vellezer nuk duhet ti nenqmoim edhe te arriturat ne shqiperi gjat ketyre dy dekadave. Gjithmon duke ju referu ketyre studimeve, por edhe fal ndihmes Vllezerore te Kombeve mike jan bere hapa gjigand: U thye Diktatura me e eger ne bot, ka filluar nje zhvillim i mirefillt ekonomik, diskutohet ndryshe ne Politik, pastaj eshte bere njohja e pavarsis se Kosoves, si the po diskutohet per te drejtat e Shqiptarve ku do qe jan, gjera qe nuk besoi qe do te ishin arritur pa nje Shqiperi demikrtike siq e kemi tash. Une personalisht jam nje Refugjat i debuar me dhun nga Diktatura Jugosllavo Komuniste e cila na dogji per se gjalli andai gjdo gja socialiste eshte djallzore per ne Shqiptaret, pra edhe Socializmi apo Komunizmi Shqiptar. Komunizmi nje Emer ka. Si do te ju duket ne ket rast kur disa oficier te diktatures Shqiptaro Komuniste i ndegjon tani ketu ne SHBA kur flasin aq me madheshti per socializmin Jugosllav dhe vellezerit e tyre Serbo Komunist. Sa ma kan djegur Shpirtin keto edhe ma shum se sundimi Otoman si dhe vet ai Serb. A e thuani ju qe une ta mbroj Zotrin Rama i cili me te vertet eshte nje Komunist i perbetuat. OK. do ta mbroim apo jo Vllazer ta Diskutoim se bashku ne menyr Vlezerore, do te jem i hapur gjat tere kohes. Per fund dua te shprehem edhe per Shoqaten qe per her te par e degjova. Ketu ne SHBA jan krijuar shum Shoqata por po kontribuoin aq pak sa qe nuk e meritoin te jau zesh as emrin, shum prei tyre po i beine konkurrenc edhe 'Vatres' qe u themelua nga Noli i Yne i MADH dhe i pa Vdekshem.
Ju pershendes perzemersisht ne menyr Vllazerore duke ju uruar edhe Festat e fundvitit!
Perhere i juaji Profesor Prend Qetta - Magjister i Shkencave Politike, Maredhanie Nderkombetare.




Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan,rreth acarimit te situates politike ne Shqiperi.


Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan,si dhe Diaspora jone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ,po perciellin me vemendje te madhe dhe keqardhje,ngjarjet e koheve te fundit ne Shqiperi dhe jane teper te shqetsuara,per situaten e renduar qe po kalone aktualisht vend yne,qysh pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit 2009.
Problemet e shumta,qe u vrejten ne kete proces zgjedhor,si dhe te metat e dobesite,qe u konstatuan gjate ketyre votimeve,treguan edhe nje here qart,se ne Shqiperi nuk po realizohen akoma zgjedhje te qeta,te ndershme dhe te drejta e sipas standarteve nderkombtare qe kerkone koha dhe demokracia eshte ende larg, e pa konsoliduar dhe e brishte.
Keto parregullsi serioze e te papranueshme per nje shoqeri demokratike,qe flasin dukshem edhe per abuzime me voten e popullit,cuan drejt per se drejti ne acarimin e marrdhenieve midis dy partive kryesore,asaj Demokratike ne pushtet dhe Partise Socialiste ne opozite,mosnjohjen e zgjedhjeve te reja,bojkotimin e Parlamentit dhe perkeqsimin e klimes politike ne vend.
Kerkesat e vazhdueshme dhe te drejta te Partise Socialiste dhe aleateve te saj,per te hapur nje pjese te kutive te votimit,rinumruar votat dhe bere transparent procesin zgjedhor atje ku ka dyshime, kane hasur ne rezistencen e prere te Partise Demokratike,e cila e kundershtone kategorikisht nje veprim te till,duke nxierre perpara si tabu justifikuese vendimin e nje gjykate,qe i ndalone gjoja rreptesisht nga ana ligjore procedura te tilla.
Mungesa e vullnetit te mire,deshires dhe predispozicionit te lidereve tane politik,per tu marre vesh dhe bashkpunuar ngusht midis tyre,si vellezer e shqiptar dhe perfaqsues te popullit te vet,ne zgjidhjen e ketij problem kaq te mprefte,madhor e me interesa jetike per kombin tone,si dhe bajraktarizmi i shfrenuar mesjetar,i ka vendosur ata ne pozicione e qendrime jo normale,duke u pare me armiqesi dhe si kundershtar te papajtueshem.
Kjo fryme intolerance,e nisur thjeshte per interesa personale e grupi,i ka nxitur ata qe te ndermarrin edhe veprime ekstreme,teper te nxituara e gabuara,duke sulmuar dhe fyer me ashpersi njeri-tjetrin,nepermjet nje fjalori te ulet e cinik,i cili nuk duhet te perdoret as nga qytetar te thjeshte te shoqerise tone demokratike ne kohen qe jetojme.
Qendrimi i vendosur i Partise Socialiste ne pretendimet e saj,per fallsifikim votash e manipulim zgjedhjesh ne shume zona,si dhe mos plotesimi i kerkesave nga pushtetaret e mazhorances rreth ketij problemi,ka bere qe ajo ti drejtohet elektoratit te vet,ne rrethe e shkalle kombtare dhe e ka ngritur ate ne demonstrata masive e paqesore,te cilat mund te behen shkak per konfrontime e gjakderdhje ne Shqiperi.Kjo situate e tensionuar eshte bere mjaft kritike dhe mund te shkoj drejt eskalimit te saj,duke u shndrruar edhe ne nje konflikt civil e vella-vrases,i ngjashem me tragjedine e zeze te vitit 1997,i cili mund te vere ne pikpyetje edhe egzistencen e shtetit shqiptar.
Keto ngjarje te irrituara, kane prishur imazhin dhe ulur prestigjin e Shqiperise ne bote,duke demtuar keshtu jo vetem interesat e popullit tone,por edhe te shqiptareve ne Mal te Zi,Serbi,Maqedoni,Greqi e tj,si dhe ato te bashkekombesve tane ne shtetin e ri te Kosoves ,e cila ndodhet ne procesin gjyqsor nderkombtar te Hages,qe kane ngritur okupatoret serb kunder Pamvarsise se Prishtines.Nje situate e till eshte ne favor dhe po i sherbene vetem klaneve te caktuara,shoviniste e antishqiptare ne Beograd, Cetinje,Shkup,Athine,Bukuresht,Moske,Madrid e tjere,te cilet na kane vrare, masakruar e terrorizuar vazhdimisht neper shekuj,duke na grabitur me force e dhune me shume se shtatedhjete perqind te trojeve tona dhe ndare e coptuar ne pese shtete.Ne keto momente kaq delikate ne u bejme apel te gjitheve e vecanrisht lidereve tane politik,qe ti therresin llogjikes ,ulin tensionin e gjakrat dhe te bashkpunojne sinqerisht e vellazerisht midis tyre,pamvarsisht nga bindjet politike e perkatsis partiake ,pasi me te huajet(grek,apo sllav) ata dine te sillen mire e urt,i bejne shok,miq e vellezer dhe i respektojne me nje servilizem te tepruar e te panevojshem.Ata duhet te largohen urgjent nga keto aventura destabilizuese,qe mund te na cojne ne gremine, e te kthehen nga e mbara,duke shkuar drejt vellazerimit,zhvillimit,perparimit, demokracise dhe integrimit europian,sepse kane ne dore fatet e shqiptareve e te kombit dhe jane te detyruar qe tu sherbejne vetem interesave te tyre,ne qoftse duan te rrine ulur ne keto karrike e poste te larta qe u ka besuar e dhene sovrani.
E kemi per detyre dhe e ndjejme si obligim atdhetar,qe tu themi hapur edhe disa pseudoliderve politik,amoral e teper te djallezuar,te cilet nuk e kane per gje fare,per ta lene e braktisur shqiperine ne mes te flakeve dhe per t’ja mbathur neper buzuqet greke,qebaptoret turko-arabe dhe kabarete sllavo-rrumune,qe te kene kujdes,se po bejne pazare e lojna teper te rrezikshme pas shpine dhe po i hedhin zjarrit benzine,per te perfituar sa me shume per vete nga kjo situate e ndere,duke shumefishuar milionat e dollareve te tyre,te vena me vjedhje, korrupsion,kondrabande e krime te tjera ,ne kurriz te popullit te varfer shqiptar, i cili nuk do t’ua fale kurr nje spekullim te till.
Duke e pare me syrin kritik kerkesen e opozites,per hapjen e nje pjese te kutive te votimit,ku pretendohet se fshihen parregullsite,si dhe numrimin e votave te tyre,e cila mund te qetesoj e stabilizoj situaten,ne e shikojme ate si nje veprim te nevojshem e normal dhe e konsiderojme mjafte te drejte e parimor,qe duhet ta bejme te gjithe se bashku e me kujdes edhe ne qoftse ekzistone ndonje barriere shabllone e formale ligjore per kete ceshtje,qe nuk i sherbene askujt dhe behet pengese per te fuqizuar drejtesine,demokracine dhe shtetin ligjor ne vendin tone.
Te nisur gjithmone nga qellimi i mire dhe pa marre anen e askujt force politike,ne i bejme thirrje Presidentit,Parlamentit,Qeverise,lidereve politike te partive shqiptare dhe drejtueseve te institucioneve te ndryshme te shtetit,qe ti dalin zot vendit dhe te japin kontributin e tyre imediat,duke perdorur tere aftesite,mundesite dhe kompetencat qe u njehe ligji,funksioni e detyra per nxitjen e frymes se mirkuptimit e te bashkpunimit,shendoshjen e gjendjes dhe nxierrien urgjentisht te vendit nga kriza e ngerci politik,ne te cilin eshte futur prej disa muajesh.

Keshilli Drejtues: Themi J.Tushe
Pashko Rr.Camaj
New York 12, 03, 2009.
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7