Hyrje | Revista + VIP | Ami: Po mobilojme shtëpine tone, ende asnjë plan per martese

Ami: Po mobilojme shtëpine tone, ende asnjë plan per martese

Ami: Po mobilojme shtëpine tone, ende asnjë plan per martese

 

 

 

E porsa kthyer nga Spanja, me një gamë të gjërë fustanesh, tendencat më të fundit të 2009-s dhe me një vizion më të qartë në përmirësimin edhe më tej të agjencisë që ka krijuar bashkë me të fejuarin. Amarda Toska, shumë e dashur për të gjithë dhe e njohur si Ami, mezi ka përfituar për të bërë disa ditë të shkëputura pushimi, për shkak të një sezoni tepër të ngjeshur me dasma. Në këtë intervistë për “Bluetooth” ajo rrëfen sezonin e ri dhe synimet në aktivitetin privat si dhe të dhënat më të fundit rreth jetës private.

Keni patur një sezon mjaft të ngjeshur pune dhe kjo bëri që pushimet tuaja të ishin të vonuara. Ku dhe si i kaluat ato?

E vërtetë, kemi qenë shumë të zënë. Kemi një punë që na çon edhe në punë edhe me pushime. Në fakt pushimet kanë qenë paksa të vonuara duke qenë se kemi patur mjaft organizime dasmash dhe ceremonish. Kemi patur shumë organizime në Durrës dhe kjo ka bërë që të përfitonim për ndonjë ditë plazhi apo për të bërë diçka tjetër. Më pas kemi bërë disa ditë pushimi në Jalë, pesë ditë pushimi në Turqi. Kemi vetëm tre ditë që jemi kthyer nga Spanja, pas dhjetë ditësh qëndrimi aty. Kemi zgjedhur fustanet e nuseve atje por jo vetëm, pamë formatin e agjencive martesore spanjolle dhe u munduam të bëjmë një krahasim. Ne kemi një treg disi ndryshe këtu. I pamë me syrin kritik. Ndërkohë gjetëm edhe pak kohë për të pushuar vetë. Ishin pushimet më të bukura që mund të kemi kaluar ndonjëherë. Qëndrimi në Turqi ishte duke lënë jashtë punën, pra një relaks total.

Si e organizonit ditën?

Në Turqi ishte tërësisht akomodimi në resort. E gjithë dita ishte për argëtim. Zgjoheshim në mëngjes kur të donim, plazhi, drekat dhe darkat si dhe udhëtimet që mund të organizoheshin.

Tashmë nis dhe sezoni i ri në Agjencinë tuaj, do të ndiqet ndonjë strategji tjetër?

Filozofia është e njëjtë.ne i ofrojme klienteve komoditetin per te vazhduar punet e tyre nderkohe qe ne merremi me cdo detaj te eventit te tyre.per sa i perket dasmave dhe vecanerisht fustaneve ne sapo jemi kthyer nga spanja dhe kemi bere porosine e 2009 ku ka nje game te gjere stilesh dhe modelesh te cilat do ti ofrohen klienteve tane vetem pas 1 muaji. Unë jam e mendimit që fustani më i bukur është ai që rri mirë dhe pershtatet me fizionomine e trupit dhe karakterin e vajzave . Agjencia tashme eshte e konsoliduar dhe ne po mendojme per zgjerime te metejshme. Kemi një staf prej 32 vetash dhe fatmiresisht jemi te gjithe te mbushur me ide novatore per tregun Shqipetar. Përsa i takon punës tonë dhe sugjerimeve që u japim klientëve nuse, përzgjedhja bëhet në bazë të shumë komponentëve. Bashkë me vajzat e mia në agjenci që më ndihmojnë, dhe që janë shumë të afta fillimisht nisemi nga preferencat që kanë klientet e më pas Më pas nisin sugjerimet tona duke kuptuar dhe me mire tipin dhe preferencen e vajzave. Nëse klineti nuk është i sigurt për zgjedhjen që do të bëjë vetë, merr ndihmën tonë. Provë pas prove fustanet seleksionojnë njëri-tjetrin dhe vendoset.

Merreni me kaq shumë raste për të organizuar në mënyrë perfekte një ceremoni martesore. Po dasmën tuj kujt do t’ia besonit?

Vetëm dhe vetëm stafit te agjencisë tone ,sepse ketu cdo ide vihet ne zbatim dhe cdo enderr merr jete!

Dhe meqë jemi tek dasmat, ndonjë plan i afërt për martesë?

Nuk është se kemi bërë ndonjë plan dasme. Asgjë konkrete. Ende vazhdojmë të rrimë veç e veç në shtëpitë tona. Jemi duke mobiluar ndërkohë shtëpinë tonë të përbashkët.E kemi marrë me nge. Ne jemi gjithë ditën bashkë në fund të fundit...

Një bebe do ta mendonit para apo pas dasme?

Pas martese. Për mua nuk ka kuptim një martesë pa fëmijë. Që do të thotë, nëse ne vendosim që të martohemi, atëherë menjëherë do të vijë edhe fëmija. Martesa eshte nje hap me shume ne jetet tona,pergjegjesi me e madhe dhe sigurisht nuk behet pa nje qellim.

 

 

 

 

Duke qenë se jeni gjatë gjithë kohës në punë bashkë me Ermalin. Cili nevrikoset më shpesh. Hasni në vështirësi me njëri-tjetrin?

Puna ka ulje-ngritjet e veta. Ka shumë kënaqësi kur bëhen p.sh udhëtimet e punës ne të cilat ka shume lodhje por edhe shume kenaqesi ama duke qene se je gjithmone ne levizje duke pare vende te reja.Une Mund të dukem e qetë por edhe nevrikosem shumë kur jam me tensionin e punës. Jemi njësoj në fakt, nuk ka dallim.Mbase ne pune nevrikoset më tepër ai që ka përgjegjësinë më të madhe për ate pergjegjesi qe i eshte ngarkuar.

Sa kohë e lirë ju mbetet për të dalë bashkë, jashtë agjencisë?

Ne thuhet që rrijmë bashkë gjithë ditën por e kuptojmë pasi kanë kaluar disa ditë që na kanë ikur pa pirë asnjë kafe me njëri-tjetrin jashtë agjencisë. Sepse dita kalon së bashku por me punë.Megjithate rendesi ka qe e kapim situaten shpejt dhe organizojme dicka te momentit jashte agjencise.

Nisur nga këto, në familje duhet të jeni pak e pranishme apo jo?

Po, e vërtetë. Familja fatkeqësisht më sheh dhe e shoh shumë pak. Motra ime është e martuar dhe ka një familje më vete. Kam kontakte shumë të shpeshta me ta por fizikisht shihemi më pak, vetëm gjatë darkës pasi jam e zënë gjatë gjithë ditës. U jam borxhlie per kohen e ikur qe nuk e kam kaluar mjaftueshem me ta por jam e lumtur qe prinderit e mi me kuptojne dhe per me teper me mbeshtesin ne punen qe bej.

Marrëdhënia me motrën?

Shumë e mirë do të thoja, si shoqe. Është 7 vjet më e madhe dhe gjithmonë ka qenë si pikë refermi për mua.Eshte nder personat e vetem fjalet e se ciles me bejne te mendohem 2 here.

Aktiviteti më i afërt që do të shkoni për t’u zbavitur?

Mezi po presim koncertin e Madonnës në Budva. Kemi prenotuar biletat dhe do ta shohim live.


Gazeta: Bluetooth

Komente (1 publikuar)

avatar
suzana 2010-01-07 09:56 +0000
shum e lezetshme
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7