Hyrje | Revista + VIP | Flori Mumajesi pas ndarjes me Sonin brune, tani në shoqërinë e një biondeje

Flori Mumajesi pas ndarjes me Sonin brune, tani në shoqërinë e një biondeje

Flori Mumajesi pas ndarjes me Sonin brune, tani në shoqërinë e një biondeje
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
Flori Mumajesi ka qenë shumë i rezervuar kohët e fundit. Më pak i shfaqur në publik dhe më shumë këngë që mbajnë firmën e tij, u desh festivali i Këngës në RTSH, dhe festa e mbylljes, që ai të shfaqej. Dhe jo vetëm, por në shoqërinë e një vajze të re...

Bjondja Enigmatike

Në festën e organizuar në ambientet e “Piano Bar”-it, lokali i Kujtim Prodanit, ishin pothuaj të gjithë këngëtarët dhe organizatorët e festivalit. Mungonte
Soni Malaj, e cila mesa duket mbeti e zhgënjyer nga vlerësimi i jurisë, që e renditi të 16-ën. Por nuk mungoi Flori Mumajesi, kompozitori i këngës “Zona Zero”, e prezantuar si kënga e dashurisë së tyre. E ndryshe nga kompozitorët e tjerë, që i ndoqën këngëtarët gjatë provave, Flori nuk u pa asnjëherë në Pallatin e Kongreseve në ditët e përgatitjes së festivalit, edhe pse kishte hyrë në konkurrim jo me pak ambicie, pse jo për të fituar. Ai ishte i fundit që mbërriti në festën e së dielës, i shoqëruar nga dy vajza të panjohura, një bionde dhe një brune, me të cilat ka qëndruar gjatë gjithë kohës në banakun, në hyrje të bar-it. Ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit, dhe ajo që u vu re ishte se nuk u bashkua me grupet e artistëve të tjerë, që ndodheshin aty. Fotografi ynë ka fiksuar momente intime mes tij dhe vajzës bionde që shihni në foto, e cila mund të jetë e dashura e re, edhe pse asgjë më shumë nuk dihet për të. Gjatë gjithë qëndrimit së bashku, ata janë parë të qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, duke lënë përshtypjen e një lidhjeje në fillimet e saj.

Mungon Soni

Soni Malaj ishte e vetmja këngëtare, që mungonte në festën e së dielës, edhe pse siç ka pohuar vetë komunikimi mes saj dhe Florit tani është thjesht me kolegësh. “Zona zero”, që ishte lançuar nga vetë ata si një nga këngët më të bukura, frymëzuar nga lidhja e tyre, u pozicionua e 16-ta, me 44 pikë. Të dy kanë qenë në dilemë për tekstin, deri pak ditë para festivalit derisa Flori ka marrë përsipër t’i shkruajë vetë vargjet, i ndihmuar dhe nga Pirro Çako. Edhe pse ribashkimi i tyre për të marrë pjesë në një konkurrim të tillë u komentua nga artistët si thjesht muzikor, gazetat rozë e përfolën si një rikthim në historinë e dashurisë. Këtë këngë ritmike, që fillimisht kishin menduar ta përfshinin në albumin e Sonit, pohuan se e kishin ruajtur si “gur rezervë”, për të bërë sukses në muzikë. I vetmi sqarim që dhanë për ndarjen ishte se bashkëpunimi vazhdonte ende se nuk kishin akumuluar inate ndaj njëri-tjetrit. Gjithsesi në këtë konkurrim duhet thënë se Soni nuk shkëlqeu. Edhe pse është këngëtare e pëlqyer për perfomancën e saj skenike, në këtë festival tregoi që nuk ishte aq e zonja për të përballuar të kënduarin “live-”, gjë që nuk kërkonte shumë profesionalizëm për t’u kuptuar.

Flori dhe Soni pas ndarjes

Një jetë ndryshe për Florin, dhe shumë orë në studion e tij. Ashtu si kompozitorët e tjerë, të cilët kanë zgjedhur studiot për të punuar dhe për të kaluar kohën e tyre, edhe Flori ka zgjedhur këtë rrugë. Vendosi t’u bëjë “block” gazetarëve, e të mos flasë për jetën private, duke u sjellë si një VIP i vërtetë, e duke e menduar këtë si një strategji shumë të mirë për të patur sukses. Tani kompozon për shumë këngëtarë të njohur e të panjohur. Pas ndarjes nga Soni, gazetat shkruan për një miqësi të re me Elvana Gjatën, të cilën edhe e menaxhon si këngëtare. Por asnjëherë s’u pranua as nga Flori dhe as nga Elvana, e cila më parë kishte qenë shoqe e ngushtë me Sonin. “Fluturimi 3470” ishte kënga, që i bëri të shfaqeshin si dueti më romantik i nëntorit të kaluar në “Kënga Magjike”. Ishte koha kur çifti më i përfolur i vitit ndiheshin në kulmin e dashurisë për njëri-tjetrit, dhe të suksesit të tyre në muzikë. Por në art ka edhe kompromise! Tani që janë ndarë, pse jo mos ta shfrytëzojnë atë lidhje dhe për komerc ?! Kështu që për të bërë bujë sërish, menduan të rishfaqen edhe një herë të dy me një këngë. Dhe pavarësisht se nuk u pëlqen të jenë qendër e vëmendjes në faqet rozë të shtypit, në këtë rast e “shfrytëzuan” të kaluarën e tyre për të bërë “skup” në festival, e për të kthyer vëmendjen e të gjithëve. Lidhja e tyre nisi para gati dy vitesh, dhe ata së paku prezantoheshin si çifti ideal, që shfaqeshin kudo bashkë dhe madje putheshin në skenë. Se si vazhdon miqësia e tyre tani, pavarësisht thashetheme për një rikthim, atë e dinë vetëm ata.


PanoramaPlus

Komente (4 publikuar)

avatar
arijeta 2009-06-08 14:38 +0100
haha ku je more ti ska fjal per ty veq vazhdo se shum i mir je edhe ma mi mir ishe kan nese ishe bashk me sonin veq nejse ni kang te mir qite edhe shkruj tekste te mir per kengeter te tjer ok tung je ma i forti mos lodhej e sukses ne jeta arijeta
0
avatar
ola 2009-12-18 05:13 +0000
je 1shhhhhhhhhhhhh lere ate meloken sonyn ma ka ate buzen si vace zela je cun tirone zenelt apo jo
0
avatar
Megi 2010-01-18 10:18 +0000
s'besoj se Flori esht lidh me ate flokverdhen po edhe sikur eshte pun e tyre kshu qe ju "paparacet" mos nderhyni .......... Flori vec vazhdo se je 1-sh per zotin <3
0
avatar
arta 2010-01-25 12:28 +0000
je shum i mire flori,te adhuroj shume mbi te gjithe kengeteret je ma i miri ka dicka shume te vecant tek ty qe me behen te ndihem si ne enderr ku ndegjoj kenget e tua
je fantastik flori
0
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7