Hyrje | Revista + VIP | Arben Derhemi dhe Iva Korumi, në pritje të një vajze para martese

Arben Derhemi dhe Iva Korumi, në pritje të një vajze para martese

Arben Derhemi dhe Iva Korumi, në pritje të një vajze para martese

Aktori i njohur Arben Derhemi dhe prezantuesja e “Top Albania Radio”, Iva Korumi kanë vendosur t’i...

Aktori i njohur Arben Derhemi dhe prezantuesja e “Top Albania Radio”, Iva Korumi kanë vendosur t’i japin kuptim tjetër fejesës së tyre, me sjelljen në jetë të një bebi. Vetë Iva ende 25 vjeç, ka postuar disa foto të fundit në profilin e saj në facebook, ku bie në sy shtatëzania, ndërsa ka festuar përvjetorin e 30-të të motrës së saj më të madhe Erla, dikur prezantuese e hitparade-it muzikor në televizionin lokal të Elbasanit. Çifti ka pohuar mes miqsh se fëmija që do të sjellin në jetë shumë shpejt është vajzë, ndërkohë që janë duke menduar dhe për një ceremoni martese. Iva, bukuroshja bionde që më parë është parë si prezantuese e një emisioni për të rinj në “Vizion Plus”, ndjek ndërkohë studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Lidhja e saj me Arben Derhemin ndodhi disa vite më parë, pas një njohjeje në ambientet e “Vizion Plus”, atëherë kur Derhemi punonte në këtë televizion, si zëri i reklamave dhe spoteve të ndryshme. Ata e kanë ruajtur lidhjen e tyre të pa komentuar nga mediat, dhe paparacët.

Por ndërkohë janë parë si një çift shumë i dashuruar dhe që nuk ndahen asnjëherë nga njëri-tjetri. Nuk dihet shumë për projektet artistike në teatër të Arben Derhemit, ndërkohë që pak muaj më parë ai ishte pjesë e një seriali televiziv, që nisi “Top Channel”, me aktoren italiane Maria Gracia Kuçinota, por që u la në mes. Gjithsesi i urojmë Derhemit të shijojë tani ardhjen në jetë të vajzës! Përsa i përket Ivës, siç e shihni në këto foto duket se shtatëzania nuk ia ka ndryshuar fare për keq linjat e trupit, madje e ka zbukuruar edhe më shumë. Portreti i saj i qeshur ka mbetur po i njëjtë, dhe po ashtu me sharmin e biondes së ëmbël, edhe pse ngjyra origjinale e flokëve të saj është brune. Vite më parë së bashku me motrën Erla ato vendosën ta ndryshojnë ngjyrën e flokëve, duke u identifikuar të dyja si bionde. Ndërkohë që Iva, e cila që adoleshente u bë e njohur nëpërmjet ekranit me disa emisione rinore në “Tv Shijak” si fillim, e më pas në “Vizion Plus” me programet “Top 20” dhe “Friends”, ka disa vite që nuk del fare ekran duke iu përkushtuar radios.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

5.00
Powered by www.merbraha.com v4.7