Hyrje | Revista + VIP | PIRRO ÇAKO, Shtyn gjyqin e divorcit me Invën, kontradikta për djalin dhe apartamentin në Paris

PIRRO ÇAKO, Shtyn gjyqin e divorcit me Invën, kontradikta për djalin dhe apartamentin në Paris

PIRRO ÇAKO, Shtyn gjyqin e divorcit me Invën, kontradikta për djalin dhe apartamentin në Paris

Divorci më i përfolur vitit mes çiftit VIP, Inva Mula e Pirro Çako, nuk dihet se sa mund të

Divorci më i përfolur vitit mes çiftit VIP, Inva Mula e Pirro Çako, nuk dihet se sa mund të zgjasë. Kjo për faktin se kantautori Pirro Çako, i cili është në pozitën e të paditurit, gjithmonë gjen shkak për ta shtyrë procesin, duke nxjerrë justifikime të ndryshme. Është komentuar kjo si një lloj “hakmarrje” e artistit ndaj padisë që i bëri bashkëshortja Mula, e përfolur në të njëjtën kohë për një lidhje dhe plan të shpejtë martese me biznesmenin kosovar, Et’hem Ramadani. Ndryshe ka ndodhur me sopranon, e cila edhe pse ka kërkuar shtyrje të gjyqit dy herë, e para për pamundësi për të qenë e pranishme dhe herën tjetër për problem shëndetësor, ka vazhduar t’i qëndrojë besnike vendosmërisë së saj për ndarje, duke mos krijuar asnjë iluzion ribashkimi me kantautorin. Ndërkohë që Pirro sapo ka kërkuar një shtyrje tjetër. Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e palës së paditur për t’i lënë kohë çiftit të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë për ushtrimin e përgjegjësisë prindërore të përbashkët me qëllim mirërritjen e djalit. Ndërkohë që është shtyrë seanca gjyqësore për në datën 10 shtator 2009, e përcaktuar të zhvillohet në orën 14.00. Palët kanë marrë tashmë dijeni për seancën e radhës. Edhe pse dy artistët nuk kanë pranuar të japin komente të mëtejshme thuhet që arsyeja pse Pirro po e shtyn gjyqin sa më shumë të jetë e mundur është se ndoshta shpreson që Inva të ndryshojë mendje. Por ky mund të konsiderohet një opsion ndërkohë që dy problemet kryesore, ku pritet që Shtyn gjyqin e divorcit me Invën, kontradikta për djalin dhe apartamentin në Paris PIRROÇAKO çifti të ketë mosmarrëveshje janë përgjegjësia mbi djalin, si dhe apartamenti i përbashkët që kanë në Paris. Sipas një kronologjie të zbardhur nga Gjykata e Tiranës, deri tani shumica e seancave janë shtyrë për shkak të tij, i cili duket se nuk ka qenë shumë i vendosur. Nga ana tjetër Inva ka qenë më e përgatitur gati çdo seancë, ndërsa nuk dihet ende nëse ajo do të jetë e pranishme në seancën e radhës, pasi nuk e ka të domosdoshme prezencën dhe mund të përfaqësohet nga avokati i saj, ashtu si Pirro. Seanca e fundit e gjyqit u mbajt më 17 korrik, ku u diskutua kujdestaria e djalit të tyre 15-vjeçar Anthony, që tashmë jeton me të ëmën në Paris. Edhe atij i duhet të vendosë vetë se me cilin nga prindërit do jetojë, edhe pse dihet që jetën e ka të lidhur me Parisin pasi atje është rritur dhe po shkollohet. Në seancën e fundit Pirro ishte i pranishëm ku dhe mori përgjigjet me korrespodencë që Inva i kishte dërguar nëpërmjet avokatit të saj. Në përgjigjet që i kthente Pirros, Inva Mula i shpjegonte se gjithmonë ka qenë një nënë e mirë dhe është përkujdesur për djalin e saj.Në seancën e shtatorit pritet që gjykata t’i japë zgjidhje kujdestarisë së djalit, dhe çifti të vendosë divorcin e tyre. Kërkesa civile për divorcin e çiftit të njohur është depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Rrethit të Tiranës më datën 1 prill të këtij viti nga ana e avokatit të sopranos, Petrit Çomo. Gjyqtarja që po shqyrton çështjen është Elona Gjoka. Deri më sot janë shtyrë gjithsej tetë seanca gjyqësore Seanca e parë përgatitore e datës 1 prill, u shty për faktin se pala e paditur rezultoi të mos kishte marrë dijeni. Po ashtu seanca e dytë e caktuar në 5 prill u shty për në datën 22 prill për faktin e kërkuar nga paditësja Inva Mula, pasi nuk kishte mundësi të paraqitej në proces. Më datë 14 maj çështja e divorcit kaloi në seancë gjyqësore dhe u vendos data 2 qershor, seancë që u shty sërish pasi pala e paditur kërkoi kohë të përgatisë pyetjet në lidhje me shpjegimet e palës paditëse. Por sërish kishim të bënim me shtyrje pasi Pirro kërkoi kohë të përgatisë pyetjet në lidhje me shpjegimet e Invës, dhe kështu seanca e radhës u vendos më datë 5 qershor. Por as kjo seancë nuk u zhvillua, kësaj here një shtyrje e kërkuar nga Inva, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor, ndërsa u vendos një datë tjetër që ishte 29 qershori. Edhe për këtë seancë pati kërkesë për shtyrje pasi Gjykata vendosi të pranonte kërkesën e përfaqësuesit të palës paditëse për t’i lënë kohë të konsultohet me paditësen për t’iu përgjigjur pyetjeve të përgatitura nga ana e kantautorit, duke e shtyrë për në datën 17 korrik. Mund të cilësohet si gjyq i zvarritur ndërkohë që le të presim datën 10 shtator. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Pirro Çakos për t’u lënë kohë dy artistëve të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë për ushtrimin e përgjegjësisë prindërore të përbashkët me qëllim mirërritjen e djalit. Ndërkohë që mosmarrëveshjet më të mëdha mes çiftit priten në lidhje me ndarjen e pasurisë, për të cilën ende nuk janë shfaqur kërkesat konkrete nga çifti. Ajo që duket, është një ndarje me shumë inat dhe mëri. Gjatë kohës që ata nuk e kishin deklaruar ende ndarjen e tyre, edhe pse parimisht kishte ndodhur u përpoqën të mos flisnin hapur për të në media, ndërsa të dy kishin krijuar lidhje jashtë kësaj martese. Inva me biznesmenin kosovar, Ramadami dhe Pirro në Tiranë, me vajzën e quajtur Anja, të cilës i pati kushtuar dhe këngën me të cilën konkuroi në “Kënga Magjike”, me titull “Anjushka”.

Panorama

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7