Hyrje | Revista + VIP | Driton Siqeca:Përvoja ime me Hueyda El Saied

Driton Siqeca:Përvoja ime me Hueyda El Saied

Driton Siqeca:Përvoja ime me Hueyda El Saied

Në fillim të verës, bashkë me startimin e festivalit të këngës për fëmijë, publiku pa të ngjiteshin në skenë, dy prezantues plot sharm e humor, të cilët ndodheshin për herë të parë në këtë pozicion. Por, ndërsa të gjithë shqiptarët njihnin mjaft mirë vajzën e spektakleve Hueyda El Saied, të paktë ishin ata, që njihnin Dritonin, djalin nga Kosova. Megjithatë ky fakt, nuk e pengoi aspak djaloshin simpatik që të bënte për vete, jo vetëm fëmijët pjesëmarrës në festival e stafin e tij, por mbi të gjitha publikun. Pavarësisht të gjithave, në Kosovë, Driton Siqeca është një personazh i njohur, veçanërisht në fushën gazetareske.

 

Djali nga Prizreni është prej 5 vjetësh gazetar në RTV21, ku moderon çdo mëngjes programin e të premtes, ndërsa të shtunën shfaqet në ekran me një tjetër program të quajtur "Rendez Vous". Por studenti i dramaturgjisë, përveç dashurisë për gazetarinë dhe aktrimin, ka gjithashtu një tjetër pasion, muzikën. Ndonëse nuk është profesioni i tij i parë, bateria e tërheq deri në atë masë, sa e ka shtyrë të bëhet edhe pjesë e një grupi muzikor, mjaft i njohur në Kosovë, siç është "New- Born". Por si ka qenë përvoja shqiptare e Dritonit dhe në ç'raporte janë tek ai pasionet artistike?

Si e gjetët veten ne festivalin e Shkodrës?

Kisha dëgjuar edhe më parë për këtë festival por nuk kisha ndonjë informacion të hollësishëm për të kështu që ishte shumë mirë i organizuar dhe më bëri për vete menjëherë.

Cila ishte arsyeja që pranuat prezantimin e një evenimenti të tillë?

 

Unë jam gazetar dhe puna ime është kjo, të prezantoj aktivitetet që më kërkohen. Kur drejtori i festivalit, Kujtim Alia, erdhi në Prishtinë për të më takuar personalisht, natyrisht që reflektoi seriozitet dhe pranova menjëherë pasi nuk kisha udhëhequr asnjëherë një festival për fëmijë. Sigurisht, gjithashtu, u ndjeva i privilegjuar që unë isha i "përzgjedhuri" nga Kosova mbase edhe për faktin, se nuk kisha udhëhequr asnjëherë ndonjë eveniment në Shqipëri.

 

Si mund te konsiderohet për ju kjo përvojë?

 

Shumë e veçantë. Edhe pse kam prezantuar mjaft festivale në Kosovë, këtu ndjeva diçka më shumë se sa vetëm po e bëja punën time, kishte emocion, kishte dashuri. Krijova shumë miqësi të cilat vazhdojnë të jenë të tilla dhe sigurisht bashkëpunimet me ta nuk kanë përfunduar, madje, tani spektri i veprimit të zhvillimit të aktiviteteve të këtilla, mund të zgjerohet akoma. Autostrada...

Çfarë gjetet të veçantë në festivalin e fëmijëve?

 

Ishin fëmijët me të cilët nuk kisha punuar asnjëherë. Në fakt aty kuptova se i doja aq shumë. Të veçanta të tjera ishin tek organizimi i cili ishte i shkëlqyeshëm. Pjesëtarët e stafit organizativ e donin festivalin dhe kjo nuk vërehej vetëm në ekran apo në sallë por edhe në prapaskenë. Kjo e fundit ka qenë po aq madhështore sa vetë pjesa e servirur për spektatorët. Shkurt: Çdo gjë ishte në vendin e vet.

 

Çfarë marrëdhënieje krijuat me partneren tuaj në prezantim, Hueydën?

 

E kisha njohur edhe më parë Hueydën nga ekrani dhe ajo bën pjesë në miqësitë që i krijova në Shkodër. Nuk e kisha paramenduar si të tillë, të butë dhe njerëzore dhe gjatë procesit të realizimit të festivalit u miqësuam aq shumë sa që skena ishte vetëm një desert i bisedave tona. Premtoj se kjo skenë nuk do të jetë e fundit e shkelur nga ne. Natyrisht, ishim dhe jemi miq!!!!! Merreni me televizion, muzikë e këtë radhë edhe me prezantim. Në ç'raport qëndrojnë tek ju të tria këto drejtime? Janë aq mirë të harmonizuara mes vete sa që në ushtrimin e secilës gjendet secila. Nuk më pëlqejnë gjërat që i bëj, i dua! Nëse do t'ju thërrisnin sërish të prezantonit një aktivitet për fëmijë, do të pranonit? Absolutisht po! Pa dilemë. Mbase për këtë, me merita do t'i ngarkoja të gjithë shkodranët organizatorë duke i veçuar, drejtorin, Kujtim Alia, dhe skenaristen super talente, Manjola Lloja Bushati.

 

Summer Time

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7