Hyrje | Revista + VIP | Aida Shtino 'humbet' bashkëshortin

Aida Shtino 'humbet' bashkëshortin

Aida Shtino 'humbet' bashkëshortin

Prezantuesja e njohur e programit televiziv "Njerëz të humbur", ka kërkuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Albano Ahmeti. Një javë më parë në gjykatën e kryeqytetit, Shtino, nëpërmjet avokatit, ka dërguar kërkesën për t'u divorcuar. Çështja, e cila mban numrin 14 630, është regjistruar në regjistrat e kësaj gjykatë, ku edhe më pas është realizuar procedura e hedhjes në short për të përcaktuar gjyqtarin, i cili do të gjykojë kërkesën e saj. Burime nga organi gjykues bëjnë të ditur se Objekti i padisë ngritur nga Shtino është: "Zgjidhje martese pa përcaktuar fajësinë. Ushtrimi i përgjegjësisë prindërore për fëmijën Brendon Ahmeti.

 

Caktimi i mënyrës së takimit të tij me palën e paditur, si dhe caktimi i detyrimit si kontribut për ushqim". Pas hedhjes në short të kësaj kërkesë padie, është vendosur se gjykatësja që do të gjykojë çështjen është Rrezarta Balliu (Vigani). Ndërsa data e parë e seancës gjyqësore është caktuar 15 dhjetori. Nuk dihen ende qartë se përse, Aida, ka arritur deri te kërkesa e divorcit, por mësohet se kohët e fundit, marrëdhënia e saj me bashkëshortin nuk ka shkuar më si duhej, në fakt, sipas burimeve, kontradiktat kanë filluar që para dy vjetësh. Mesi i dhjetorit do të jetë edhe përballja e parë me togat e zeza të çiftit Shtino -Ahmeti.

Shekuli

Komente (3 publikuar)

avatar
2009-11-30 04:04 +0000
Shume shpejt do bie dhe "busti" i znj Aida
0
avatar
2009-12-01 08:35 +0000
Ama kur u be dhe kjo, ska faj i ke hy vetja ne qieeeeeeejf.
0
avatar
arjana 2010-11-13 11:57 +0000
a hupur vajza
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7