Hyrje | Revista + VIP | Bertina 2 dashurite e shtirura ne Big Brother Albania 3

Bertina 2 dashurite e shtirura ne Big Brother Albania 3

Bertina 2 dashurite e shtirura ne Big Brother Albania 3

Ç’kanë bërë në shtëpinë e BB, ç’do të bëjnë kur Erioni të dalë. Ç’ka biseduar me nënën dhe vëllanë e të dashurit… dhe sekrete të tjera të kaçurreles nga Delvina që beson se është pika e dobët e Erionit… Bindja në ligësinë e Oltës dhe zbulimi i intrigës mes rivaleve… Dhe mbi dashurinë lojë të Jetmirit për Rrezartën… dhe personazhet e tjerë në BB-3

Takimi i parë, me kërkesën tonë, nuk zgjati shumë. Një telefonatë e papritur e anuloi idenë e intervistës. Kaçurrelja e hirshme, e eliminuara e nëntë e BB-3 u ndie e detyruar të largohej duke e shndërruar intervistën e përfytyruar në një bisedë tavoline ku nuk mund të shmangeshin pyetjet kureshtare. As përgjigjet natyrisht. Ndoshta për shkak të ndonjë kontrate hoqi dorë? Për hir të një detyrimi moral? S’e morëm vesh në të vërtetë. Dhe akoma më e pakuptueshme qe telefonata që mbërriti pas disa ditësh në redaksi. Kësaj here nga vetë Bertina: “E kam vendosur do tua jap intervistën”. Fama ka joshjen e vet… por çfarë tjetër mund të ketë përtej saj? Ndonjë hatërmbetje, pakënaqësi? Të jetë ndonjë dëshirë për një hakmarrje të vogël? Pse? Ndaj kujt? Të vështira përgjigjet. Gjithsesi takimi i dytë me Bertinën u bë vetëm pak orë pas telefonatës së saj, anipse pasditja e së shtunës kish të tjera joshje.

E shoqëruam vajzën te parukierja, ku do të bëhej gati për spektaklin e mbrëmjes. Teksa ajo, e veshur me fustanin blu me të cilin u shfaq në spektakël, rregullonte thonjtë nga duart e shkathëta të manikyristes, me erën e acetonit në ajër, biseda vazhdoi aty ku e patëm lënë takimin paraardhës, për plot një orë. Mandej, u ndamë me premtimin për një takim tjetër, më ta gjatë, të hënën, premtim të cilin në të vërtetë Bertina vendosi ta thyente. Sërish një lojë tjetër hipotezash për psetë e ndryshimit të programit… gjithsesi, e eliminuara e nëntë e  BB-3 ka rrëfyer jo pak. Për qëndrimin në shtëpinë e izoluar, për daljen e papritur që e befasoi, për lidhjen me Erionin, për pretendimet e vazhdimit të kësaj lidhjeje, për takimin dhe miqësinë e krijuar në të ëmën dhe vëllanë të dashurit të saj, për rivalet… e deri edhe për tiparet e karakterit dhe natyrës së saj. “jam romantike” na tha, por nuk ngurroi të pohonte se di të bëhet sulmuese “sa herë më godasin pa të  drejtë”… pse jo, duke hamendësuar Oltën apo Adën…

Revista Psikologjia


Komente (3 publikuar)

avatar
2010-04-22 06:30 +0100
je yll bote
0
avatar
2010-04-22 06:53 +0100
Ku e ka yllin kjo mo aman,,, femer acaruse te ben me vjelle kur flet pfffffffffff
0
avatar
ani pjetri 2011-03-28 08:37 +0100
ke qene njesh bertina ne big brother.
kam qene fansja jote e cmendur pas bukurise dhe zgjuarsise tende.vazhdoj te jem e till pasi je nje vajze unike.me pelqen shume{bashk me erionin}je yll fare.por te lutem behu pak me pjesmarrese ne tv a revista qe te mund te te shikojme me shpesh....pasi edhe fama largohet kur mungon ne tv apo revista e gazeta.....nejse ,,,,,
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7