Hyrje | Revista + VIP | Big Brother Albania 3, Manal lë shtëpinë

Big Brother Albania 3, Manal lë shtëpinë

Big Brother Albania 3, Manal lë shtëpinë

Mes tre të kandiduarve, publiku ka votuar Manalin për të lënë shtëpinë. Surpriza të shumta u janë bërë banorëve, ndërsa Jetmiri ka debatuar sërish me Seldin dhe Domin për sa i përket lidhjes së tyre, të cilën ai e sheh vetëm për lojë. Veç spektaklit, mbrëmja e së shtunës ka ofruar përballje të fortë mes banorëve. Java ka qenë e mbushur me debate dhe klipet e transmetuara gjatë spektaklit kanë thelluar më tej debatin mes Seldit, Domit dhe Jetmirit. Por veç kësaj, surpriza të shumta kanë përjetuar banorët. Jetmiri ka takuar gjyshin, Erioni ka bërë një ‘duel” me të atin, ndërsa Hakiu ka marrë një dedikim nga stafi dhe brenda shtëpisë ka hyrë mikesha e tij, këngëtarja Liliana.


Të kandiduarit rrëfehen
Jetmiri, Manal dhe Mandi kanë qenë tre të kandiduarit e kësaj jave. Spektakli u hap pikërisht me thënie të tyre, për të bërë edhe njëherë një prezantim të banorëve dhe të mendimeve të tyre. I pyetur se çfarë do të thotë për secilin prej tyre të dalin nga shtëpia, Jetmiri përgjigjet se “janë tre muaj sakrifica të hedhura dëm”. Brenda shtëpisë do t’i mungojë gjithçka, pasi është përshtatur me mënyrën e të jetuarit në shtëpi. Për të momenti më i bukur që ka jetuar brenda ka qenë njohja me Rezartën dhe momenti më i keq, largimi i Rezit dhe Enxhit njëkohësisht. Manali, para se të eliminohej ka thënë se nëse do të largohej do të ishte fundi i një ëndrre. Për të momentet më të bukura kanë qenë të thjeshta si ajo e një darke të shtruar me lule, ndërsa nga shtëpia do t’i mungojë atmosfera. Nga ana e tij, Mandi është shprehur se dalja nga shtëpia do t’i jepte fund eksperiencës së bukur dhe do t’i mungonte shoqëria që ka me disa banorë si Seldi, Klodi dhe Erioni.

Jetmiri takon gjyshin
Gjatë kësaj kohe të qëndrimit në shtëpi, Jetmiri ka treguar për marrëdhënien e ngushtë që ka me gjyshin e tij. Vëllai i Madh kishte vendosur t’i bënte një surprizë. I ftuar në dhomën e rrëfimit, ai gjen një zarf, brenda të cilit janë një palë tespije. Jetmiri shprehet se i kujtojnë gjyshin dhe shfrytëzojnë pikërisht këtë nxitje për të folur për të. “Mua më ka rritur gjyshi dhe gjyshja. Pavarësisht se jam 25 vjeç, unë u qëndroj besnik parimeve të kohëve të shkuara dhe mundohem të ruaj ato vlera që populli ynë i ka pasur, pasi unë jam ushqyer me këto vlera. Gjyshi im është mbi të gjitha një njeri i ndershëm, s’ka bërë kurrë keq në jetë. Unë ndoshta jap imazhin e njeriut agresiv, por në zemër jam i pastër”, ka treguar Jetmiri. Pas këtij rrëfimi, Arbana e fton të kthehet në sallon, dhe vetëm pak më pas e thërrasin të dalë në oborr. Aty gjen gjyshin e tij të ulur për një kafe. Të dy takohen të përmalluar, ndërkohë që gjyshi e këshillon që të bëjë më shumë kujdes me fjalorin.

Klipi i thashethemeve
Një klip i transmetuar me thashethemet që banorët kanë bërë për njëri-tjetrin kanë shkaktuar mjaft debate gjatë spektaklit. Jetmiri është shprehur me tone të ashpra veçanërisht për Mandin, për të cilin ka thënë se ai është komunist, i paragjykon të tjerët dhe nuk i lë të shprehen. Gjatë javës, Jetmiri ka qenë shumë i acaruar me Seldin dhe Domenikën. Ai ka thënë se ata nuk ndiejnë për njëri-tjetrin, por gjithçka e bëjnë për lojë. Ndërsa në dhomën e rrëfimit, tonet ishin ngritur ku ai është shprehur  se ata duhet të na thonë nëse ai është pederast dhe ajo lezbike. Pas shfaqjes së klipit, reagimi i Seldit ka qenë mjaft i ashpër duke përsëritur vazhdimisht se kjo është fytyra e vërtetë e Jetmirit. Domenika ka theksuar se ajo nuk e priste një reagim kaq të ashpër dhe është paksa e habitur, por ata kanë ndjenja, flasin, zihen, ndiejnë. Jetmiri ka kërkuar të falur, duke u justifikuar se ishte pak edhe nën efektin e alkoolit. Marrëdhënien me Seldin dhe Jetmirin është përpjekur ta sqarojë nga studio edhe opinionisti Arian Konomi duke pyetur Domenikën se çfarë ndien, por ajo ka thënë se edhe vetë është konfuze.

Largohet Manal
Mes tri të kandiduarve, publiku ka vendosur që aventurën brenda shtëpisë ta përfundojë Manal. Vajza jordaneze-shqiptare ka përjetuar vetëm pak javë brenda shtëpisë.

Puthja e Tatianës dhe Valonit
Në revistën e përjavshme “Big Magazine” janë publikuar foto të puthjeve mes Tatianës dhe Valonit, e cila kishte shprehur që brenda shtëpisë simpati për djalin kosovar. Valoni ka thënë se janë të rinj e duan ta shijojnë jetën, kanë provuar të puthen, por nuk janë lidhur me njëri-tjetrin.

Erioni, “duel” me të atin
Një tjetër banor të cilit Vëllai i Madh ka vendosur t’i bëjë surprizë është Erioni. Atij i kërkohet të bëhet gati për provën e javës, sepse do të përballet me një profesionist të Paintball-it. Në të vërtetë është një lojë e improvizuar mes tij dhe të atit. Ai nuk e njeh dhe arrin të marrë flamurin, të cilin e mban për tri minuta. Vetëm në fund kupton se kishte qenë një surprizë për të dhe takohet me të atin. Provën e vërtetë të javës e kanë realizuar Jona, Domi dhe Klodi, të cilët duhet të qëllonin tri shënjestra me 5 plumba. Prova e javës kalohet me sukses.

Spektakël brenda shtëpisë
Edhe më parë Hakiu ka folur për punën që bën në një radio të njohur në Prishtinë dhe stafin e tij. Në dhomën e rrëfimit ai gjen një filxhan në të cilin është shkruar diçka që nuk lexohet. Hakiut i kërkohet të shkojë ta mbushë me ujë të ngrohtë dhe aty lexon një dedikim të stafit. Por surpriza nuk ka mbaruar me kaq. Hakiu në dhomën e rrëfimit gjen një zambak. Arbana e ndihmon të kujtojë Lilianën, këngëtaren nga Kosova, e cila do të këndojë brenda shtëpisë “Zambaku i Prishtinës”.

 

Top Channel

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7