Hyrje | Revista + VIP | Valoni, nga shtëpia e Big Brother në shtëpinë e "çudirave"

Valoni, nga shtëpia e Big Brother në shtëpinë e "çudirave"

Valoni, nga shtëpia e Big Brother në shtëpinë e "çudirave"

Qëndroi vetëm pak ditë në shtëpi, por u mbajt mend gjatë nga publiku. 20-vjeçari nga Kosova duket se nuk e kuptoi mirë sensin e lojës në shtëpinë e "Big Brother" dhe kjo gjë e penalizoi, duke e përjashtuar nga gara. Tashmë, ai po shijon suksesin jashtë shtëpisë, duke fituar simpatinë e vajzave shqiptare dhe jo vetëm, madje edhe të italianes Tatianë, një tjetër banore në atë shtëpi, po çfarë ka ndodhur mes tyre dhe si po ndihet Valoni në kryeqytetin shqiptar, na i rrëfen në këtë intervistë.

Valon, si po shkon jeta juaj pas asaj eksperience në "Big Brother"?

Jeta ime pas asaj eksperience shumë të bukur ka vazhduar me shumë aktivitet, jo shumë i lirë, gjatë gjithë kohës i zënë me punë të ndryshme, por do thoja shumë e mirë siç e kam dashur vetë që mos të jem një minutë në një vend, të lëviz gjatë gjithë ditës.

Çfarë ka ndryshuar tek ju tani, është më dita si më parë apo ka ndryshuar?

Normal që ka ndryshuar se në rrugë njerëzit të njohin më shumë, të përshëndesin, nuk mund të rrish në një vend që ta pish një kafe e mos të të përshëndetë dikush. Ka ndryshuar dhe jeta ime normale, sepse shumicën e kohës kam qëndruar në Tiranë dhe nuk e kam pasur ditën siç e kisha në Prishtinë, kështu që them se ka ndryshime.

Kishit qëndruar më parë kaq gjatë në Tiranë dhe si po të duket Tirana?

Jo, kaq gjatë s'kam qëndruar, kam qenë shumë herë për ta vizituar, sepse me ka pëlqyer gjithmonë si vend, por jo si këtë herë. Jam ambientuar, më duket sikur jetoj prej shumë vitesh këtu.

Do kishit dashur të ishit ende brenda shtëpisë dhe nëse nuk do kishit dalë, çfarë do kishit dhënë më shumë në "Big Brother"?

Do doja shumë, sepse për aq kohë sa isha, unë isha frymëzimi i asaj shtëpie, por çfarë do të kisha dhënë nuk e them dot me fjalë.

Për çfarë ju ka ngelur peng që nuk e keni bërë brenda në shtëpi?

Më ka ngelur peng se s'jam bërë pisi më i madh aty, sepse me një fjalë vetëm pisat po qëndrojnë brenda në shtëpi dhe pse s'kam bërë lojë nuk e kisha kuptuar sensin e lojës, më duket isha i vetmi unë që po mendoja t'i bashkoja të gjithë dhe ta shfrytëzonim ta jetonim sa më shumë që të ishte e mundur atë eksperiencë shumë të bukur.

Si e vlerësoni eksperiencën tuaj në këtë realit-shou, mendoni se ju ka vlejtur?

E vlerësoj shumë, mendoj që çdo personi që ka vlerat e tij në jetë i nevojitet që të ketë mundësi që t'i tregojë diku. Për mua besoj se më është nevojitur shumë, duke e marrë parasysh moshën që kam, më janë hapur rrugët shumë.

Çfarë fituat ju nga kjo pjesëmarrje?

Kam fituar shumë mendoj unë, duke e thënë respektin e shumë njerëzve që më shohin dhe më thonë gjithmonë fjalë shumë të mira, por për gjëra të tjera nuk i them, i presim dhe pak kohë, dhe mund të themi se çfarë kemi fituar.

Cili nga personat që është në shtëpi mendoni se duhet ta fitojë "Big Brotherin"?

Mendoj se Domenika ka qenë personi më pozitiv aty brenda dhe ka shkuar me hapa të sigurta, duke e marr parasysh Kikën që ishte Fituesi i vetëm aty brenda dhe vetveten, por nuk patëm fat dhe ja, janë persona të tjerë. Unë jam mes dy personave, Domenika dhe Jetmiri.

Ju erdhi keq për daljen e Hakiut, ju kishit një miqësi të veçantë?

Shumë, jashtë mase, por mbi te gjitha është lojë dhe duhet të pajtohemi me të gjitha por, po shihet se të gjithë mendojnë se ai duhet ta fitonte.

Një nga vajzat që shprehu simpati për ju brenda në shtëpi ishte Tatiana, tani që edhe
ajo ka dalë, çfarë ka midis jush?

Asgjë!

"Big-u" ju ka futur në një shtëpi, si po kaloni aty, ju duket një "Big Brother" pa kamera?
Ajo është banesa e çudirave, besoj që e thashë përgjigjen e duhur.

Po me vajzat shqiptare si po ju ecën, si ju duken ato?

Mirë, nuk janë keq vajzat Shqiptare. Janë dhe do të jenë gjithmonë vajzat me të bukura në botë, e them unë dhe kanë thënë shumë para meje, e do vazhdojnë ta thonë edhe pas meje.

Po e frekuentoni jetën e natës në Tiranë?

Në maksimum, ajo është çfarë mua më pëlqen shumë këtu, jeta e natës, sepse s'ka mbarim dhe është atmosferë shumë e mirë.

Shumë prej pjesëmarrësve në këtë "Big Brother" i kanë hyrë kësaj loje edhe si mundësi për të marrë ndonjë ofertë pune. Juve ju ka ardhur ndonjë e tillë?

Po, normale se duke marrë parasysh se të gjithë shqiptarët, ku do që janë e ndjekin, do të thotë se shohin diçka të mirë tek ty ose shumë thjesht kanë një simpati për ty si person dhe normale që dikujt i nevojitet një person si ti. Mendoj se nuk është koha që t'i them se a më janë ofruar oferta pune, do këtë kohë kur t'i them.

Valon, një nga konfliktet e tua më të nxehta ka qenë ai për Klodin. Ju vetë çfarë mendimi keni për homoseksualët?

Aty brenda, ajo që bëra unë nuk ishte diçka personale që unë pata me Klodin apo homoseksualizmin. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, ata kanë jetën e tyre bëjnë çfarë të duan me të, normale në shoqërinë tonë nuk është e hapur kjo lloj shoqërie, por duhet t'i pranojmë se tek e fundit ajo nuk po të bën asgjë ty personalisht. Kur mua nuk me hyn në punë, atëherë gjithçka është në rregull.

Si i keni marrëdhëniet me banorët e tjerë që kanë dalë nga shtëpia e "BB", me cilin keni më shumë miqësi?

Shumë mirë i kam marrëdhëniet, thuajse me të gjithë, por normale që të jemi me afër njeri-tjetrit jemi me këta që jetojmë bashkë në një banesë, por me të gjithë kam miqësi. Aty brenda ishte lojë, këtu jashtë jemi, nuk do ta nominosh edhe po nuk pate shoqëri me të (qesh) .

Ishte "Big Brother" një vend për të krijuar miq?

Në asnjë mënyrë, aty brenda e kam thënë shumë herë, nuk është vendi ku mund të krijosh shoqëri. Normal, fillon të njihesh me një person, por jashtë e ke vendin ku mund ta krijosh shoqërinë e jo aty brenda.

Ju vetë kur u futët në atë shtëpi, çfarë qëllimi i vutë vetes?

Unë kur hyra në atë shtëpi kam menduar gjithmonë që t'i tregoj vlerat e mia, pavarësisht se u takova me një botë krejt tjetër, me njerëz shumë intrigant, me njerëz që s'ia duan askujt të mirën. Unë e dija se ishte efekti i lojës, por mundohesha që t'i nxirrja të gjithë nga ai rol që kishin marrë, të ishin vetvetja, mos të kapeshin për një gjë shumë të vogël, mos ta vononin rëndësinë e një gjëje që s'kishte shumë rol, por të ishin shumë më mendje hapur.

Ia arritët?

Deri diku, sepse aty brenda çdo gjë keqkuptohet.

 

Shekulli

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7