Hyrje | Revista + VIP | Babai i Michael Jackson: Djali im, nuk ishte homoseksual

Babai i Michael Jackson: Djali im, nuk ishte homoseksual

Babai i Michael Jackson: Djali im, nuk ishte homoseksual

Deklaratat e fundit mediatike të disa personave në SHBA, për orientimin seksual të Mbretit të Popit Michael Jackson, kanë shkaktuar reagimin e menjëhershëm të familjes.

Joe Jackson, babai i këngëtarit, ka thënë se djali i tij nuk ka qenë homoseksual.
Ish-asistenti i dermatologut të Jackson, Jason Pfeifer deklaroi në media javën që shkoi se ka pasur një raport “pasionont dhe seksual” me Michael pasi u takuan në vitin 2008 në zyrën për kujdes të lëkurës së mjekut të Michael, dr. Arnold Klein.

Babi i Michael, Joe Jackson ka folur për këtë gjë, duke këmbëngulur se djali i tij nuk ishte homoseksual.

“Kjo nuk është e vërtetë. Michael nuk ishte homoseksual”, ka thënë Joe Jackson për TMZ.
Duke akuzuar ish-asistentin, babai i këngëtarit, ka thënë se “ai nuk ka respekt për Michael dhe kur thotë gjëra të tilla, të duhet t’i vije turp nga veta”. (Lajmifundit)

01 May 2010 10:10
Michael Jackson ishte homoseksual, dëshmon “i dashuri”

Michael Jackson ka pasur një lidhje me një homoseksual pak para vdekjes së tij. Ish asistenti i dermatologut të tij, Jason Pfeiffer pohon se ai ka kishte filluar një “Lidhje pasiononte dhe seksuale” me këngëtarin e hitit Thriller pasi ishin takuar me këngëtarin në vitin 2008 në zyrën për kujdes të ekspertit për lëkurë, Arnold Klein.
“Ne ishim ulur së bashku dhe filluam të qajmë dhe pastaj fillova ta prek atë dhe ai me tha se gjithçka ishte OK më të”, ka thënë Jason për emisionin e US TV, Extra.
“Ne u përqafuam. Ishte ky një përqafim më shumë se sa një përqafim i thjesht. Ishte i tillë gjersa disa muaj më vonë Michael me tha se ndiente diçka për mua ashtu sikurse unë për të. i thashë se ndoshta është biseksual. Por ne e kuptuam që e donim njëri tjetrin, dhe këtë ai ma tha disa herë”.
Dr. Klein ka konfirmuar këtë lidhje pasi ka thënë se çifti disa herë kanë kaluar së bashku kohë në thonë – edhe pse Michael e kishte refuzuar se është homoseksual.
“Kur i shikoni dy njerëz që e shikojnë ashtu njëri-tjetrin atëherë mendon se diçka po ndodh me ta”, tha ai. “Për vete isha shumë i lumtur për ta”.
Jason – i cili thotë se ka edhe një mesazh me zë të cilin ja ka lënë Michael – beson se këngëtari ka dashur që të flet për dashurinë e tyre.
“Incizimi i thotë gjëra drejt dhe të vërtetë, edhe pse ai ishte i fshehur në disa shtëpi që e dërgonin askund...mendoj se ai e kishte menduar këtë dhe do të tregonte më vonë”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që pohohet se Michael - cili vdiq qershorin e vitit të kaluar – të këtë qenë homo.
Këngëtari 50 vjeçar thuhet se bën pjesë edhe në librin biografik të Ian Halper më të cilin thuhet se ai ka pasur lidhje.
“Gjatë hulumtimeve të mija kam folur me dy të dashur të tij, një kamerier nga Hollywood’i dhe një tjetër aktor trivial”, shkruan ai.
“Kamarieri kishte thënë se ata kanë mbetur shumë, ndoshta më shumë gjersa këngëtari ka vdekur. Ai ka shërbyer në disa restorante ku ka qenë Jackson, madje Jackson ka bërë takime interesante më të. Sipas kamerierit ishte Jackson që kishte rënë në dashuri më të”.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

4.00
Powered by www.merbraha.com v4.7