Hyrje | Revista + VIP | Big Mama - Vajza e "skandaleve"

Big Mama - Vajza e "skandaleve"

Njihet si Big Mama, por emri i vërtetë i saj është Besiana Kasami, një prej personazheve më interesante të skenës muzikore shqiptare, me look shumë të veçantë, me këngë me tekste zbavitëse, karakter ekspresiv dhe shpërthyes, pa komplekse dhe e hareshme, vijon të mbetet një personazh i vërtetë Big.

 

Sepse ajo është e vërtetë në çdo moment; tek këngët që këndon, moderimi i një programi në televizionin Alsat në Maqedoni, raportin me miqtë dhe fansët, e sidomos me të dashurin e saj, për të cilin thotë se dashuria i është rritur 1 milion herë. Një portret real i këngëtares, tani edhe seksi

 

Disa gjëra ndryshojnë tek njeriu, disa të tjera nuk ndryshojnë asnjëherë. Big Mama vazhdon të jetë po e njëjta vajzë energjike dhe e vendosur. Pavarësisht se masa e saj trupore nuk është më Big, pavarësisht se look-u i saj pëson ndryshime befasuese, pavarësisht se ajo di të kërkojë e të eksperimentojë suksese të reja dhe të mbajë zgjuar vëmendjen e publikut, në fund të fundit mbetet ajo që miqtë e fëmijërisë njohin: Besiana e vrullshme, karizmatike, sarkastike dhe shpërthyese.

 

Nuk është aspak e lehtë të krijosh kontakt me Big Mamën. Thotë se në çantën e saj, objektet që nuk mungojnë asnjëherë janë dy telefonat celularë dhe parfumi, por rrallë qëllon që ta kapësh në telefon. Kjo për faktin se ajo i ndryshon aq shpesh numrat, si “mbreti gratë”, thonë me të qeshur miqtë e ngushtë. Jeta e saj prej këngëtareje është gjithmonë në lëvizje.

 

Turne, koncerte, regjistrime, fluturime nëpër aeroporte, boutique-biznesi i saj më i ri, festat ku e ftojnë përherë e më shumë.

 

Me 30 kg më pak, por akoma me përmasa të mëdha trupore, me veshje të ekzagjeruar, por shumica të firmuara nga “Cavalli” dhe “Dior”, me humor, ndjeshëmri dhe zemër të madhe, me bujën që e ndjek pas, Big Mama vazhdon të mbetet Big, për aq kohë sa njerëzit të vazhdojnë ta duan e ta kërkojnë.

 

Po kush është kjo vajzë shpërthyese që veç të tjerash pasqyrohet shumë shpesh në media, për sukseset dhe çmenduritë e saj?

 

Retrospektiva Big

Miqtë e vjetër e njohin si Besiana, por të gjithë e thërrasin Big Mama, ose Bigu. Ajo qesh dhe thotë se është familjarizuar me emrin Big. E thërrasin Bigu, Bigi, por meshkujt edhe “Hej Big Mama, hej loçkë!”. “Shoqëria më thërrasin “Big Mama, jo vetëm se jam kështu e madhe, por kam edhe një zemër dhe shpirt të madh, dhe di me të vërtetë ti dua njerëzit, të cilët më rrethojnë dhe ata e dinë se gjithmonë mund të drejtohen tek unë”.

 

Tregon se nuk është rastësi ky emër, por produkt i një miku të saj që gjithmonë e thërriste ashtu. Bigut i ka pëlqyer dhe ka vendosur të dalë me këtë emër në skenë që në prezencat e para. Kjo ndodhi kur në Maqedoni kishte nisur të shfaqej si këngëtare dhe të bënte fansët e saj.

 

Vajza e llastuar e familjes Kasami dukej se ishte e prerë për skenën. Mbi të gjitha ishte shumë kërkuese tek vetja. “Kam qenë e shkathët gjithnjë, kam qenë kureshtare dhe më ka interesuar të mësoj çdo gjë. Ditët e adoleshencës i ruaj me shumë xhelozi, kanë qenë ditët më të mira të jetës sime. Këngën e kam nisur që në moshën e vegjëlisë dhe jam rritur duke u munduar ta realizoj ëndrrën për t’u bërë një këngëtare e njohur. Të them të vërtetën kam pasur talent që atëherë dhe gjithnjë mendoja se do të hyja në botën e këngës dhe do të kem sukses në karrierë”.

 

Ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot. Pastaj erdhi një ditë kur mendoi se ashtu siç e njihte publiku në Maqedoni, duhej të njihte edhe publiku në  Shqipëri. Rasti më i mirë për t’u shfrytëzuar, ishte skena e Top Festit në 2005, ku këndoi këngën “Kot e kot”, një këngë që fitoi çmimin “Best Female”.

 

“Të them të drejtën shumica e kolegëve më thonin mos të marr pjesë me këtë lloj kënge, me këtë lloj zhanri, se nuk do të pritem mirë në Shqipëri. Por unë jam paksa kokëfortë dhe inaçore, kam besim tek vetja dhe thashë nëse e bëj publikun për vete, patjetër do të pëlqehet kjo këngë. Dhe ashtu ndodhi, jam shumë, shumë e kënaqur nga publiku shqiptar, po ashtu edhe nga mikpritja që më bëhet në Shqipëri”, deklaron Big Mama.

 

"Ky në fakt ishte kontakti i parë skenik me Shqipërinë dhe menjëherë më pas një “feeling” do të lindte mes saj dhe Tiranës. Që nga 2005 gjithnjë e më e pranishme është në skenat shqiptare, si konkurrente në festivale të këngës, koncerte, e ftuar në programe televizive, festat dhe party argëtuese. Pavarësisht angazhime të shumta, i pëlqen herë pas here të vijë në Tiranë. “Duhet ta dini se sa jam e kërkuar në Shqipëri”, thotë Big Mama. “Të mos lavdërohem shumë, por publiku më do shumë dhe këndon bashkë me mua”. Në Shqipër ndihem mirë, këngëtarët paguhen më mirë se tek ne dhe bota e showbizit funksionon edhe më mirë”.

 

Energjike, e vendosur dhe me look-un që vazhdimisht e ndryshon, ajo ka bërë për vete të rinjtë shqiptarë. “Bota shpirtërore e imja është muzika. Muzikën e ndiej thellë në shpirt,në çdo pore të trupit tim. Muzika më jep jetë dhe fuqi. Më mirë të them që muzika është jeta ime, jeta si këngëtare”.

 

Këngë si “Kot e kot”, “Dhëndërr”, “Shokut tim”, “Ku rafsha mos u vrafsha!”, “Premi në bixhoz”, “Video seksi”, etj, renditen si disa nga realizimet më të mira të Big Mamës, ndërkohë që kënga që mund të thuhet se është balsam për shpirtin e Bigut, e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiq, është kënga “S’e duroj dot më”, me të cilën ajo fitoi çmimin Digitalb në këtë Top Fest. Një tematikë dashurie krejt ndryshe prej stilit të saj. Pasi, ndërsa të gjithë duke pozuar seksi i qahen dashurisë dhe fatkeqësive shpirtërore, Big Mama i këndon asaj.

 

Vajza e “skandaleve”

Ngjan si titull provokativ, por e tillë është Big Mama. Një vajzë që vihet në qendër të gjithçkaje me ato që shkruhen për të. Përshëmbull është thënë se ka bërë seks me dy meshkuj, se ka bërë seks për ditëlindjen e saj me një të panjohur, se është fotografuar në një puthje intime me një vajzë, etj. Bigu i ka përgënjeshtruar, por nuk duket shumë e lënduar nga kjo thashethemnajë që ngre krye shpesh herë.

 

“Kjo ishte edhe një çmenduri tjetër, e cila u pasqyrua në media. Isha shumë në disponim atë mbrëmje dhe dikush këtë ngjarje e shfytëzoi kundra meje. Dëshirojnë të më etiketojnë si lesbike, por kush dyshon, le të urdhërojë botërisht që të bindet. Unë jam mësuar me gjëra të tilla, thotë ajo. E rëndësishme është që familja ime të mos i vlerësojë këto dhe ajo nuk i vlerëson, derisa më njohin mua dhe kanë shumë besim tek unë”.

 

Por edhe deklaratat që Bigu vetë bën aty-këtu nëpër intervista, nuk kanë kaluar pa u interpretuar. Ajo përshëmbull nuk ka hezitura të flasë për gjëra që pak nga këngëtarët shqiptarë pranojnë t’i diskutojnë, apo t’i bëjnë objekt mediatik. Përshembull Bigu ka deklaruar se “kur bën seks menjëherë pas, shkon në frigorifer të hajë diçka”, se “tek një mashkull shikon prapanicën e tij”, etj.

 

Madje ajo ka pranuar edhe faktin se ka bërë operacione plastike, ndryshe nga shumë këngëtare që përpiqen ta fshehin këtë fakt. Ndonëse para pak kohe kishte deklaruar, e bindur në dukje, se: “As edhe një pjesë nuk do doja që të bëja operacion, pasi çdo pjesë e trupit tim është e përkryer”, tani pa hezitim pranon se për të rënë në peshë, veç dietës rigoroze që e ka mbajtur për të humbur rreth 30 kg, ka bërë edhe një operacion plastik në Turqi, për të cilin ka harxhuar rreth 8000 euro.

 

Bigu me sa duket ka ndryshuar mendim për pamjen e saj dhe këtë e deklaron botërisht. Tani më e hishjme dhe sidomos pa komplekse, si asnjëherë tjetër ajo po kalon një fazë të mirë të jetës së saj. Lidhja e dashurisë e cila duket se po funksion prej një viti, ka dhënë frytet e saj. Nga 1 në 10, lidhja e saj thotë se ka shkuar në “një milion”. “Nuk dua ta zbuloj se kush është, pasi jetën private dua ta ruaj me shumë kureshtje vetëm për mua. Mjafton të them se është shumë zotëri dhe çka është më e rëndësishmja më do shumë”.

Komente (2 publikuar)

avatar
hai 2010-10-08 18:33 +0100
valla se di per bigin
0
avatar
feri 2010-10-17 14:22 +0100
oj bik ti je sum e fort pe sx hhh
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7