Hyrje | Revista + VIP | Juna Kule BB2-"Bota televizive do mbetet gjithnje pjese e jetes sime"

Juna Kule BB2-"Bota televizive do mbetet gjithnje pjese e jetes sime"


1.Nese do t'ju ipej rasti a do te merrnit perseri pjese ne nje reality show?
2.A ju ka sjellur ndryshim ne jete BB?
3.Pershkruaj Junen me pak fjale.
4.Aktualisht me cfare merreni?
5.A keni deshire te mbetni ne boten e show-bizit?
6.Ju lusim per nje mesazh per lexuesit tone te cilet jane duke menduar te aplikojne per pjesemarrje ne kete show.

1. Jo, mendoj se nuk do te investoja me per eksperienca tashme te provuara.

2. Mendoj se njeriu eshte vete pergjegjes per ndryshimet qe i ndodhin ne jeten e tij. Jeta ime ka qene dhe eshte e mbushur me shume aktivitet. Ajo qe me solli Big Brother dhe qe nuk e kisha me pare eshte fakti qe tashme me njohin edhe pertej kufijve te Shqiperise.

3. Juna ben pjese tek grupi i njerezve qe punojne shume dhe e vleresojne punen e tyre dhe te te tjereve ne maksimum, Juna eshte e qeshur i pelqen shume humori, dhe i pelqen ti shohe njerezit mire por me mire se kushdo tjeter Junen mund ta pershkruajne miqte e saj me te ngushte dhe koleget e punes :)

4. Aktualisht, pervec impenjimeve te perditshme ne Gjermani jam duke punuar per mbarevajtjen e aktivitetit tim qe shtrihet ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni, ne bashkepunim me kompanine gjermane "FOREVER HAIRFREE" Ne japim kontributin tone ne fushen e estetikes, sic mund te kuptohet dhe nga emri. Deri tani jemi te paret ne prodhimin e aparateve qe mundesojne nje depilim afatgjate dhe te shendetshem nepermjet impulseve intensive te drites, duke ZEVENDESUAR keshtu depilimin e perhershem nepermjet rrezeve aq te demshme LASER.

5. Bota e Show Biz-it eshte shume komplekse dhe kerkon nje impenjim te vecante dhe shume serioz qe une per shkak te aktivitetit tim, qe ma rremben gjithe kohen e lire, nuk ja kushtoj dot per momentin. Por e ardhmja nuk dihet kurre :) Une kam lidhje te ngushta me boten televizive prej shume kohesh dhe ajo do te mbetet gjithmone pjese e jetes time.

6. Te jene vetja e tyre! Ne plan afatgjate kjo do tu vleje shume me teper sesa nje shtirje e momentit qofte edhe per shuma te medha parash. Jo cdo gje qe shkelqen eshte vertet flori!!! :):)

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7