Hyrje | Revista + VIP | Çifti i Vitit, Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk

Çifti i Vitit, Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk

Çifti i Vitit, Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk

Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk, kanë lënë pas çiftin e famshëm, David dhe Victoria Beckam. Ylli portugez së bashku me të dashuren e tij, janë cilësuar nga e përditshmja “Daily Mail” çifti më i bukur dhe i suksesshëm i vitit që lamë pas, 2013-ës. Supermodelja ruse di të jetë e mahnitshme dhe seksi në çdo kohë, vend, ku nuk harron ti informojë fansat e saj nga profilet e saj në rrjetet sociale.

Irina ka lindur në 6 janar, në vitin 1986 në Emanzhelinsk, një qytet i vogël në Rusi. Ka qenë vajza më e gjatë në klasë me një gjatësi rreth 178 cm. Me tiparet e veçanta bënte për vete çdo djalë. Ka qenë e interesuar vetëm në studime dhe nuk ka ëndërruar të marrë pjesë në konkurse bukurie.

E pasionuar mbi letërsinë Irina dëshironte të bëhej një mësuese letërsie. Pëlqen muzikën dhe dikur këndonte në korre të shkollës, ashtu sikurse luan shumë bukur në piano

.Para se të njihej me Cristiano Ronaldon e të bëhej e dashura e tij, askush nuk dinte për modelen e bukur Irina Shayk. Por, tashmë ajo ndodhet në çdo kopertinë reviste, është modelja më e paguar dhe e kërkuar dhe mediat nuk rreshtin së shkruari.  Modelja ruse që përveç përdorimit të kremrave të pafundme, pëlqen të lexojë e dëgjojë muzikë klasike.

Cristiano Ronaldo i dashuri i saj  futbollisti portugez i cili luan si sulmues për klubin spanjoll  Real Madrid  arriti këtë vit duke fituar për të dyten herë trofeun e madh “Topi Artë”. Si sulmuesi madrilen po ashtu dhe modelja bukuroshe gëzojnë goxha sukses në karrieren e tyre dhe janë padyshim shumë të simpatizuar nga fansat e tyre, të cilët nuk ngurrojnë të komplimentojnë çiftin në postimet e tyre në rrjetet sociale, twitter, instagram, facebook.

 

Koha Jone.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7