Hyrje | Revista + VIP | Divorcohen Blero dhe Teuta, Morena Taraku: Nuk i ndava unë

Divorcohen Blero dhe Teuta, Morena Taraku: Nuk i ndava unë

Ndarja e çiftit Blerim Muharremi, i njohur si Blero, dhe bashkëshortes së tij Teuta Krasniqi, ka bërë bujë të madhe këto ditë në Kosovë. Lajmi shokoi fansat e artistëve, sidomos nga zërat se shkak për ndarjen e tyre u bë këngëtarja e re Morena Taraku. Vetëm pak ditë më parë, Blero dhe bukuroshja Taraku publikuan një këngë me titullin "My Love". Sakaq, mediat kosovare kanë shkruar se çifti Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi janë shkurorëzuar. Burime të "KosovaPress" brenda gjykatës bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë dhënë fund martesës së tyre, të paktën sipas letrave. Sipas procedurave, dy bashkëshortët kanë rënë dakord që t'i japin fund martesës dhe tashmë e kanë nënshkruar. I kontaktuar nga "KosovaPress", Blero e ka mohuar një gjë të tillë. "Kjo është e re për mua, nuk është aspak e vërtetë. Disa fjalë qarkullojnë por tash çfarë të bëjmë, ne njerëzve nuk mund t'ua mbyllim gojën, sot po e dëgjoj këtë", - ka thënë ai. I pyetur se në përkujdesje të kujt ka mbetur vajza e tyre e vetme, ai nuk ka pranuar të japë sqarime, duke mohuar gjithçka. "Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë", - ka thënë Blero. Por njerëz të afërt me çiftin bëjnë me dije se Tara, vajza e tyre, ka mbetur nën kujdesin e së ëmës. Pas kësaj dolën edhe thashethemet se shkaktare për ndarjen ishte një lidhje midis Bleros dhe bashkëpunëtores së tij seksi, Morena Taraku.
MORENA
Menjëherë pas zërave për një lidhje të mundshme dashurie me Bleron, ish-Miss Kosova, Morena Taraku ka mohuar gjithçka. "Po çuditem në çfarë kulture e terrorizmi po jetoj! Është e turpshme të dëgjoj diçka të tillë, miqtë kthehen në teorizma që s'kanë të bëjnë fare. Idiotizëm i pakapshëm. Kush jeni ju të njollosni e të vulosni gjëra që janë në dëmin e një njeriu të pafajshëm?! Jam pyetur pikërisht në 'KTV' gjatë promovimit të videoklipit tim 'My Love' pse pikërisht këngën e bëra me Bleron dhe publikisht 'live' e kam cekur që, filluam një bashkëpunim sepse Teuta është ajo që na shtyu ta bëjmë një gjë të tillë. Ajo është shoqe e imja që nga fëmijëria, njoh gjithë familjen e saj, po ashtu edhe ajo timen. Nëse dëshirojnë fakte, shihet fare mirë që ajo ishte pjesë e familjes sime edhe gjatë kohës kur unë isha fëmijë. Ajo ishte personazhi kryesor në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, në shfaqjen "Babai", me regji të babait tim Selami Tarakut, i cili e di pa dyshim që në këto momente po stërkuqet nga turpi i këtyre terroristëve që nuk lanë gjurmë pa përzier. Blero e Teuta janë miqtë e mi dhe vazhdojnë të jenë. Por, ta kenë të qartë të gjithë që kjo punë nuk do ndalet deri këtu, do vazhdojnë procedurat gjyqësore. Këtu kanë marrë fund thashethemet me mua! Faleminderit", ka shkruar bukuroshja Taraku në profilin e saj të "Facebook"-ut.
GRUAJA
Një reagim lidhur me çështjen, ka ardhur ditën e djeshme edhe nga bashkëshortja e Bleros, aktorja Teuta Krasniqi. Teuta ka mohuar ndarjen, duke i justifikuar procedurat gjyqësore si disa "procedura administrative private", pa dhënë sqarime të mëtejshme. Edhe Teuta ka preferuar që sqarimin e saj ta bëjë përmes rrjetit social "Facebook". "Pas shkrimeve rreth 'ndarjes' sonë, unë dhashë shpjegim dhe ashtu siç mendon një njeri normal, prita që do të shuhen apetitet e disa gaze-tarëve, por siç po shihet disa prej tyre 'e paskan marrë malin' e paskan shpifur shumë ndytë. Këto shkrime dhe fjalë kanë tendenca të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të vajzës sonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse po shkruaj prapë e po detyrohem të konfirmoj që ne të dy nuk jemi ndarë dhe vazhdojmë të jetojmë të tre së bashku, si deri më tani. Ju ftoj të gjithëve, gazetarë të nderuar, që nëse keni pyetje apo nevojë për ndonjë konfirmim, të më shkruani në 'inbox' dhe do t'ju përgjigjem, por nuk është aspak në rregull të bëhen shpifje pa kurrfarë baze. Përndryshe, Morena dhe familja e saj janë miq të familjes sonë prej vitesh. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithë këta vjet kam investuar me shumë mund në emrin tim, prandaj nuk lejoj askënd që të shpifë pa kurrfarë baze. Faleminderit për përkra-hjen tuaj", ka shkruar ajo.


G-shqiptare

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7