Hyrje | Revista + VIP | Kapedani që di më së miri të “deshifrojë” papiruset mistike

Kapedani që di më së miri të “deshifrojë” papiruset mistike

Kapedani që di më së miri të “deshifrojë” papiruset mistike

Çlirim Hoxha

- Alberti është artisti i madh, lëkura e të cilit është bërë shollë. Sipër lëkurës së tij djaloshare ka veshur për 50 vjet lëkurën e tjetrit. Është argasur nga njëri rol në tjetrin, nga njeri personazh në tjetrin dhe i ka rënë botës rreth e përqark si një kapedan i pavdekshëm hipur mbi kalin e tij mistik. Udhëtimi i tij imagjinar nëpër kozmos, të ngjan si personazhet e përtej botëve që nuk i njohim, të dimensioneve që nuk na përkasin, por që janë ngatërruar keq nëpër hieroglifët e ëndrrave, nëpër fijet e merimangave, të galaktikave, të universeve dhe të yjësive të plakura nga joshja, nga tradhtia dhe korrupsioni. Paradokset e Albert Verrisë nuk kanë të sosur dhe ai nis të grishet këto kohë mes hieroglifëve të epokave, të zbulimeve, të amfiteatrove të botës së lashtë.

I tradhtuar nga veset njerëzore, i mashtruar nga erërat që frynë pa u ndalur në këto 23 vjet, Albert Verria shqyen sfondin e hieroglifëve ku e kanë stampuar kohërat dhe del në dritën e diellit të lirisë, të ekzistencës, të madhështisë së tij si një artist brilant, i cili u tregon brezave udhëtimet e tij nëpër epokat e mugëta, të ëndrrave, të idealeve të pasosura. Albert Veria ka vite që bredh nëpër bibliotekat e botës, duke u përplasur me hieroglifët e antikitetit. Biblioteka e Aleksandrisë që u dogj me 7000 pergamenat e saj ishte një humbje e madhe për gjithë njerëzimin, por Berti futet mes pergamenave të saj të papërsëritshëm dhe nxjerr që andej hieroglifët e lashta duke i bërë thirrje njerëzve që t’i deshifrojnë ato. Ai beson se ato pergamena nuk janë djegur, por ndodhen diku në univers me gjithë sekretet e jetës që mbajnë.

Berti e di ndoshta dhe tregohet i sigurt kur deklaron se, ato sekrete janë të fshehura në Planetin X, i cili nuk ndodhet shumë vjet larg nga toka jonë, por që shkenca ende nuk po e gjen. Albert Verria bredh nëpër Univers me diskun e tij fluturues, në bagazhin e të cilit mban fort dy nga gjërat më të çmuara të jetës së tij endacake: lëkurën e 130 personazheve së bashku me Kapedanin, kulmin e krijimtarisë së tij artistike dhe disa nga papiruset më të çmuara të Bibliotekës së djegur të Aleksandrisë. Të largohesh nga kjo botë është njerëzore.

“Të largohesh me dinjitet është hyjnore", thotë një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Artisti i Popullit Albert Verria. Nuk kam bërë gjë tjetër, thotë Berti, vetëm kam deshifruar dokumente të vjetra nga papiruset e mbetur. Ai bredh nëpër legjenda dhe takohet me mite, ku Homeri nën tokë i tregon se ajo çfarë lexojmë në Iliadën dhe Odisenë është e vërtetë dhe i përket pellazgëve hyjnorë. Troja, ah lufta e Trojës 1230 vjet para Krishtit ishte beteja më e gjatë e antikitetit pellazgo-ilir të falsifikuar dhe vjedhur nga të tjerët. Por Albert Verria nuk ndalet së deshifruari poshtë në katakombet e tokës fletët e mbetura të papiruseve të vjetër.

Ai bredh me mite dhe perëndi dhe takohet me Akilin dhe Penelopën, dhe deshifron odisenë e Uliksit si një dëshmi për atë ç’ka ka ndodhur brenda dhe sipër tokës së planetit tonë, që nga koha e Homo Sapientëve e deri në ditët tona kur të diturit e mëdhenj dhe injorantët e mëdhenj nuk e ndryshojnë mendimin e tyre, siç ka thënë Konfuci. Albert Verria ishte vetëm 33 vjeç kur ka luajtur Kapedanin dhe sot po afron tek 75-vjetori i tij. Ai ende mbetet një nga emblemat e kinemasë shqiptare. Berti është gjithmonë në kërkim të roleve të tij dhe i takon personazhet e tij kush e di sa herë në ëndrra të bukura dhe të frikshme. Si nëpër mjegull dëgjojmë zërin e memecit që i paska ardhur goja, tek filmi “Operacioni Zjarri”, Soll Lili tek “Emblema e Dikurshme”, Xha Sulon tek filmi “Kapedani”, Kapural Pelegrinin tek “Në fillim të Verës” e dhjetëra personazhe të tjerë që Berti u ka rrjepur lëkurën dhe e ka veshur vet.

 

Libri

Artisti i Popullit Albert Verria shfaqet përsëri përpara publikut me librin e tij të dytë “Deshifrimi”. Albert Verria është fshehur brenda faqeve të librit, është bërë hieroglif dhe na fton ta deshifrojmë. Ai kërkon në këtë libër të ri që njeriu t’i kthehet vetvetes, pasi njeriu, sipas Albert Verisë ka ikur, ka dalë nga vetja e tij dhe ka marrë rrugët pa busull orientimi. Verria udhëton me anijen e ëndrrave nëpër shkarpat e hieroglifëve në të gjitha epokat, nga Platoni tek Ajshtajni dhe përpiqet të deshifrojë kohërat, erërat mistike që fryjnë mbi planetin e veseve, të tragjedive, të luftërave dhe të korrupsionit. Ky kapedan legjendar futet në skutat e pashkelura të hieroglifëve dhe me shpatën e tij magjike, dhuruar nga perënditë pellazge çan perden e zezë të universit për të nxjerrë nga strofkulla yjet si xixa gurësh në hapësirat e ëndrrave. Duke deshifruar hieroglifët e kohërave Albert Verria zbulon zinxhirin e kolapsit njerëzor, që endet qiejve pa fund, mes plagëve, mes luftërave, mes tragjedive shekspiriane. Hieroglifet e Albert Verrisë mbajnë brenda tyre të fshehtat e kozmosit, të universit, të lindjes së jetës, të magmës së zjarrtë në zemrën e tokës, të shpellave ku duhet kaluar për në qendrën e botës.

 

G-Shekulli

Komente (1 publikuar)

avatar
Camii 2015-01-15 13:42 +0000
Dsh te jesh mire me shendet ti dhe faijlma jote e lexova me vemendje letren tende dhe e besoj, ne kemi nje problem te madh Z Armando Duka ,Icili nuk ju lejon ju qe te luani per Kombin tone .Lutem personalisht qe ju te vini ne nje kanal televiziv me influence ne Shqiperi dhe te flisni per kete problem . Ta marim vesh njehere e mire kush e ka fajin .PO ke mundesi me kthe pergjigjje.te uroj gjithe te mirat
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7