Hyrje | Revista + VIP | Martohet Lorik Cana (foto)

Martohet Lorik Cana (foto)

Martohet Lorik Cana (foto)

Lorik Cana vendos kurorë. Kapiteni i kombëtares Shqiptare i jep fund beqarisë duke finalizuar në martesë lidhjen e gjatë me bukuroshen italiane, Monica.

Pas një ceremonie private të zhvilluar në Itali, dasma u spostua në Prishtinë ku mesfushori dhe arkitektja italiane festuan në praninë e rreth 500 personave në hotel “Emerald” në Prishtinë.

Kolegë, politikanë, familjarë, miq dhe shumë të njohur të kapitenit u mblodhën për disa orë nën shoqërinë e muzikës tradicionale shqiptare.

Çifti këmbeu unazat me inicialet e Lorikut dhe Monicas, ndërsa bashkëshortja italiane mbeti e befasuar nga atmosfera e krijuar në Prishtinë ku ishte i pranishëm edhe kreu i Federatës Shqiptare të Furtbollit, Armand Duka.

Por nëse dasma e kapitenit është një lajm i mirë për jetën e tij private, nuk mund të konsiderohet i tillë për shumë fanse të 30-vjeçarit, i cili konsiderohet edhe si një nga meshkujt më simpatikë të futbollit shqiptar.

Lideri i kombëtares kuqezi dhe bashkëshortja e tij u njohën disa vite më parë në Romë kur Cana u transferua te Lazio.

Monika është nga Roma dhe ka mbaruar studimet për arkitekturë.

Cana për familjen dhe Monikën
Pak kohë më parë, duke folur për mediat italiane, Cana ka bërë të ditur se është përshtatur menjëherë me realitetin e ri në kryeqytetin italian, edhe falë njohjes me të dashurën 25-vjeçare.

“Me Monikën jemi njohur prej më shumë se një viti. Ajo është studente për arkitekturë. Unë e dua shumë atë, jemi vërtet mirë së bashku.

Asnjëherë nuk mund ta dish të ardhmen e një marrëdhënieje, por shpresojmë që lidhja jonë të vazhdojë në mënyrën më të mirë.

Ajo është një vajzë spontane dhe përpiqet të përshtatet me rutinën time të futbollit. Është e vetëdijshme për nevojat e mia dhe më mbështet fort. ”

Cana është çdo ditë atje, duke shkelmuar topin e futbollit, si në stërvitje dhe ndeshje zyrtare, çka i ka mundësuar të ndërtojë një forcë të konsiderueshme ekonomike, veçanërisht të rëndësishme për që të ndihmuar familjen e tij.

Elementet e së kaluarës nuk janë për t’u nënvlerësuar, sepse vetë Loriku thotë se ka jetuar një fëmijëri jo pa vështirësi: “Unë jam me fat, sepse kam bërë diçka që lidhej me pasionin.

Jam shumë i kënaqur që jam marrë me futbollin, sepse prej tij siguroj tashmë një jetë të lumtur, jo vetëm për veten, por edhe për familjen time: prindërit, vëllezërit e motrat, dhe gjyshërit. Me kalimin e kohës të duhet të mendosh edhe për krijimin e familjes tënde.

Futbollistët janë shumë të zënë në fakt, ndaj nuk mund t’i gëzojnë sa duhet avantazhet që të jep jeta.

Personalisht jam i përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme të mirë, por kurrë nuk do ta harroj dashurinë e familjes, e cila më qëndron shumë afër: “Unë u rrita me gjyshen time, e cila më mësoi të gatuaj shumë gjëra.

Kam qenë shumë i shëndetshëm si fëmijë. I dua shumë pjatat tradicionale që gatuhen në Kosovë. Ne kemi punuar si një ekip në familje, ndaj edhe kemi bërë përpara,” – tregon “luftëtari” me zemër të artë.

 

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7