Hyrje | Revista + VIP | Sfida e Fjodorës

Sfida e Fjodorës

Sfida e Fjodorës

Kishte provuar të këndonte edhe herë të tjera, por këtë radhë sfida e shtyu dyfish. Gazetarja Fjodora Fjora e njeh prej kohësh magjinë e ekranit dhe në spektaklin “C’est la vie”.

Kishte provuar të këndonte edhe herë të tjera, por këtë radhë sfida e shtyu dyfish. Gazetarja Fjodora Fjora e njeh prej
kohësh magjinë e ekranit dhe në spektaklin “C’est la vie”, duket se i është dashur të kuptojë më shumë, jo vetëm mbi sekretin e pazbuluar të vokalit të saj, por edhe ca marifete të vockla, që i ka marrë në prova dhe gjatë interpretimit live. Ky ishte momenti i duhur; aty mes këngëtarëve VIP, përveçse miq të saj, Fjodora do të ngultë këmbë ta luante bukur rolin që i takonte, përtej asaj që të tjerëve u dukej një garë e fortë, një sfidë çiftesh amatore dhe profesioniste, që kulmoi me një eksperiencë të papërsëritshme.

Si ndodhi që u gjende pjesëmarrëse në spektaklin “C’est la vie”?
Ishte një ofertë e producentëve të spektaklit dhe pasi bëra më parë një provë në studion e Adi Hilës për të parë nëse kisha vesh për të mbajtur ritmin, vendosa të merrja pjesë. Në fillim nisi si një shaka dhe më pas mu desh të zgjidhja partnerin, ku edhe pata disa luhatje. Më pëlqente Adrian Trebicka, por nuk mund të arrija dot vokalin e tij, kështu që zgjodha Sajmir Braho.

Ky spektakël për ty ishte një sprovë apo garë?
Mos gënjej dhe të them që në momentin kur u skualifikova më erdhi mirë, por në fakt unë e kam parë të gjithë këtë si një lojë. Për mua ishte një mundësi që u jepet njerëzve të njohur për të bërë spektakël. Sigurisht që nuk duhet parë si profesion i dytë, për mua ishte një argëtim dhe unë e kam parë gjithçka si një lojë, që nga momenti i zgjedhjes së këngëve, provat deri tek skena ku ne këndonim live. Nuk e kam parë ndonjëherë si garë serioze, por të kënduari mes miqsh, edhe pse të tjerët e kanë konceptuar ndryshe.

Kënga ka qenë ndonjëherë pasioni yt?
Nuk e kam pasur ëndërr kurrë, pasi faktikisht nuk kam zë për të bërë këngëtarin dhe asnjëherë nuk e kam dashur këtë, edhe pse me kohët që kanë ardhur nuk duhet shumë zë për të qenë i tillë. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë ambicie dhe nuk jam ndier asnjëherë e mikluar nga kjo sferë profesionale.

Fjodora Fjora

Si je ndier përkrah Sajmir Brahos?

Unë ndihem përkrah Sajmir dhe atij i është dashur të më përshtatet mua, të zbresë gjysmë apo një tonalitet më poshtë. Ai ka pasur pjesën më të madhe të vështirësisë në këtë duet dhe mua më është dashur të ndjek. Ai më ka dhënë shumë dorë për faktin se ishte i mësuar me skenën, njeh truket, ku duhet të ngrihesh apo të ulesh dhe në këtë pikë Sajmiri më ka ndihmuar shumë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në përzgjedhjen e këngëve që na përshtateshin, sigurisht ka pasur edhe ndonjë kompromis të vogël për ndonjë këngë që më ka pëlqyer mua.

Ka pasur momente që në prova je ndier keq, duke qenë se gjithçka në spektakël do ti ishte live?
E vërteta është, që për hir të impenjimeve të mia provat kanë nisur shpesh me vonesë dhe kam pasur ndonjëherë ankth. Nuk jam shqetësuar edhe aq shumë, pasi siç edhe e thashë e kam menduar gjithë spektaklin si një lojë. Vetëm një natë ka qenë e regjistruar dhe netët e tjera kanë qenë më të vështira pasi kanë qenë të gjitha live. Kryesisht më kanë pëlqyer këngët e huaja që i përshtaten edhe vokalit tim edhe në momentin kur këngët ishin live unë kam dhënë maksimumin.

Cili mendon se do të ishte çifti ideal me të cilin do të kishe dëshirë të ishe në sfidë?
Është për të qeshur, pasi në natën kur ishim në balotazh Monika Kryemadhin ishim të dy çiftet në të njëjtin nivel, edhe pse u skualifikova unë dhe Sajmiri, për të cilën nuk jam mërzitur. Do të doja të sfidoja çiftin Eranda Libohova dhe Osman Mula, edhe pse të dy janë shumë të mirë dhe me ta nuk kam pasur asnjëherë mundësinë për dalë në balotazh.

Po në jetën private ka diçka të re, ndonjë hap të madh?
Nuk kam marrë akoma dhuratën e Shën Valentinit, por vetë kam bërë disa, pasi sapo jam kthyer nga jashtë dhe kam blerë disa gjëra. Nuk mendoj se kjo është një festë që dëshmon dashurinë, pasi ne të dy e kemi ngrënë drekën të dy dhe i kushtuam kohën e përditshme njeri-tjetrit. Në jetën time private nuk ka asnjë të re prej disa vitesh. Jemi ende në mendime, por jo në vendime për të marrë një hap më të madh. Thjesht nuk e kemi ndarë ende se çfarë do të bëjmë, megjithatë ajo që dihet është se kemi bërë plane për të vazhduar të jetojmë bashkë, nuk ka rëndësi nëse kjo quhet, fejesë apo bashkëjetesë.
A pritet ndonjë risi nga “Kopertina VIP” dhe cilat janë projektet për të ardhmen?
Prej një 1 viti ka ndryshuar formati i emisionit dhe mendoj se deri në sezonin e ardhshëm do të vazhdojë e njëjta strukturë. Përsa i përket projekteve, mendoj se emisioni do të vijojë, por mund të them se asgjë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nesër, pasi me këtë profesion që kemi mund të dalë një ofertë që të ndryshojë planet.

Olsi Kolami - Revista Mapo

 

  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull
Powered by www.merbraha.com v4.7