Hyrje | Revista + VIP | Romi e Besarta dalin nga shtëpia

Romi e Besarta dalin nga shtëpia

Romi e Besarta dalin nga shtëpia

BIG BROTHER/Bashkë me ta, del edhe qeni Big. Surprizat e natës së djeshme

 

Pas tetë nominimeve, Romina ka lënë dje aventurën brenda shtëpisë së "Big Brother". Ajo zgjodhi Olsin për ta shoqëruar ndërsa dilte nga shtëpia. "Është një emocion shumë i madh. I vetmi moment që nuk do të doja kurrë, ishte të isha dyshe me Olsin në fund të të nominuarve, pasi ka qenë një nga personat me të cilin isha lidhur me shumë brenda shtëpisë", u shpreh Romina. E përlotur ajo ka ndjekur një video me momentet e saj brenda shtëpisë. Duhet thënë që Romina ka qenë një personazh që ka spikatur shumë brenda shtëpisë së "Big Brother".

Romina është aktualisht studente e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Njëkohësisht ajo punon part time në një institut italian në Shqipëri, që merret me kërkime dhe sondazhe. Romina është një vajze e re, e cila jeton ende me prindërit. Ajo ka qenë dikur aktiviste e lëvizjes "Mjaft!" dhe i pëlqen që në të ardhme të merret me politikë. Ka një pasion të madh për filmat horror. Pas aventurës së saj në shtëpinë e "Big Brother", ajo do ta shikonte veten e saj më shumë në politikë, se sa në botën e spektaklit.

Banori i dytë që ka lënë shtëpinë e "Big Brother" ka qenë qeni Big.

Banorja e tretë që është larguar nga shtëpia ka qenë Besarta. "Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme aty brenda. Personi që do më mungojë më shumë është Arbri", u shpreh ajo pas daljes nga shtëpia.

Besarta Abdullau është 20 vjeçe, nga Gjilani i Kosovës. Ajo është studente në Fakultetin Ekonomik në Gjilan. Besarta është fëmija i pestë i një familjeje të thjeshtë kosovare. Një prej hobeve të saj është dizenjoja tekstile. Dhoma e saj është e mbushur me manikinë, ku ajo shpreh këtë pasion të sajin, i cili një ditë doli në pah edhe në shtëpinë e "Big Brother", ku ajo nxorri prej valixhes së saj një paruke dhe tentoi të habiste banorët e tjerë. Në kohën e lirë ajo ndihmon në biznesin e familjes.




Spektakli


Surprizat kanë shoqëruar edhe këtë të shtunë spektaklin e madh të "Big Brother". Një mbrëmje e shoqëruar me emocione, për vetë faktin se këtë herë ishin tre të dominuar. Kjo i ka shtuar më shumë ethet edhe te vetë banorët. Pas daljes së Rominës (e cila ishte e larguara e parë nga shtëpia), kur banorët mësuan se do të kishte dhe një të eliminuar tjetër, ankthi u bë më i madh.

Në studio për të komentuar atë çfarë ndodh brenda shtëpisë kanë qenë: i ftuari i përjavshëm Armand Peza, Xhoi Jakaj, si dhe ish-banorët e "Big Brother".

Çimi, banori i largua nga shtëpia një javë më parë, tregoi se si kishte qenë java e parë jashtë shtëpisë. Ai tregoi se ditët e tij kishin qenë plot emocione, kishte mundur të çmallej me familjen pas mungesës së gjatë dhe i dukej sikur kishte rënë sërish në dashuri me të shoqen, Rudinën.

Këtë javë banorët nuk kanë mundur ta kalojnë provën e javës që kishte të bënte me njohuritë e tyre mbi gjuhën shqipe. Kështu që gjatë kësaj jave buxheti i tyre do të jetë i përgjysmuar në 50%.

Vëllai i madh i kishte rezervuar një surprizë Arbrit për datëlindjen. Këtë javë Arbri mbushi 21 vjeç, një datëlindje që banorët ia festuan plot muzikë e surpriza. Në dhomën e rrëfimit Arbana i ka treguar Arbrit një video, ku janë shfaqur familjarët e tij dhe shokët nga Bari. Prindërit dhe motra i kanë thënë që u mungon shumë dhe që e ndjekin çdo ditë, ndërsa shokët italianë i kanë uruar që të kthehet fitues, pasi nëse merr çmimin e madh do të mund të bëjnë një film për Skënderbeun.

"ishte një dhuratë shumë e bukur, një shtysë që më bën të shkoj deri në finale", u shpreh Arbri.

Takimi romantik që u kurorëzua me një puthje mes Polit dhe Inës një javë më parë është komentuar dje gjatë spektaklit.

Në dhomën e rrëfimeve Arbana i ka treguar Polit një video ku është shfaqur mamaja e tij dhe e Inës duke komentuar lidhjen e tyre. Mamaja e Polit është shprehur se beson që kjo lidhje mund të ketë diçka. "Poli ndjehet bosh pa Inën brenda shtëpisë, pasi ajo pati një lloj përkujdesje ndaj tij", tha ajo. Ndërsa mamaja e Inës u shpreh se vajza i duket shumë e lumtur dhe që Poli i mungon shumë.

"Jam shumë i lumtur që pashë mamanë time dhe që nëpërmjet këtij klipi u njoha dhe me mamanë e Inës", u shpreh Poli.

Mbrëmja e djeshme ka qenë plot surpriza. Akademia profesionale "La Perla" u dhuroi një trajtim në fushën e parukerisë dhe estetikës me linjat LISAP, LIBI, MAKE-UP STUDIO, për t‘u kuruar nga profesionistë shqiptarë dhe internacionalë.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7