Hyrje | Revista + VIP | Pol Babi “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”

Pol Babi “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”

Pol Babi “Në shtratin e gabuar, vetëm kur jam i dehur”

Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes me flirtin me Inën, madje u fol edhe për një natë të nxehtë dhe pasionante që ai kishte kaluar në një hotel në qytetin e Vlorës.

 

Pol Babi, një nga protagonistët më të pëlqyer nga publiku rrëfen për gazetën sekretet, dëshirat dhe veset e krevatit, të gjitha momentet më pikante që kalon në dhomën e gjumit, qoftë kur është me Inën, apo vetëm, qoftë në shtëpinë e tij apo në udhëtime të gjata, të cilat së fundmi kanë qenë pjesë e axhendës së tij dhe miqve të tjerë të grupit.


Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Aq sa e kam të nevojshme.
Gjatë kësaj kohe, sa orë e kalon në gjumë?
Shumë pak.
Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?
Të brendshme, varet edhe lakuriq në disa raste…!
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Asnjë nga të treja.
Që do të thotë?
Relaksohem.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vend intim dhe do të ishte shumë i kompletuar në qoftë se do të kishte dhe një femër të bukur brenda, Ina është idealja.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Zakonisht preferoj të fle në pozicion anësor.
Kur je me të dashurën (Inën) në krevat çfarë pozicioni fle?
Ballë përballë, kur mërzitem i kthej kurrizin (qesh).
A mund të dallosh një femër nëse është seksi vetëm nga pozicioni si fle?
Ka të bëjë shumë sesi një femër e vërtetë di të sillet në çdo moment, një femër seksi duhet të jetë edhe kur është duke fjetur gjumë.
Ju qëllon qe të shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Për zanoret e alfabetit…(qesh)
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Më bezdis çarçafi…
A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike kur je vetëm?
Nuk merrem kurrë me thashetheme…
Cila është loja e preferuar që bën në krevat?
Vras mushkonja…. (qesh)
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po vetëm në qoftë se dua ti them edhe njëherë natën e mirë të dashurës.
A ke bërë ndonjëherë gjëra të papëlqyeshme në shtrat?
Nuk bëj asnjëherë gjëra të papëlqyeshme në shtrat, kur jam në shoqërinë e ndonjë femre të bukur.
Çfarë urreni më shumë, kur jeni me dikë tjetër?
Bisedat e zgjatura.
Kur je vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Jo, sepse jastëku në mëngjes është në tokë.
Si do të ndiheshit nëse e dashura ju kthen kurrizin?
Shumë i lumtur…(qesh)
Nëse një person i të njëjtit seksit ju prek, si do të reagonit?
Nuk do ta ofendoja, por do t’i thosha që ka ngatërruar adresë.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Nuk kam asnjëherë një orar fiks, zakonisht bëj një dush që të ndihem më i çlodhur.
Të ndodh të dëshirosh dikë sa herë ndihesh vetëm?
Normale, dëshiroj gjithmonë atë që dua.
A fut ndonjë kafshë në krevat?
Dhelpra plot, gjithmonë futen në krevatin tim…(qesh)
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni : Ç’dreqin dua këtu?
Po shumë herë, madje kam thënë “Sa tapë isha dje”.
Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Ku të më zërë, edhe në pyll (qesh)
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Zhurmat, dua qetësi.
Preferon të flesh me dritë ndezur apo në errësirë?
Fikur, por pse jo me llamba të vogla, që të shoh me kë jam në shtrat se mos e ngatërroj.
Për kë lutesh para se të flesh?
Asnjëherë nuk e bëj këtë gjë.
Çfarë fjale përdor për t’i thënë të dashurës “Natën e mirë”?
Zakonisht nuk them fare, se nga lodhja na këput dhe flemë gjumë pa i thënë asnjë fjalë njeri-tjetrit.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Preferoj të kem një mëngjes dinamik dhe dëgjoj muzikë trans me volumin në maksimum.

Gazeta Panorama

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7