Hyrje | Revista + VIP | Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani fiton cmimin e madh Akademia e Yjeve

Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani fiton cmimin e madh Akademia e Yjeve

Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani fiton cmimin e madh Akademia e Yjeve

Suprizat nuk kane munguar edhe kete vit. Ka qene Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani qe ka fituar cmimin e pare ne kenge dhe cmimin e madh “Akademia e Yjeve”. Si fituesja absolute e ketij edicioni ajo ka fiuar dy bursa studimi, njera ne Itali dhe nje burse kater vjecare ne shkollen “Rreze drite”



Nata finale e “Akademise se yjeve” nuk mund te perkufizohet tjeter vecse nje spektakel i jashtezakonshem. Nje beteje e fundit per cmimin e madh. Nje gare e forte. Sepse te gjithe synonin te ishin fitues. Prandaj asnjeri prej nente finalisteve te kesaj nate nuk ngurroi te ndermerrte mbi vete prova “te rrezikshme”. “Silmply the best” e kenduar nga Irisi, “I have nothing” nga Uendi, “Fallin” nga Jurgena “I eill aleays love you” nga Syarta, “Strani amori”, nga Nidora, numrat speciale te baletit, “Romeo e Zhuljeta” e interpretuar nga Klevisi dhe Uendi apo dhe gjithcka tjeter qe ato sollen ne ate skene (perfshire ketu edhe kolazhin popullor dhe kercimet hip-hop te pergatitura nga Dritan Bramo), s’mund te quhen ndryshe vecse beteja finale. Nje prove e fuqishme, te cilen, te gjithe e kaluan me shume sukses. Performanca e ketyre te rinjeve ishte aq e arrire sa dukej e veshtire te parashikoje se cili prej tyre do te siguronte cmimin e madh. Ankthi ka qene i pranishem ne ate salle deri ne sekondat e fundit. Megjithate, askush nuk e shfaqi. Si profesioniste te vertete, ndryshe nga cdo nate tjeter, ne finalen e madhe ata ishin bere grup. Ndenesit dukej se i kishin vene vetes nje qellim shume me te madh se marrjen e nje cmimi: Donin te dhuronin nje spektakel te bukur, te fiksonin ne ekran performancat e tyre me te jashtezakonshme, kesaj here jo vetem ato individualet, por edhe ato ne grup. Dhe ia dolen mbane. Atmosfera qe ata krijuan ka qene me fantastike se kurre ndonjehere. Salla u elektrizua deri ne fund ndersa mbyllja e spektaklit ishte vertet nje mrekulli, nje gala qe edhe me profesionistet do ta kishin zili.


Nuk te qellon shpesh te shikosh ne skenat tona nje kengetar a balerin te nderroje brenda jo me shume se gjysem ore petkun e disa roleve te medha. Sfidantet e “Akademise se Yjeve” e bene qe cke me te. Te merkuren ne mbremje kengetaret e “Akademise” interpretuan si fillim kenget me te bukura e me te veshtira, hite boterore, plot sharm e siguri. Balerinet Graciano Tagani, Kristi Dalipi, Ana Lika dhe Rinja Cermjani ofruan nje spektakel tjeter me pjeset klasike: “Danubin Blu” nga Shtraus dhe “Deserte Rose” nga Sting. U tranformuam me pas ne kercimtare moderne me pjese kontemporane te Enio Morricone, latine dhe hip hop. Dhe nuk e mbyllen me kaq. Vendin e tyre e zune shpejt kengetaret, kesaj here te stolisura per interpretimin e kolazhit popullor qe ka elektrizuar sallen. Dhe ne fund nje muzikal. Nga ata me te njohurit, me te famshmit e me te fuqishmit: Romeo dhe Zhuljeta. Kesaj here nxenesit u bene nje grup i vetem. Uendi Buklu, Klevis Saliaj, Iris Hoxha, e Syarta Ramadani, me veshje luksi e maska, interpretuan pjeset me kulmore te historise se shkruar nga Shekspir ne rolet e Zhuljetes, Romeos, Zonjes Kapulet dhe Monteki. Nxenesit e tjere plotesuan skenat ne rolet e anetareve te tjere te dy familjeve. Gjithcka e pergatitur me mjeshteri e shije nga dy primo balerinet e Teatrit te Operas, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.

Shkolla

Per te arritur deri ne kete finale te madhe puna ne “Akademine e Yjeve” ka filluar qe ne muajin shkurt. Atehere u be audicioni i pare, ne fillim ne studiot e televizionit Klan e me pas ne qytetet e Gjakoves dhe Shkupit. Kane qene me mijera te rinjte qe kane mbajtur radhe per ore te tera, ne pritje te performamces, qofte ne balet, qofte ne kenge, para stafit te pedagogeve (Zana Cela, Agim Krajka, Robert Radoja, Sokol Marsi, Kristi Popa, Enada Hoxha, Gerd Vaso, Dritan Bramo e Sueda Guri). Nje zgjedhje e veshtire edhe per keta te fundit, te cilet pas audicionit te pare perzgjodhen 38 nxenes. Por nuk e mbyllen me kaq. Provimi do te zhvillohej edhe nje here te dyte, kesaj radhe sigurisht me i veshtire, sepse dy jave pas fillimit te mesimit ne qendren kulturore “Robert Radoja”, nga 38 mbetem vetem 22 nxenes. Keta shenuan startin e vertete te ketij viti. Cdo dite te javes, nga e hena ne te diele, cdo mbasdite deri ne oren 21.00, me te miret iu nenshtruan oreve te gjata te mesimit, per t’i finalizuar ne dhjete jave spektakel te drejteperdrejte ne Klan. Ashtu sic e parashikon formula e akademise, fjalen per emrat e me te mireve e ka pasur publiku nepermjet votimit nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia. Gara ka qene cdo jave e me e forte, veshtiresia e niveli i konkurimit gjithashtu. Por ata, - talentet e reja te Akademise, - nuk u dorezuan deri ne fund. Pavaresisht se cdo jave secili provonte ethet dhe drojen e nje skualifikimi te mundshem, ata u prezantuan suksesshem cdo te merkure duke dhuruar me shume se nje gare. Ajo e ketij viti ishte nje spektakel i vertete, kulmi i se cilit arriti ne naten finale. Gjate se ciles per tre ore nje publik i entuzizamuar duartrokiti pareshtur. Duke vertetuar per te fundit here misionin e permbushur te nxenesve te “Akademise se yjeve”: Ata tani jane te famshem. Jane te gatshem per sfida te reja dhe skena akoma edhe me gjigande se ajo e se merkures.

Bursa studimi dhe fame

Edicioni i trete i “Akademise se Yjeve” mbaroi. Por jehona e tij do te vijoje. Sepse projekti producenteve Zana Cela dhe Aleksander Frangaj nuk mbaron me kaq. Ata i kane gjetur nderkaq per nxenesit e kesaj akademie rruget qe do t’i cojne ata edhe me lart. Kjo u vertetua ne fund te spektaklit te se merkures, kulmi i se ciles arriti majen ne momentin e ndarjes se cmimeve. Suprizat per te cilat nuk kane munguar edhe kete vit. Ka qene Iris Hoxha, 16 vjecarja nga Elbasani qe ka fituar cmimin e pare ne kenge dhe cmimin e madh “Akademia e Yjeve”. Si fituesja absolute e ketij edicioni Iris Hoxha ka fiuar dy bursa studimi, njera ne Itali dhe nje burse kater vjecare ne shkollen “Rreze drite” si dhe shperblimin prej 2 milione lekesh. Vendin e dyte ne kenge e meritoi Syarta Ramadani nga Kercova e Maqedonise, duke perfituar edhe shperblimin prej nje milione lekesh. Ne balet vendin e pare e “rrembeu”, mes entuziazmit dhe loteve te gezimit, 15 vjecari Kristi Dalipi. Gjithashtu edhe per Kristin vlen shperblimi prej 2 milione lekes, ndersa vendin e dyte Graciano Tagani (i shperblyer me nje milione leke). Cmimet e tjera qe u ndane ne puntaten e fundit ishin edhe ai i Kritikes dhe Performances me te mire. Te destinuara per ata djem e vajza te rinj, plot talent e siguri qe tanime i kane rruget e hapura. Jane te gatshem te perballen me cdo lloj skene dhe sfide. Ata jane artistet e se ardhmes se afert. Qe gjithmone do te kujtojne skenen e pare te madhe qe i beri te famshem: skenen e “Akademise se Yjeve”.

Fituesit

Cmimi i madh “Akademia e Yjeve”: Iris Hoxha

Cmimi i Kritikes: Rina Cermjani

Cmimi Performanca me e Mire: Ana Lika

Kenga

Cmimi i pare ne kenge: Iris Hoxha

Cmimi i dyte: Syarta Ramadani

Cmimi i trete: Uendi Bulku

Balet

Cmimi i pare: Kristi Dalipi

Cmimi i dyte: Graciano Tagani

Cmimi i trete: Rina Cermjani

Koha Jone

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

3.67
Powered by www.merbraha.com v4.7