Hyrje | Sport | Pele, më parë ishte llustraxhi

Pele, më parë ishte llustraxhi

Pele, më parë ishte llustraxhi
Loja mitike e Peles është bërë në ditët e sotme simboli i skuadrës kombëtare braziliane dhe i futbollit botëror

Heronjtë ecin vetëm, bëhen mite kur prekin jetët dhe zemrat e secilit nga ne. Për sportdashësit, Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, është hero. Niveli i lartë i performancës në çdo sport do të thotë të dalësh nga shkalla njerëzore e zakonshme, por performancat e Pelé-s mund të thuhet që kanë kaluar çdo lloj shkalle njerëzore humane, çdo kufi. Ai shënonte një mesatare golash në çdo ndeshje ndërkombetare që luajti, njësoj siç një lojtar basketbolli shënon një seri koshash gjatë çdo loje të bërë, të paktën në këto 15 vjetët e fundit. Midis 1956 dhe 1974, Pelé shënoi një total prej 1220 gola. Ndërsa luante, Brazili fitoi kupën e Botës, 3 herë në 12 vjet. Ai shënoi 5 gola në një ndeshje 6 herë, 4 gola 30 herë dhe tre gola 90 herë. Dhe e bëri këtë, jo me ndonjë lloj superioriteti apo përçmimi, siç bëjnë shumë yje të kohës së sotme, por me një lloj gëzimi që infektoi edhe skuadrën kundërshtare, sepse nuk ishte e dhimbshme humbja në rastin kur kundërshtari ishte një fenomen i tillë.
Ai ka lindur në një prej qyteteve bregdetare më të mëdha të Brazilit, Tres Coracoes. I thërritur shkurt Dico nga familja e tij, ai u quajt Pele nga shokët e futbollit, një fjalë origjina e së cilës e largonte atë. Dico llustronte këpucë deri në moshën 11-vjeçare, kur u zbulua nga një lojtar i famshëm i vendit, Waldemar de Brito. Katër vjet më vonë, De Brito solli Pelé-në në Sao Paulo dhe u deklaroi drejtorëve mosbesues të skuadrës së Santos që "Ky djalë do të jetë futbollisti më i madh në botë". Shumë shpejt ai do të ishte një legjendë. Në sezonin tjetër u bë futbollisti më i mirë në ligën e tij. Siç shkroi gazeta londinese "Times" më vonë: "Si e shqiptoni Pelé? Z-O-T." Ai u bë i nhohur edhe për pushimin e luftës: të dyja palët në luftën civile në Nigeri, u thirrën të bënin 48 orë armëpushim në 1967, në mënyrë që Pele të luante në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytetin Lagos.
Për të kuptuar rolin e Pelé-së në futboll, disa njohuri për natyrën e lojës janë të nevojshme. Asnjë skuadër tjetër sporti nuk të ngjall të njëjtin pasion universal si futbolli. Gjatë Kupës së Botës ndeshjet e skuadrave nacionale impostuan skeda televizive mbi ritmin e jetës. Vitin e kaluar u mbajt një darkë për eksponentët kryesorë të stabilimentit anglez dhe miq të tjerë të shquar nga e gjithë bota në Stenden Spencer House në Londër. Të ftuarit patën fatin e keq që kishin zgjedhur natën e ndeshjes midis Anglisë dhe Argjentinës - gjithmonë një gjakmarrje, përkeqësuar në këtë rast nga kujtimi i krizës së Falklands. Audienca (ose të paktën mjaftueshëm për të ndikuar te miqtë), insistuan që televizorët e mëdhenj të vendoseshin në vënde strategjike, gjatë pritjes dhe darkës. Ndeshja kaloi me kohë shtesë dhe kërkoi një penallti, në mënyrë që spikeri të mos e jepte mesashin deri në orën 11 të mbrëmjes. Dhe meqënëse Anglia humbi, audienca nuk ishte në gjendje për asgjë, veçse për të mbajtur zi.
Kur Franca më në fund fitoi Kupën e Botës, Parisi u përshkua nga gëzimi për 48 orë me radhë, Brazili nga hidhërimi për të njëjtën periudhë kohe. Isha në Brazil në 1962 kur skuadra nacionale fitoi Kupën e Botës në Kili. Çdo gjë ndaloi për dy ditë, ndërkohë që Rio festonte një karnevale të parakohshme.
Asgjë e ngjashme nuk ndodh në Sh.B.A. Fansët nuk identifikohen me skuadrën e tyre në këtë mënyrë, sepse skuadrat e sportit amerikane kërkojnë një lloj aftësie që është jashtë mundësive të laikut. Bejsbolli, për shembull, kërkon një bashkësi kompetencash eterogjene: të hedhësh një top për gjatë 90 m, të kapësh një top duke fluturuar me shpejtësinë e një plumbi dhe përshkrimi i një distance të largët me një siguri të madhe. Futbolli kërkon aftësi të tjera për secilin nga 11 pozicionet. Spektatorët e Sh.B.A-së e gjejnë veten duke parë 2 ngjarje diskrete: ajo çka po ndodh në fushën e lojës dhe përkthimi i asaj në statistika, minute mbas minute të detajuara. Ai do që skuadra e tij të fitojë, por gjithashtu është i lidhur me statistikat e triumfeve të idhullit të tij. Heroi amerikan i sportit është si Joe Di Maggio - një lloj Lone Ranger që ecën në vetmi në krah të eksperiencave të pasura, duke na ngritur ne mbi veten tonë.
Futbolli është një tërësi llojesh sporti. Të gjithë 11 lojtarët duhet të kenë të njëjtën metodë loje - sidomos në futbollin modern, ku dallimet midis mbrojtjes dhe sulmit nuk janë më. Të jesh i vazhdueshëm, loja nuk duhet të lejojë të ndahet në një seri përbërësish, si mund të bëhet në fubollin amerikan apo në bejsboll. Bejsbolli dhe futbolli amerikan dridhen nga prefeksioni i vazhdueshmërisë së tyre, futbolli nga improvizimi i zgjidhjeve deri në nevojën e ndryshimit të strategjive. Futbolli kërkon pak material veshjeje. Çdo njeri mendon se mund të luajë futboll. Dhe mund të luhet nga një numër çfarëdo lojtarësh si një lojë marrjeje. Pra futbolli jashtë Amerikës së Veriut është vërtet një lojë për masën, që mund të identifikohet me pasionin e tyre, triumfin e papritur dhe zhgënjimet e paevitueshme. Bejsbolli dhe futbolli amerikan janë egzaltimi i eksperiencës njerëzore, futbolli mishërimi i tij.
Pele është fenomen i ndryshëm nga yjet e bejsbollit apo futbollit. Yjet e futbollit janë të varur nga skuadrat e tyre edhe pse i paraprijnë ato. Për të arritur statusin e mitit, si një lojtar futbolli është shumë e vështirë, sepse kulmi i performancës është përgjithësisht e shkurtër - vetëm pak lojtarë performojnë në topin e lojës së tyre për më shumë se 5 vjet. Në mënyrë të pabesueshme, Pele-ja performoi në nivelet më të larta për 18 vjet, duke shënuar 52 gola në 1973, viti i tij i shtatëmbëdhjetë. Yjet e futbollit bashkëkohor nuk arrijnë kurrë me shumë se 50 gola në sezon. Për Pelen, që për 3 herë kishte shënuar më shumë se 100 gola në vit, kjo shënoi tërheqjen e tij.
Statusi mitik i Peles, rrjedh gjithashtu nga mënyra se si mëshiroi karakterin e skuadrës kombëtare të Brazilit. Stili i tij afirmon që virtyti pa gëzim është një kundërvënie termash. Lojtarët e tij janë më akrobatët, edhe gjithmonë më të zotët. Skuadra braziliane luan me një ezuberancë ngjitëse. Kur ato këmisha të verdha sulmojnë - gjë që ndodh shumicën e kohës - dhe fanset e tyre brohorasin nën ritmin e bandave samba, futbolli bëhet rituali i fluiditetit dhe elegancës. Në kohën e Pelesë, brazilianët e konceptonin futbollin si fantazi.
Kulmi e tij ka qenë në finalen e Kupës së Botës më 1970. Kundërshtari i Brazilit ishte Italia, që luajti mbrojtjen e saj të fortë me besimin për ta mbyllur lojën 1 me 1, duke demoralizuar kështu brazilianët. Italia shumë kollaj mund të kishte mbajtur mbrojtjen e saj edhe më shumë, derisa kundërshtari i saj filloi të bënte ato gabime që mund të shkaktonin humbjen. Brazili nuk u shpërqëndrua, duke sulmuar sikur Italia të ishte një skuadër praktikantësh, duke e mundur atë 4 me 1.
Disa herë më pas, kur luante për New York, Cosmos Pele nuk ishte më aq i shpejtë, por ishte i harbuar si gjithmonë. Që atëherë Pele u shndërrua në një institucion. Shumë nga fansat modernë nuk e kanë parë kurrë të luajë, megjithatë ata ndjejnë se ai është pjesë e jetës së tyre. Ai bëri kalimin nga superstar në figurë mitike.
1958: Pele bëhet zbulimi i kampionatit pasi shënon golin e vetëm të fitores kundër Uellsit, tre kundër Francës në gjysfinale dhe dy kundër Suedisë në finale.
1962: Pele luan vetëm në ndeshjen e hapjes dhe pasi dëmtohet detyrohet të lërë turneun.
1966: Pele luan vetëm dy ndeshje në grup, kundër Bullgarisë dhe Portugalisë dhe sërish dëmtohet, ndërsa Brazili eleminohet në grup.
1970: Brazili i atij viti është zgjedhur si skuadra më e mirë që ka dalë ndonjëherë kampion me emrat si Klodoaldo, Gerson, Rivelino, Tostao, Zhairzinjo, Pele dhe Karlos Alberto. Pele merr pjesë në të gjitha ndeshjet dhe shënon 4 gola, por lojtari më i mirë i ekipit është Zhairzinjo (gjithashtu shënuesi më i mirë me 8 gola)

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI - RD

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7