Hyrje | Sport | Starton "Afrika 2010"

Starton "Afrika 2010"

Starton "Afrika 2010"

Nje komb,10 stadiume,32 kombetare,32 dite,64 ndeshje,570 mije spektatote, mbi 3 miliard telespektatore dhe rreth 1 miliard euro te shpenzuara jane disa nga numerat me pikante te boterorit te pare Afrikan te futbollit.Afrika e jugut do te hyje keshtu ne Histori si shteti i pare Afrikan qe organizon nje kampionat Boteror te Futbollit.Me gjith se nuk eshte 100% e sigurte pritet qe ceremonine e hapjes se kupes se botes ta beje ish ulleqesi legjendare i Afrikes se Jugut 91 Vjecari, Nelson Mandela.


Kupa e Botes prite te startoje sot ne oren 15:30 me ceremonine e hapjes ku kegetarja Shakira eshte zgjedhur per te kenduar kengen e hapjes se turneut.Ndersa ne oren 16:00 ne stadiumin "Soçer City" të Johanesburgu gjygjtari Irmatov nga Usbekistani prite te vershelleje fillimin e ndeshjes se hapjes midis vendasve te Afrikes se Jugut dhe Meksikes.


Në tribunë ndërkohë pritet të jenë disa nga personalitetet më të lartë të futbollit botëror, aktorë Hollivudi apo kryetarë shtetesh, duke nisur nga Nelson Mandela. Policia ndërkohë ka marrë masa tepër të forta sigurie, duke vënë në aksion mijëra ushtarakë, helikopterë, çminues dhe videokamera mbikëqyrjeje. Në Johanesburg është përdorur çdo lloj mjeti për të evituar që kriminelë, terroristë apo huliganë të kërcënojnë startin e eventit.


BOTERORI NE SHIFRA:


Brazili mund ta fitojë për të 6-n herë Botërorin. Botërori 2010 është i 19-ti në gjithë historinë. Statistikat dhe të dhënat për Kupën e Botës, Afrika e Jugut 2010.
0 pikë dhe 0 gola shënoi Greqia në debutimin e saj për herë të parë në një Botëror në USA ‘94. Ky është bilanci më i keq i të gjitha skuadrave, të cilat marrin pjesë në Afrika e Jugut 2010. Sllovakia është skuadra e vetme, që merr pjesë për herë të parë në një Botëror.
1 herë të vetme ishte kombëtarja gjermane me moshën më të re se kjo aktuale. Skuadra e udhëhequr nga kapiteni Filip Lahm ka një mesatare prej 24,96 vjeç. Vetëm në pjesëmarrjen e parë të Gjermanisë në Botërorin e Italisë 1934 ishte kjo kombëtare me moshën mesatare 24,16 vjeç.
4 skuadra të ndryshme kombëtare (Kuvajtin 1982, Emiratet e Bashkuara Arabe 1990, Brazilin 1994 dhe 2006, Arabinë Saudite 1998) ka drejtuar deri tani Karlos Alberto Parreira në një Botëror. Me Afrikën e Jugut, ai shënon skuadrën e pestë në një Kupë Bote. Me këtë ai arrin rekordin e Bora Milutinoviç, i cili po ashtu ka drejtuar 5 skuadra të ndryshme. Parreira vendos gjithashtu edhe rekordin me 6 pjesëmarrje si trajner në një Botëror.
5 herë e ka fituar Brazili Botërorin (1958, 1962, 1970, 1994, 2002).
6 herë e kanë fituar Botërorin mikpritësit (Uruguai 1930, Italia 1934, Anglia 1966, Gjermania 1974, Argjentina 1978, Franca 1998). Deri tani të gjithë mikpritësit e kanë kaluar raundi e parë të Botërorit.
7 skuadra kanë vënë kurorën e kampionit të Botës: Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, Uruguai, Anglia dhe Franca. Të gjitha marrin pjesë në Afrikën e Jugut.
9 qytete në Afrikën e Jugut mikpresin Botërorin. Me gjithë Johanesburgun që do të përdorë dy stadiume, numri shkon në 10 stadiume
10 gola ka shënuar sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, në Botërorët 2002 dhe 2006. Këtë herë, në Afrikën e Jugut, ai mund të thyejë rekordin e brazilianit Ronaldo me 15 gola të shënuar në Botërorë.
12 gola kanë shënuar si Moumouni Dagano i Burkina Fasos dhe Osea Vakatalesau për Fixhi në eliminatoret e Botërorit. Prandaj ata ndajnë kurorën e golashënuesit të eliminatoreve. Por të dyja skuadrat e tyre nuk janë kualifikuar.
13 herë ka shënuar francezi Fonten në Botërorin e Suedisë 1958. Golashënuesi më i mirë i botërorëve, Ronaldo, ka realizuar 15 golat e tij në katër turne (1994, 1998, 2002, 2006).
18 kombëtare kanë mundësinë të luajnë Botërorin e 18 të tyre. Vetëm Brazili ka marrë pjesë në të gjithë Botërorët, në të 19.
25 ndeshje ka luajtur rekordmeni i kombëtares gjermane në Botërorë, Lotar Mateus në pesë Kupa Bote 1982, 1986, 1990, 1994 dhe 1998, si asnjë futbollist tjetër.
28 gjyqtarë nga 28 shtete do drejtojnë 64 takimet.
31 ditë do të zgjasë Botërori, Nga ndeshja e hapjes në Johanesburg më 11 qershor deri në finale, e cila do të zhvillohet po në Johanesburg më 11 korrik 2010.
32 skuadra marrin pjesë në Botërorin Afrika e Jugut 2010.
42 vjeç e 39 ditë ishte sulmuesi kamerunas, Roxher Milla, në ndeshjen ndaj Rusisë në Botërori USA ‘94. Prandaj Milla është futbollisti i vjetër, që ka luajtur në një Botëror.
61 futbollistë të huaj, që luajnë në Gjermani, janë grumbulluar në të 32 skuadrat pjesëmarrëse. Vetëm Anglia qëndron përpara me 96 legjionarë.
64 ndeshje do të zhvillohen në Botëror.
90 dhoma ka prononcuar Gjermania në rezidencën e saj, në “Hotel Velmoré Grande” mes Johanesburgut dhe Pretorias, për kohën e qëndrimit të saj.
96 ndeshje me kombëtaren ka luajtur deri tani Miroslav Klose, më shumë se cilido lojtar tjetër aktual i Gjermanisë.
171 gola u shënuan në Botërorin Franca ’98, më shumë se në çdo Kupë tjetër Bote. Një mesatare më e lartë golash u shënua në Botërorin Zvicra 1954. Në vetëm 26 takime shikuesit panë në total 140 gola, pra një mesatare 5,38 gola për ndeshje.
200 kombëtare nga 6 kontinente morën pjesë në eliminatoret e Botërorit 2010, përfshij këtu edhe ekzotikët Samoa Amerikane, Makao dhe Montserrati. Kampionia e Europës, Spanja i fitoi të 10 ndeshjet eliminatore.
736 lojtarë, nga 23 për Kombëtare, lejohet të grumbullohen nga të gjithë trajnerët për Botërorin.
738 euro kushton bileta më e shtrenjtë e Botërorit.
18.000 vullnetarë do të kujdesen në Botëror për turistët, skuadrat dhe gazetarët. Konkurruan 67.999 vullnetarë nga 170 shtete.
250.000 euro do të marrin lojtarët e Gjermanisë nëse shpallen kampionë bote. Për krahasim: në 1954 morëm Fritz Valter & Co. 2500 marka, një televizor, një çantë lëkure dhe një motoçikletë.
300.000 vizitorë nga e gjithë bota pritet të shkojnë në Afrikën e Jugut për Botërorin.
3.000.00 bileta janë në shitje për 64 ndeshjet e Botërorit.
20.500.000 euro premio jep FIFA për fituesin e Botërorit.
407.000.000 euro është buxheti i gjithë Botërorit.
26.290.000.000 shikues ndoqën Botërorin 2006 në televizor. Për turneun në Afrikën e Jugut pritet që numri i shikuesve të rritet.

 

Veriu portal

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7