Hyrje | Sport | Shpërthejnë yjet e Maradonës, “gjelat” e Francës si “pula të lagura”…!

Shpërthejnë yjet e Maradonës, “gjelat” e Francës si “pula të lagura”…!

Shpërthejnë yjet e Maradonës, “gjelat” e Francës si “pula të lagura”…!

Superfitore e Meksikës, Franca në buzë të “greminës”
GRUPI A
FRANCA – MEKSIKA 0-2

Shënues: Hernandez 63’, Blanco 79’ (pen)
Franca (4-2-3-1): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra, Diaby, Toulalan, Malouda, Ribery, Govou (Valbuena 68’), Anelka (Gignac 46’). Trajner: Raymond Domenech.
Meksika (4-3-3): Perez, Osorio, Moreno, Rodriguez, Salcido, Juarez (Hernandez 55’), Marquez, Torrado, Dos Santos, Franco (Blanco 62’), Vela (Barrera 77’). Trajner: Javier Aguirre.
Gjyqtar: Khalil Al-Ghamdi (Arabia Saudite)
Kartonë të verdhë: Toulalan (F), Franco, Juarez, Moreno (M)


Ndeshjet e dyta në grupin A kanë startuar të mërkurën me sfidë n Uruguaj-Afrika e Jugut, e fituar nga të parët, 3-0, por kanë vijuar të enjten me një tjetër surprizë të madhe, sa i takon emrit dhe historisë së skuadrave. Konkretisht e kemi fjalën për Francë -Meksikë, ndeshje e cila ka përfunduar me fitoren 2-0 të meksikanëve, të cilët i kanë bërë “gjelat” e Francës të “kakarisin” si pula të lagura…Madje, kombëtaren trikolore, të ish-kapitenëve Platini dhe Zidane, e kanë shpënë në buzë të greminës, një hap larg skualifikimit nga Botërori. E kundërta, Meksika, tashmë në kuotën e 4 pikëve, e shikon veten vetëm një hap larg kualifikimit për në raundin e dytë të “Afrika e Jugut”. Ekipi i Domenekut jo vetëm është mundur pastër 2-0 nga Meksika, por ka zhvilluar një ndeshje tejet dezilizionuese, pa histori, e dominuar nga minuta e parë e deri në minutën e fundit nga djemtë e trajnerit Aguirre, të cilët kanë kapitalizuar rastet e krijuara në pjesën e parë me dy gola në pjesën e dytë. Rrjetat vendimtare u nënshkruan nga Hernandez (63 ‘) dhe Blanco (penallti, 81′). Në të tilla kushte, Franca është e detyruar tani të fitojë me Afrikën e Jugut, për t’i ushqyer sadopak shpresat minimale që i kanë mbetur për mbijetesë në finalet e këtij Botërori. Në kuotën e vetëm 1 pike, të barazimit me Uruguajin, francezët renditen në vendin e tretë në grupin A, pas Uruguajit dhe Meksikës, me nga 4 pikë secila. Ndeshja e tretë në grup përball dy kryesuesit, Meksikën dhe Uruguajin, të cilave u hyn në punë edhe një barazim, për t’u kualifikuar të dyja për në 16-she, duke e lënë skuadrën e Domekenut jashtë gare. Edhe në ndeshjen me Meksikën, sulmuesi Tierri Henry ka ngrohur stolin, kësaj here pa luajtur asnjë minutë të vetme. Tashmë, fati i Francës në këtë Botëror nuk varet më nga ajo, nga këmbët e futbollistëve blu. Dy lojtarë, tek të cilët ka besuar shumë Domeneku, Nicolas Anelka dhe Franck Ribery nuk kanë krijuar asnjë shans të vetëm kundër Meksikës. Punët e ekipit të Francës janë më të komplikuara se kurrë. Ajo mund të fajësojë vetëm veten për këtë zhgënjim të madh, askënd tjetër. Çfarë del nga ky ekip, ka vetëm një emër: Franca është në një gjendje të të qënurit e pafuqishme. Shumë rrëmujë në të gjitha drejtimet te blutë. Flitet se nuk ka kohezion mes lojtarëve, flitet se ka pakënaqësi nga caktimi i Patrice Evra si kapiten, gjithfarë gjërash pëshpëriten, por ama një gjë është evidente: Të besuarit e Domenekut kanë luajtur sikur Franca nuk ka ekzistuar kurrë në futboll. Blutë janë shfaqur amorf dhe kurrë nuk kanë qenë me të vërtetë në gjendje të ndikojnë për mirë në sfidat e tyre finale të “Afrika e Jugut 2010“. Një përfaqësim fyes për një komb elitar, si Franca. Edhe në futboll, me yje që mbushin klubet më të mira të Europës. Disa prej të cilëve edhe mbetën jashtë këtij Botërori, nga zgjedhjet e shumëkontestuara të Domenekut. Trajnerit në ikje, në fakt, që para nisjes së këtyre finaleve.


Renditja, Grupi A
1.Uruguaji 4
2.Meksika 4
3.Franca 1
4.Afrika e Jugut 1


Ecuria në Grupin A
Afrikë e Jugut - Meksikë 1-1
Uruguaji – Francë 0-0
Afrikë e Jugut – Uruguaji 0-3
Francë – Meksikë 0-2
22.06: Meksikë - Uruguaji
22.06: Francë – Afrika e Jugut


……………………………………………………………………………………………………………


GRUPI B
Tripletë e Higuain, superArgjentina “fluturon” në 16-she!
ARGJENTINA - KOREJA E JUGUT 4-1

Shënues: Park Chu-young 17 (aut), Higuain 33′, 46′, 76’ / C.Lee 45’
ARGJENTINA (4-3-3): Romero; Heinze, Samuel (Burdisso 68’), Demichelis, Gutierrez; Maxi Rodriguez, Mascherano, Di Maria; Messi, Tevez (Aguero 75’), Higuain. Trajner: Maradona
KOREJA E JUGUT (4-2-3-1): Jung Sung-ryong; Oh Beom-seok, Cho Yong-hyung, Lee Jung-soo, Lee Young-pyo; Ki Sung-yueng (Kim Nam-il 45’), Kim Jung-ë oo; Lee Chung-yong, Park Ji-sung, Park Chu-young; Yeom Ki-hun. Trajner: Huh Jung-moo
Gjyqtar: De Bleeckere (Belgjikë)
Kartonë të verdhë: Yeom Ki-hun, Lee Chung-yong (C), Gutierrez, Mascherano, Heinze (A)


Argjentina “fluturon” drejt raundit të dytë të finaleve të Botërorit 2010, që po zhvillohet në Afrikën e Jugut. Kombëtarja celeste, e drejtuar nga legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka marrë pikët maksimale në Grupi B, duke fituar dy ndeshjet e para. Në fillim mundi 1-0 Nigerinë, ndërsa herën e dytë shkatërroi 4-1 Korenë e Jugut. Përmes një loje të dominuar në të gjitha drejtimet, por edhe e ndihmuar nga gabimet e mbrojtjes koreano-jugore, ekipi i drejtuar nga Maradona e arriti menjëherë qëllimin e vet, teksa lojtari i Koresë së Jugut, Park Chu, e dërgoi në portën e vet një top të ardhur nga një goditje dënimi, nisur prej këmbëve të Mesit. Ka qenë pikërisht minuta e 16-të, kur koreano-jugorët bëjnë një autogol në kuadratin e tyre, por që i jep fitoren e momentit Argjentinës. E cila ishte në sulm që në nisje të sfidës. Nuk do të vononte shumë dhe në minutën e 33-të, është Higuain, ai që dyfishon epërsinë e celestëve. Edhe ky gol ka ardhur sërish nga një goditje dënimi. Topi i harkuar në zonë nga Mesi ka gjetur kokën e sulmuesit të Real Madridit, i cili, i pandehur në pozicion jashtë loje nga koreano-jugorët, ka shënuar me kokë. Duket se Argjentina do të shkojë e qetë në dhomat e zhveshjes, në përfundim të pjesës së parë, por nuk ka qenë kështu. Koreja e Jugut, falë një gafe prej amatory të qendërmbrojtësit argjentinas, Martin De Michelis, shënon golin e ngushtimit të rezultatit dhe i fut drithmat Argjentinës. Pikërisht në minutën e 45-të, kur gjyqtari po bëhej gati t’i drejtonte skuadrat për në pushim të ndeshjes. Por Argjentina ka dalë shpejt nga ankthi, sepse porsa ka filuuar pjesa e dytë, është sërish Higuain, që shënon golin e tretë dhe të qetësisë për të tijtë. Kronometri shënon minutën e 46-të të ndeshjes. Këtu merr fund cdo iluzion i koreano-jugorëve për të bërë ndonjë surprizë, nga ato që nuk kanë munguar në ndeshjet e deritanishme të këtij Botërori. Në fushë ka vetëm një ekip, Argjentina, që dhuron spektakël me lojën e vet, ku lojtarë të vecantë si Mesi, Tevez, Higuain, Di Maria etj, tregojnë klas. Duhej të vinte minuta e 76-të e ndeshjes, që Higuain të plotësontë tripletën e vet personale dhe të vuloste fitoren e pastër dhe bindëse të Argjentinës, 4-1 ndaj Koresë së Jugut, duke kaluar kështu edhe në raundin e dytë të këtyre finaleve, pavarësisht se do të luajë edhe një ndeshje në grup. Ajo që duhet nënvizuar, është fakti se nga 32 ekipet finaliste në Afrikën e Jugut, Argjentina dhe Korea e Jugut janë ndër të paktat që kanë bindur në fillim. “Pibe de Oro”, pas kësaj fitoreje ekzaltuese të kombëtares që drejton, tha se me ndihmën e Perëndisë, Argjentina mund ta fitojë këtë Kupë të Botës. Dhe duket se është në rrugën e duhur, të paktën deri më tani, pas dy ndeshjeve të para.


………………………………………………………………………………………………….


GRUPI B
Greqia mund Nigerinë dhe mban gjallë shpresat kualifikuese
GREQIA - NIGERIA 2-1

Greqia (4-3-3): Tzorvas; Kyrgiakos, Vyntra, Papadopoulos, Torosidis; Tziolis, Papastathopoulos (Samaras 36’), Katsouranis; Karagounis, Gekas, Salpingidis. Trajner: Rehaggel.
Nigeria (4-4-2): Enyeama; Odiah, Shittu, Joseph Yobo, Taiwo (Echiejile 56’); Kaita, Etuhu, Haruna, Uche; Odemwingie (Obasi 46’), Yakubu. Trajner: Lagerback.
Gjyqtar: Oscar Ruiz (Kolumbi)
Shënues: Uche 15’ (N), Salpingidis 44’ (G), Torosidis 72’ (G)
Kartonë të verdhë: Papastathopoulos, Tziolis (G)
Karton i kuq: Kaita


Greqia mund 2-1 Nigerinë dhe mban gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Grupin B, për të qenë pjesë e raundit të dytë të finaleve të këtij Botërori. Ka qenë Kaita, lojtari nigerian, i cili ka marrë në mënyrë krejt të pajustifikueshme një karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë, një më pak se kundërshtari, ai që i ka bërë “dhuratën” e duhur Greqisë. E cila ka marrë zemër dhe, duke parë që Nigeria kishte mbetur me një lojtar më pak, ka shtuar forcat sulmuese, duke ia dalë mbanë. Madje jo vetëm të barazojë epërsinë momentale të nigerianëve, falë golit të e shënuar nga Uche, në 15’, por edhe ta fitojnë ndeshjen. Së pari ka qenë Salpingidis, që në 44’ ka barazuar në 1-1 rezultatin, duke i dërguar grekët me shpresa dhe optimizëm për në pjesën e dytë. Dhe pritshmëritë e helenëve janë realizuar, sepse kanë arritur të shfrytëzojnë më së miri epërsinë numerikë në fushë, duke shënuar edhe golin e dytë, atë të fitores, me anë të Torosidis, në 72’. Fillimisht ka qenë Karagunis, ai që ka lëshuar një predhë nga rreth 20 metra në drejtim të portës së Nigerisë, ku portieri afrikan nuk e ka zotëruar dot plotësisht sferën, e cila i ka shpëtuar nga duart dhe aty sulmuesi grek e ka dërguar në rrjetë. Edhe më pastaj kanë qenë grekët, ata që e kanë zotëruar lojën, duke marrë 3 pikë shprese për vijimësinë e tyre në këtë Botëror. Ndeshja e tretë në grup e tyre është ajo me Argjentinën, e cila, nga ana e vet, e ka siguruar kualifikimin për në 16-she, por do të kërkojë të mos e lëshojë vendin e parë në grup. Ajo që mund të thuhet si konkluzion për këtë ndeshje është se, Greqia e bëri Nigerinë të paguajë për daljen jashtë loje me karton të kuq të Sania Kaita, duke i nxjerrë nigerianët nga Botërori. Natyrisht, pasi të luajnë edhe një ndeshje të fundit në grupin B, atë me Korenë e Jugut.


Renditja, Grupi B
1.Argjentina 6 (+4)
2.Korea e Jugut 3 (-1)
3.Greqia 3 (-1)
4.Nigeria 0 (-2)


 


Pasqyra e ndeshjeve
(12.06.2010): Korea e Jugut – Greqi 2-0
(12.06.2010): Argjentinë – Nigeri 1-0
(17.06.2010): Argjentinë - Koreja e Jugut 4-1
(17.06.2010): Greqi – Nigeri 2-1
(22.06.2010): Nigeri - Koreja e Jugut …..
(22.06.2010): Greqi - Argjentinë …..

Sporti Shqiptar

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7