Hyrje | Sport | Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë

Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë

Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë

Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë, për herë të parë në histori dhe në tentativën e tretë, ku pas dy humbjeve ne Tiranën, më në fund korcarët i gëzohen kësaj Kupe pasi mundin në finalen e Qemal Stafës, Lacin nga pika e bardhë e penalltive me rezultatin e përgjithshëm 5-4, ku vendos 11-metërshi i Fagut, pasi në kohën e rregullt goli i Pejic dhe Buljan nuk mund të nxjerrin një fitues.

 

Në Qemal Stafa, duket se fati i buzëqesh në fillim korcarëve, pasi në minutën e shtatë, Leonid Abazi merr krahun e majtë duke dhënë një top në qendër për Pejic, që me një goditje fluturimthi fryn rrjetën e Bakajt. Goli duket se është lajmërimi për një ndeshje emocionuese, por në fakt sfida shndërrohet më shumë fizike, aq sa rasti i parë në radhë është ai i Muzakës në të 20-tën. Në minutën e 35-të, Abazi një prej më të mirëve për të tijët arrin të marrë sërish krahun por Bakaj tregohet i zgjuar duke kuptuar lëvizjen e tij. Në minutën e 45-të, Laci ka shansin më të mirë kur Kastrati godet me kokë në zonë por mbi traversë, ndërsa para se Enea Jorgji të dërgojë skuadrat në dhomat e zhveshjes, Morina ha golin e dytë kur nuk arrin të marrë sic duhet koordinatat e portës kurbinase.

 

Në fraksionin e dytë, Laci shfaqet më i karikuar në fushë dhe krijon më shumë se korcarët, por dalja me karton të kuq e Charles Ofoye duket se penalizon laçianët. Gjithsesi fituesit e Kupës nuk dorëzohen dhe besojnë deri në sekondën e fundit, ku një goditje e Stipe Buljan con ndeshjen në shtesë, me Skënderbeu që merr pikërisht atë që gatoi. Ndërkohë që në minutën e 95-të dhe Orelesi lë me 10 vetë korcarët pasi del me karton të kuq, duke barazuar dhe forcat në fushë. Gjithsesi gol në shtesë nuk do të ketë dhe gjithcka do të zgjidhet nga pika e bardhë. Zefi shpërdoron të parën për Lacin, por në serinë e tretë, gabon dhe Ademir për korcarët. 11-metërshat e katërt janë ato që vendosin dhe goditen nga dy portierët, me Shehin që u tregua i saktë ndërsa Bakaj gaboi, duke i dhënë mundësinë Fagut që t’i dorëzojë trofeun Skënderbeut, që arrin të thyejë më në fund mallkimin e Superkupës, duke e fituar për herë të parë.

supersport

 

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7