Hyrje | Sport | Dështon kalimi i Canës në Katar

Dështon kalimi i Canës në Katar

Dështon kalimi i Canës në Katar

Romë, 3 gusht 2015 (MIA) - Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ende nuk e di se ku do të luajë në edicionin e ri, 2015-16. Mediumet italiane kanë raportuar se Cana të ardhmen e tij pritet të zgjidhë gjatë këtij muaji.

Paraprakisht u raportua se Cana ishte pranë kalimit te skuadra nga Katari, El Jaish. Mirëpo, mësohet se transferimi i tij te El Jaishi është komplikuar dhe nuk do të realizohet fare me gjithë dëshirën e trajnerit Sabri Lamouchi.

Sipas mediumeve italiane, oferta e skuadrës nga Katari duket se nuk e ka kënaqur Canën, i cili tashmë ka vendosur për t'u larguar nga Lazio, shkruan sot Koha Ditore.

Mësohet se e ardhmja e Canës mund të jetë në Gjermani ose SHBA. Ai më herët është kërkuar nga ekipet gjermane Schalke dhe Borussia Moenchengladbach, ndërsa në SHBA janë disa skuadra të interesuara për shërbimet e lojtarit shqiptar.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7