Hyrje | Sport | Ish-kampionet dalin pa pike nga Evropiani. Sot Gjermani-Portugali

Ish-kampionet dalin pa pike nga Evropiani. Sot Gjermani-Portugali

Ish-kampionet dalin pa pike nga Evropiani. Sot Gjermani-Portugali
Greqia ka perfunduar pas asnje pike Euro 2008. Kampionet e Evropes jane mundur 1-2 nga Spanja e cila nuk ka falur as ne kete ndeshje duke kaluar me pike te plota ne cerekfinale. Ballkanasit kane mundur te kalojne te paret ne avantazh ne pjesen e pare te takimit me ane te Charisteas ne minuten e 42-te. Por pjesa e dyte ka folur per spanjollet te cilet kane ndeshkuar dy here porten e ballkanasve me ane te De la Red ne minuten e 61-te dhe me Guiza ne te 88-ten. Ne fazen e ardhshme Spanja do te ndeshet me Italine.

Rusia eshte skuadra e dyte e grupit D qe ka kaluar ne cerekfinalen e Euro 2008. Ruset kane mundur 2-0 Suedine ne nje ndeshje qe ka folur vetem per ta. Pjesa e pare e takimit ka perfunduar 1-0 me gol te shenuar ne minuten e 25-te te takimit nga Pavlyuchenko. Edhe ne minutat qe vijuan, Rusia kishte mundesi te mbyllte cdo llogari pasi goditi plot 14 here porten kundershtare, madje duke prekur edhe shtyllen e nordikeve. Nga ana tjeter, Suedia nuk ka dhene asgje ne fraksionin e pare te ndeshjes ku Ibrahimovic ka qendruar ne hije te plote. Ne 45 minutat e dyta loja ka qene serish ne favor te djemeve te Guus Hiddink te cilet kane shenuar ne minuten e 50-te me ane te Arshavin. Edhe pjesa tjeter e takimit ka folur per Rusine e cila ka pasur disa raste te pastra per shenim te cilat nuk jane perdorur ne menyren e duhur. Ne kete menyre ruset kualifikohen ne fazen e ardhshme te kampionatit evropian ku do te perballen me Holanden.

Burimi i lajmit: TCH

Editor per merbraha Mario

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7