Hyrje | Teknologjia | Avioni i parë me energji diellore, ose aventura më e madhe e shekullit të XXI

Avioni i parë me energji diellore, ose aventura më e madhe e shekullit të XXI

Avioni i parë me energji diellore, ose aventura më e madhe e shekullit të XXI
Për të fluturuar, avionët shpenzojnë shumë karburant. Kohët e fundit dy zviceranë prezantuan në Cyrih prototipin e një avioni që fluturon me energji diellore.

Për Bertrand Piccard kjo është aventura më e madhe e shekullit të 21-të, - avioni i parë me energji diellore, i cili mund të fluturojë ditë e natë pa pasur nevojë për pikë karburanti.

bashku me inxhinierin Andre Borschberg dhe një grup ekspertësh prej 70-vetësh ai filloi nga puna me këtë projekt në vitin 2003.

HB-SIA, quhet prototipi i avionit që punon me energji diellore. Krahët e avionit kanë një gjatësi prej 61 metrash, pra thuajse sa të një avioni Airbus A340.

Kurse kabina e pilotëve (cockpit) nuk është më e madhe se ajo e një avioni të zakonshëm që punon me energjinë e erës. E gjitha të kujton një lakuriq nate trupvogël, por me krahë gjigante.

"Ai është shumë i madh, dhe kur mendon se i gjithë sistemi peshon vetëm një ton e gjysmë, atëherë raporti mes madhësisë dhe peshës të bën vërtet shumë përshtypje" - thotë Hannes Ross. Pas 35 vjetësh punë në koncernin e prodhimit dhe teknikës së avionëve EADS, z.Ross punon tani si konsulent për dy pionierët zviceranë të fluturimit me energji diellore Bertrand Piccard dhe André Borschberg.

Pesha e lehtë e avionit në krahasim me madhësinë e krahëve të tij lidhet me faktin se tek to duhet të montohen 12.000 qelizat diellore që shërbejnë për të furnizuar katër elektromotorët me nga 10 kuaj fuqi secili.

Për fluturimet natën përdoren bateri me litium polimer të cilat karikohen gjatë ditës nga energjia diellore.

Për shkak se këto bateri edhe në rastet më të favorshme nuk kanë mundësi të akumulojnë energji për të gjithë natën, inxhinierët përdorin një teknikë të veçantë.

"Ne nisemi gjatë ditës dhe përdorim energjinë diellore për arritur lartësinë e fluturimit deri në 8500 metra. Në darkë, kur fillon të perëndojë dielli, fillojmë uljen, kjo zgjat dy-tri orë dhe gjatë kësaj kohe nuk kemi nevojë të përdorim bateritë." - sqaron André Borschberg.

Ulja e ngadaltë e avionit bëhet pa harxhuar energji, por kur avioni arrin një nivel të caktuar përpara se të bjerë errësira vihen në veprim bateritë.

Ky projekt ambicioz nuk do të qe i mundur pa zhvillimin e materialeve të reja ultra të lehta.

Fillimisht ky avion do të qëndrojë në ajër non-stop rreth 36 orë duke fluturuar me një shpejtësi prej rreth 70 km/h deri në pikën e uljes.

Pas prezantimit të suksesshëm të kësaj risie të madhe në historinë e aviacionit, dhe kalimit të fazave të provave në simulator avioni pritet të fluturojë në kushte reale.

"Fluturimi i parë është planifikuar për në mes muajit tetor. Fjala është për fluturime të shkurtra. Ne nuk i dimë me saktësi karakteristikat e avionit për këtë do të ecim hap pas hapi. Dhe shpresojmë që fluturimin e parë të madh të kryejmë përpara fundit të vitit”, - thotë z. Borschberg.

Përvoja dhe rezultatet e këtij projekti do të përdoren për ndërtimin e avionit të dytë me energji diellore. Për vitin 2012 është parashikuar që ky avion të bëjë një fluturim rreth botës.



 NOA

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7