Hyrje | Teknologjia | Google publikon projektin e sistemit operativ me burim të hapur Chromium OS [+Video]

Google publikon projektin e sistemit operativ me burim të hapur Chromium OS [+Video]

Google publikon projektin e sistemit operativ me burim të hapur Chromium OS [+Video]

Në korrik ju kemi njoftuar se Google po punon me një sistem operativ Google Chrome OS, një sistem operativ me burim të hapur për njerëzit që e kalojnë shumicën e kohës online.

Sot është bërë publike projekti si Chromium OS. Ky është një hap një vit para se Google të nxjerrë përfundimisht në treg për përdoruesit sistemin Google Chrome OS. Ky sistem do lëshohet vetëm në duart e zhvilluesve të ambientit ‘open source’ (burim të hapur). Ashtu si me shfletuesin Google Chrome, zhvillmi tani e tutje do kryhet haptazi. Kjo do të thotë se kodi është falas, i hapur ndaj gjithkujt dhe i hapur për kontribute. Projekti Chromium OS përfshin kodin bazë aktual, disa eksperimente me ndërfaqen e përdoruesit dhe disa dizajnë fillestarë për zhvillimin e ardhshëm. Kjo është një skicë fillestare dhe do ngjyroset gjatë gjithë vitit në vijim.

Më poshtë shpjegohet përse Chromium ndryshon nga mënyrat e kompjuterimit tradicionale.

Së pari, gjithçka bëhet në ueb. Të gjitha aplikacionet janë aplikacione uebi. E gjithë përvoja ndodh brenda shfletuesit dhe s’ka aplikacione konvencionale desktopi. Kjo do të thotë se përdoruesit nuk do instalojnë, menaxhojnë, apo të përditësojnë programe.

Së dyti, meqë të gjitha aplikacionet ndodhen brenda shfletuesit, ka përfitime të mëdha sigurie. Ndryshe nga sistemet operative tradicionale, Chrome OS nuk ju beson aplikacioneve që instaloni ju. Secili aplikacion ndodhet brenda një dhome të izoluar duke jua vështirësuar viruseve punën për infektimin e kompjuterit tuaj. Për më tepër, Chrome OS mezi i beson vetes. Çdo herë që rindizni kompjuterin, sistemi operativ verifikon integritetin e kodit të tij. Nëse sistemi juaj është kompromentuar, është projektuar të vetë-rregullohet me një rindizje. Edhe pse asnjë kompjuter s’mund të jetë 100% i sigurt, kjo do e vështirësojë shumë punën (dhe do ulë fitimet) për të këqijtë.

Gjëja me të cilën projektuesit janë më të fiksuar është shpejtësia. Do eliminohet çdo proces i panevojshëm, do optimizohen shumë operacione dhe gjithçka duhet të operojë mundësisht në paralel. Kjo do të thotë se mund të kalosh nga ndezja e kompjuterit në lundrimin në internet brenda pak sekondave. Fiksimi me shpejtësinë kalon deri në planin fizik. Projektuesit po specifikojnë referencën e përbërësve harduer për të krijuar eksperiencën më të shpejtë për Google Chrome OS.

Ka ende shumë punë për të bërë dhe ekipi projektues mezi pret të punoj me komunitetin “open source”, Projektuesit thonë se kanë përfituar shumë nga projekte si GNU, Linux Kernel, Moblin, Ubuntu, WebKit dhe shumë të tjerë. Ne do kontribuojmë me kodin tonë dhe do angazhohemi nga afër me këto dhe projekte të tjera me burim të hapur.

Google Chrome OS do jetë gati për konsumatorët në këtë kohë pas një viti.

Regjistrohuni këtu për përditësimet, ose nëse doni të përfshiheni në projektin Chromium OS chromium.org.

Disa video që shpjegojnë konceptin Chromium OS:

Krokodili

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7