Hyrje | Teknologjia | Themeluesit e Microsoft shprehin ngushëllime për ‘babanë e PC’

Themeluesit e Microsoft shprehin ngushëllime për ‘babanë e PC’

Themeluesit e Microsoft shprehin ngushëllime për ‘babanë e PC’

“Babai i kompjuterit personal”, i cili i dha shtysë karrierës së themeluesve të Microsoft Bill Gates dhe Paul Allen, vdiq në moshën 68 vjeçare.
Dr. Henry Edward Roberts ishte shpikësi i Altair 8800, një makinë që u bë shkëndija e epokës së kompjuterëve shtëpiakë.
Gates dhe Allen kontaktuan Dr. Roberts pasi kishin parë makinën në ballinën e një reviste dhe i ofruan të shkruanin programin për të.
Programi u njoh si Altair-Basic, themeli i biznesit të Microsoft.
“Edi dëshironte të na jepte një mundësi – dy të rinj që ishin të interesuar në kompjuterë shumë përpara se ata të bëheshin të zakonshëm – dhe ne i jemi gjithmonë mirënjohës atij”, thanë themeluesit e Microsoft në një deklaratë.
“Dita që programi ynë i patestuar punoi në Altair e tij ishte fillimi i shumë gjërave të mëdha.”
Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak tha për Dr. Roberts “një hap i rëndësishëm kritik që çoi në gjithçka që ne kemi sot”.

‘Kujtime të dashura’
Dr. Roberts ishte themeluesi i Micro Instrumentation and Telemetry Systems (MITS), fillimisht e ndërtuar për të shitur komplete elektronike qejflinjve të modeleve të raketave.
Kompania vazhdoi të shiste komplete makinash llogaritëse elektronike, por shumë shpejt u mbulua nga hija e kompanive të mëdha.
Në mesin e viteve ‘70, me firmën që luftonte me borxhet, Dr. Roberts filloi të zhvillonte një komplet kompjuteri për hobistët (qejflinjtë).
Rezultati ishte Altair 8800, një makinë që punonte me çelësa dhe pa ekran.
E mori emrin e saj nga mikroprocesori më i mirë i asaj kohe Intel 8080.
Kompleti 395$ (rreth 1700$ me çmimin e sotëm) u paraqit në ballinën e Popular Electronics në 1975, duke nxitur një furi kërkesash. Ai shitej gjithashtu i montuar për një pagesë ekstra prej 100$.
Midis të interesuarve për makinën ishin Paul Allen dhe Bill Gates.
Dyshja kontaktoi Dr. Roberts, duke i ofruar të shkruanin kodin e programit që do të ndihmonte njerëzit të programonin makinën.
Dyshja momentalisht u zhvendos në Albuquerque – shtëpia e MITS – ku ata themeluan Micro-Soft, siç njihej atëherë, për të zhvilluar programin e tyre: një variant i Beginners All-purpose Symbolic Instruction Code (Basic) (Kodi Udhëzues i Simboleve Gjithëpërfshirës për Fillestarët).
“Ne do të kemi gjithmonë shumë kujtime të dashura të punës me Edin në Albuquerque, në zyrën MITS mu në Route 66 – ku ndodhën shumë gjëra ngazëlluese që asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinonte asaj kohe”, tha dyshja.
Dr. Roberts e shiti kompaninë e tij në 1977.
Ai vdiq në spital në 1 Prill pas një periudhe të gjatë pneumonie.

Krokodili

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7