Hyrje | Teknologjia | Planeti 300 herë më i madh se toka “gëlltitet” nga ylli i tij

Planeti 300 herë më i madh se toka “gëlltitet” nga ylli i tij

Planeti 300 herë më i madh se toka “gëlltitet” nga ylli i tij
Teleskopi hapësinor “Hubble” ka fotografuar në galaksinë tonë një planetë, e cila “gëlltitet” nga ylli rreth së cilit rrotullohet. Planeti “VvASP-12b”, që u zbulua në vitin 2008 në largësi prej 600 vjet drite nga Toka, është planeti më i nxehtë në Rrugën e Qumështit.

Temperatura në sipërfaqen e tij është rreth 1.500 gradë Celzius. Planeti është 300 herë më i madh se Toka, ndërsa masën e ka 40 herë më të madhe se Jupiteri, planeti më i madh i sistemit diellor.

Planeti rrotullohet gjithnjë e më shpejtë, dhe shkencëtarët thonë se do të “gëlltitet” nga ylli i saj.

Instrumenti i ri, spektografi, i cili në teleskopin “Hubble” u instalua vitin e kaluar, ka zbuluar edhe elemente kimikë që asnjëherë nuk janë parë në sistemin tonë diellor, thonë shkencëtarët.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7