Hyrje | Teknologjia | Kinë, vjen autobusi që kalon mbi makinat

Kinë, vjen autobusi që kalon mbi makinat

Kinë, vjen autobusi që kalon mbi makinat

Cudia e fundit për të zgjidhur problemin e mbipopullimit të rrugëve nga automjetet e shumta vjen nga Kina e largët. Sipas ueb sajtit teknologjik “Engadget”, së shpejti në vendin aziatik do të nisë përdorimi i një autobusi gjigand, i cili do të lëvizë përmes elektricitetit dhe që do të kalojë dy metra sipër makinave.

I prezantuar në maj nga një kompani lokale me rastin e panairit të 13-të të teknologjisë në Pekin, autobusi-galeri do të jetë pothuajse 5 metra i lartë, 6 metra i gjerë dhe me dy nivele.

Kështu, pasagjerët do të ngjiten në katin e sipërm, ndërsa automjetet do të kalojnë poshtë, njësoj si një tunel lëvizës.

Komente (1 publikuar)

avatar
bylbyl 2011-06-11 02:47 +0100
pua puaaa qas po bajn inshalla edhe Kosova me SHqiperin do ta bajn nje te ketill
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7