Hyrje | Teknologjia | Fotot mahnitëse të bebes së syrit

Fotot mahnitëse të bebes së syrit

Fotot mahnitëse të bebes së syrit

Kur mendoni për syrin, ndoshta mendoni për një formë sferike të butë si ajo e mermerit.

Por në këto fotografi duket më pak si pjesë e anatomisë njerëzore dhe më shumë si një peizazh i tokës së kraterizuar.

Ato tregojnë anën komplekse dhe të ndërlikuar të fshehura brenda bebes së ryrit, që iu japin syve tanë karakterin unik dhe bukurinë.

Strukturat e holla rrethore në bebet e syrit janë përgjegjëse jo vetëm për t’i dhënë syve ngjyrën e tyre, por edhe kontrollin për të përcaktuar sa shumë dritë hyn në retinë.

Këto foto të syrit janë nxjerrë nga fizikani armen Suren Manvelyan, 36 vjeç, duke përdorur si model miqtë e tij, kolegët dhe nxënësit e shkollës.

Bebet i fitojnë karakteristikat e tyre nga struktura unike e muskujve të syrit të çdo personi.

Fotot janë shumë tërheqëse, por Manvelyan, i cili filloi të eksperimentonte me fotografitë, kur ai ishte 16 vjeç dhe tani është një fotograf profesionist i revistës Yerevan, nguron të tregojë teknikën e tij.

“Procesi për të bërë këto foto është sekreti im,” ka thënë ai.

Komente (0 publikuar)

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Email shokeve Email shokeve
  • Print version Print version
  • Vetem tekst Vetem tekst

:

Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull

0
Powered by www.merbraha.com v4.7